MЁNYRA E ABDESIT

 
Lexo, mendo dhe vepro PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 05 shtator 2007

Dhjetë këshillat e Hasan el Benasë


- Fale namazin posa ta dëgjosh ezanin, në çfarëdo gjendje që të jesh.
- Lexo dhe urdhëro të lexohet Kur’ani dhe kur lexohet dëgjoje atë. Përmende Allahun dhe kohën mos e kalo kot.
- Orvatu të flasësh gjuhën e pastër arabe, sepse ajo është gjuha e Kur’anit.
 (Kjo vlen edhe për gjuhën tonë amtare).
- Mos diskuto me mendjemadhësi, sepse mendjemadhësia nuk sjell dobi.
- Mos qesh tepër, sepse të qeshurit e tepërt e shqetëson zemrën e cila është e lidhur me Allahun xh.sh.
- Mos u tall, ngase njeriu i devotshëm din të jetë vetëm serioz.
- Mos e ngrit zërin më tepër se sa që është nevoja, sepse zëri i tepërt nuk durohet.
- Urreje përgojimin, bën vepra të mira dhe fol fjalë të bukura.
- Njoftohu me çdo vëlla që e takon edhe nëse ai nuk don të njoftohet me ty, sepse thirrja e jonë, në esencë, është thirrje dashurie dhe njoftimi.
- Kohë pak kemi ndërsa obligime shumë. Bashkëpuno që ato t’i kryesh në kohë. Dhe kur të paraqitet ndonjë detyrë e rëndësishme, shpejto ta kryesh sa më parë.



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.