MЁNYRA E ABDESIT

 
Si te koncentrohesh ne namaz PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 28 gusht 2007



 

 Së pari kërkohet që të jemi të kujdesshëm ndaj atyre gjerave qe sjellin koncentrimin ne namaz.

- Përgatitja për namaz e kjo bëhet se vijon: përsëritja pas muezinit, thënia e duasë pas ezanit, bërja dua ndermjet ezanit dhe ikametit, marrja e abdesit ne menyren  më të përkryer, thënia e besmeles para tij, të përmendurit e Allahut dhe bërja dua pas tij, përdorimi misvakut, veshja e rrobave të mira dhe të pastra.

- Të qetësuarit ne namaz
 I Derguari i Allahut qetesohej ne namaz deri  sa eshtrat ktheheshin ne vendin e tyre.

- Perkujtimi i vdekjes në namaz
I Derguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Perkujtoje vdekjen ne namazin tënd sepse nëse njeriu e kujton vdekjen ne namazin e tij do ta permirsojë atë."

-Të medituarit në ajetet te cilat i lexon gjatë namazit
Nuk mund te arrihet meditimi vetëm nëse e din domethënien e asaj që lexon. Allahu i Lartesuar thotë: “Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kuranit të Zotit të tyre nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër” (El Furkan: 73)
Kur të lexosh ajetet e madhërimit të Allahut ndalo dhe madhëroje Allahun e Lartësuar, kur të lexosh ajetet e lutjes ndalo dhe lute Allahun, kur të lexosh ajetet në të cilat kërkohet mbrojtje, ndalo dhe kërko mbrojtje…

- Të ndaluarit në fund të cdo ajeti sepse kjo të mundëson të kuptuarit dhe të medituarit e ajeteve që lexon, gjithashtu kjo është prej sunetit të të të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, leximi i tij ka qenë i qartë shkronjë për shkronjë.

- Thënia "Amin" në fund të sures El Fatiha, e kjo e ka shpërblimin shumë të madh, i Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Kur të thotë imami ‘amin’ thuani edhe ju amin, nëse përputhet me aminin e meleqëve i falen mëkatet e përparëshme" (Buhariu)

- Të jetë i bindur plotësisht se Allahu do t’i përgjigjet në namazin e tij
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë se Allahu i Lartësuar ka thënë: "E kam ndarë namazin ndërmjet meje dhe robit Tim në dy gjysma, gjysma e parë  është për Mua, e gjysma tjetër është për robin Tim, dhe robi Im do të ketë atë që e ka kërkuar, kur Robi thotë: "Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve" Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im më ka lavdëruar”, kur robi thotë: "Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit"  Allahu thotë: “Robi im më ka lartësuar”, kur robi thotë: "Sunduesi i ditës së gjykimit" Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im më ka madhëruar”, kur robi thotë: "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm ty ndihmë të kërkojmë" Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim, dhe ai do të ketë atë që e ka kërkuar. Kur robi thotë: "Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i ke bekuar e jo në rrugën e atyre ndaj të cilëve je i hidhëruar, e as në të atyre që kanë lajthitur. Allahu i Lartësuar thotë: Të gjitha këto janë për robin Tim dhe robi Im do ta ketë atë që e ka kërkuar.” (Hadith Kudsijj)   

- Vendosja e sutres dhe të afruarit nga ajo gjatë namazit, kjo është njëra prej cështjeve të dobishme që sjellë koncentrimin në namaz.

- Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën dhe vendosja e tyre mbi gjoks
 I Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të kur ngrihej për t’u falur e vendoste dorën e djathtë mbi të majtën e këto të dyja i vendoste mbi gjoks, kjo mënyrë të ndalon të luajturit në namaz dhe njeriu është më afër koncentrimit.

- Shikimi në vendin e sexhdes gjatë faljes së namazit sic është transmetuar nga Aishja Allahu qoftë e kënaqur me të se kur i Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ngrihej për t’u falur e ulte kokën dhe e hidhte shikimin drejt tokës ndërsa kur ulej në teshehud shikonte në gishtin tregues të cilin e lëvizte sic është transmetuar nga ai.

- Lëvizja e gishtit
 I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Ky është padyshim për djallin më i fuqishëm se hekuri" (Ahmedi)
Lëvizja e gishtit ia kujton robit njëshmërinë e Allahut, sinqeritetin në ibadet, kjo është gjëja të cilën më së shumti e urren shejtani.

