MЁNYRA E ABDESIT

 
Femra pjesetare e shoqerise PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jusuf Kardavi   
e shtunė. 01 shtator 2007


 



Islami, gjithashtu, e sheh femrën si pjesëtare të denjë të shoqërisë me përgjegjësitë, të drejtat dhe privilegjet e saj. Si edhe burri, ajo është në ballë të përgjegjësive më e larta e të cilave është të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë nga e keqja, parim mbi të cilin ruhet shoqëria dhe bashkësia nga shthurja dhe denigrimi.
Vetë Kur’ani e dëshmon këtë kur thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjatrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij…” (Et-Tevbe: 71)
Çdo thirrje kur’anore apo pejgamberike është e përbashkët. Nëse lexojmë: “O ju që besuat”, apo “O ju njerëz” të jemi të bindur se është si për meshkujt edhe për femrat. Këshut Ummu Seleme dëgjoi Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ve selem) të thotë: “O njerëz!” Dhe vrapoi për të dëgjuar ç’po thshte.
Islami me këto ligje i ka dhënë të drejtën si burrit edhe gruas, si dhe i ka mundësuar secilit të punojë punë që i do All-llahu, në shërbim të një shoqërie të pastër, të një familjeje të mbarë, ku femra ka ndjerë më së miri detyrën e të qenit nënë e bashkëshorte dhe mashkulli si baba e bashkëshort, ku secili, para se të kërkojë atë që i takon përmbush atë që e ka detyrë. Kjo e dallon nga qytetërimi perëndimor të cilin e ka mundur interesi e përfitimi material, ku njerëzit edukohen të kërkojnë të drejtat para se të përmbushin detyrat.

Nuk mund të përfytyrohet që në Islam të ketë padrejtësi ndaj femrës, sepse Ai që e shpalli këtë fe nuk është burrë që të tregohet i padrejtë me gratë, por është Zoti i burrave dhe i grave, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën dhe që secilit i tregoi atë që i vlen dhe atë që e dëmton në jetë e në besim.
                                       

Marrë nga libri: “Mesazhi ynë në epokën e globalizmit” i Dr. Jusuf Kardavit
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.