MЁNYRA E ABDESIT

 
Mehri, e drejtė e gruas PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e mėrkurė. 23 gusht 2006

    
Allahu i Lartësuar e ka ngritur pozitën e femrës në shoqëri. Në Islam ajo gëzon priviligje dhe të drejta të shumta dhe një nga këto të drejta është edhe mehri.
Mehri është  pasuri e caktuar që bashkëshorti ia jep bashkëshortes së tij. Ky është obligim i bashkëshortit, të cilin e meriton femra me përfundimin e lidhjes së kurorës së vlefshme. Mehri nuk është çmim i gruas, por e drejtë e saj dhe nënkupton dashurinë dhe vlerësimin që burri ka për gruan e tij. Mehri tregon zotimin e burrit se ai do të kujdeset për nevojat financiare të gruas së tij. Gjithashtu, qëllimi i mehrit është që zemra e gruas të kënaqet dhe të ndihet e nderuar. Obligimi i bashkëshortit për t’ia dhënë mehrin bashkëshortes argumentohet me Kuran dhe hadith.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Grave jepuni dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.” (En-nisa: 4)
Gjithashtu, edhe ajeti tjetër kuranor:
E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë) jepuni shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim.” (En-nisa: 24)

Edhe  Pejgamberi, alejhi selam, në lidhje me mehrin ka thënë: “Kërko (për të paguar mehrin), edhe nëse është një unazë prej hekuri.” (Termidhij, 3\431, nr. 1114, nga Sehl b. Sa’d.)
Sipas sheriatit islam, lloji dhe sasia e mehrit nuk është e përcaktuar. Pra, për  mehër vlen çdo pasuri e vlefshme e caktuar që mund të dorëzohet dhe që  është hallall, siç janë: ari, argjendi, të holla të gatshme , stoli, pasuri e palëvizshme si : ara, shtëpi, tokë pjellore, mall tregëtie etj. Ose mund të kërkosh për shembull të të çojë në haxh, ose të të blejë një unazë etj.
Mehri përcaktohet sipas dëshirës së palëve, pra, nëse të dy palët janë dakord për një gjë të tillë, kjo dhuratë konsiderohet mehër. Mehri është një e mirë që bie mbi gruan. Ka raste kur mashkulli e mundon bashkëshorten e tij, është i pamoralshëm dhe për  të mos e lejuar atë që të luajë me vajzën, Islami ia ka obliguar mashkullit një sasi të hollash ose një sasi të mallit që quhet mehër, pagesë, dhe ia ka bërë prej kushteve të martesës.
Islami mendon më larg seç mendojmë ne për vetveten.
Kur bëhet kurora, duhet të caktohet edhe mehri, edhe pse nuk është farz, gjatë procedurës së  kurorës. Mehri mund të caktohet edhe më vonë, por gjithsesi të caktohet para se bashkëshortët të vetmohen, pra para se të bëhet dasma dhe të kenë kontakt intim.
Mehri është pronë e gruas dhe nuk ka të drejtë në të askush tjetër. Gruaja është e lirë ta përdorë mehrin si të dëshirojë për sa kohë që ajo e bën këtë në rrugë hallall (të lejuar). Ajo mund ta dhurojë atë, mund ta huazojë, mund ta japë bamirësi ose të bëjë me të çfarëdo vepre tjetër të lejuar. Mehri është e drejtë e veçantë vetëm për femrën dhe nuk ka të drejtë askush të manipulojë me të, as prindi dhe as burri, vetëm se me lejen e saj.
Pejgamberi, alejhi selam, është martuar disa herë dhe në asnjë rast nuk ka ngelur pa e paguar mehrin dhe gjithashtu kur i ka martuar vajzat e veta të gjitha i ka martuar me mehër. Të gjithë fukahatë islamë janë kompakt rreth asaj se mehri nuk ka maksimum. Allahu i Lartësuar thotë:
“…e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send….” (En-nisa; 20)
Por, preferohet që femra të jetë e butë dhe e mëshirshme ndaj burrit dhe të mos e ngushtojë apo t’i bëjë presion atij duke i kërkuar sasi të madhe të mehrit. Rritja e mehrit dhe ekzagjerimi i tij krijon një pengesë të madhe për martesë dhe më pas sjell veprime dhe pasoja negative për burrat dhe gratë. Islami kërkon më të mirën prej njerëzve dhe të largojë të keqen. Një aspekt negativ i mehrit të lartë dhe të ekzagjeruar është vështirësia dhe stresi që i shkaktohet burrit për shkak të detyrimit që ka ndaj gruas. Nuk duhet të harrojmë se qëllimi i martesës është lumturia dhe jo vuajtja. Pejgamberi, alejhi selam, nuk ka përcaktuar mehër më të lartë se dymbëdhjetë ukije prej argjendi as për gratë e tij e as për bijat e tij. (Ukije, njësi matëse e barabartë me 40 derhem kurse një derhem është 3.5 gram. 12 Ukije janë të barabarta me 480 derhem ose 1680 gram argjend.) Mehri gjithashtu nuk ka as minimum.
 Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Begatia është me mehrin e lehtë dhe në martesën e lehtë e në moralin e saj të lartë, përbuzja e saj (kontratës) është me shtrenjtimin e mehrit të saj dhe me vështirësitë e martesës dhe në moralin e saj të ulët.”  (Ahmedi, 6\ 82, nr. 145)
Nëse bashkëshorti të jep diçka të vogël dhe ti pajtohesh me të, është në rregull. Preferohet që një sasi të mehrit bashkëshorti ta japë para se të martohen ose para se të vetmohen, ndërsa sasinë tjetër çifti merret vesh dhe burri e pyet vajzën nëse mund t’ia japë gradualisht. Por edhe nëse merren vesh ta shtyjnë krejt mehrin për më vonë, bën.  

Disa rregulla të mehrit pas shkurorëzimit:
1-    Nëse vajza ndahet me të fejuarin ende pa u martuar dhe nuk e ka caktuar mehrin, në këtë rast asaj nuk i takon mehër, por i takon një sasi e vogël, një pasuri simbolike.        
2-  Nëse vajza ndahet me të fejuarin pa u martuar por pasi të ketë caktuar mehrin , në këtë rast asaj i takon gjysma e mehrit.
Allahu thotë në Kuran: "E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t’u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju fal ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.”
[Bekare; 237]
3-    Nëse është ndarë pasi është martuar pa e caktuar mehrin në këtë rast asaj i takon mehri i ngjashëm (ashtu siç kanë marrë mehër shoqet e saja).
4- Nëse është ndarë pasi është martuar pasi e ka caktuar mehrin, në këtë rast i takon krejt mehri.
   

Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.