- Leximi i sureve, ajeteve dhikrit dhe duave të ndryshme në namaz jo të lexojë gjithmonë të njëjtat.

- Të bëjë sexhden e tilavetit kur të lexojë ajetet e sexhdes. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe duke qarë hedhen me fytyra kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj Allahut)" (El Isra: 109) Dhe thotë: "Kur u lexohen atyre ajetet e Zotit binin në sexhde dhe qanin" (Merjem: 58)
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Nëse këndon i biri i Ademit ajetet e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani fillon të qajë dhe thotë: Mjer për mua, Allahu e urdhëroi të birin e Ademit që të bëjë sexhde ai i bëri dhe fitoi xhennetin, ndërsa më urdhëroi mua t’i bëj sexhde unë refuzova dhe meritova zjarrin." (Muslimi)

- Të kërkuarit mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse ai është armiku jonë, prej armiqësisë së tij është futja e vesveseve te njeriu gjatë faljes së namazit që të dekoncentrohet falësi, shejtani mundohet që t’i dalë përpara njeriut sa herë që mundohet të afrohet te Allahu, mirëpo njeriu duhet të jetë i durueshëm dhe mos të lejojë që ta mashtrojë shejtani, Allahu i Lartësuar thotë: "Ska dyshim se intriga e djallit është e dobët." (En Nisa: 76)

- Të medituarit në gjendjen e sahabëve (gjeneratës së parë) Ali bin Ebi Talib Allahu qoftë i kënaqur me të, kur vinte koha e namazit dridhej dhe i ndryshonte fytyra e tij. Është pyetur cfarë ke? Thoshte: “Pasha Allahun erdhi koha e amanetit të cilin Allahu ua ka paraqitur tokës dhe qiejve por ato e kanë refuzuar bartjen e saj.”
Said Et Tennuhi kur falej nuk i ndaleshin lotët saqë i lagej edhe mjekrra.

- Njohja e vlerës së koncentrimit në namaz

- Të bërit dua gjatë namazit e sidomos kur njeriu është në sexhde, Allahu i Lartësuar thotë: "Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë." (El A,raf: 55)
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: Robi eshte më afër Allahut kur ai është në sexhde prandaj shtojeni duanë." (Muslimi)

- Bërja e dhikrit të transmetuar pas namazit, sepse bën që të ngelin gjurmët e koncentrimit në zemër  dhe atë cfarë e ka arritur prej bereqetit të namazit.

- Të mos falet në prezencë të ushqimit
 I Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Nuk ka namaz në prezencë të ushqimit." (Muslimi)

- Mos u fal e duke mbajtur urinën ose nevojën sepse e largon koncentrimin gjatë namazit prandaj e ka ndaluar i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

- Të mos falet kur është përgjumë
 I Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Nëse njeriu është përgjumë në namaz, mos të falet derisa ta dijë se cfarë po thotë." (Buhariu)

- Mosfalja pas atij që është duke biseduar dhe atij që është në gjumë
 I Dërguari e ka ndaluar këtë ku thotë: "Mos u fal pas atij që është në gjumë dhe atij që është duke biseduar" (Ebu Davudi) Nëse falesh pas atij që është duke biseduar do të dekoncentrohesh gjatë faljes dhe gjithashtu ai i cili është në gjumë mund të ia marrë mendjen falësit me ndonjë lëvizje të tij. Nëse ai është i sigurtë se nuk e dekoncentron nuk është e urryer.

- Mos i pengo të tjerët me leximin tënd gjatë namazit
 I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Ju të gjithë po e lusni Zotin tuaj mos e dëmtoni njëri tjetrin dhe mos e ngrini disa prej jush mbi disa të tjerë zërin gjatë leximit." (Ebu Davudi)

- Lënia e kthimit anash në namaz
Ebu Dher Allahu qoftë i kënaqur me të transmeton se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: 'Allahu nuk pushon së kthyri kah rob i Tij në namaz, përderisa ai nuk shikon përreth, kur ai kthen fytyrën gjetkë, Allahu largohet prej tij" (Buhariu) Është pyetur i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, për shikimin tjetërku gjatë namazit, ka thënë: "Është grabitje të cilën ia bën djalli robit gjatë namazit." (Buhariu)

- Mosngritja e shikimit lartë gjatë faljes
 Sepse e ka ndaluar i Dërguari i Allahut ku thotë: "Kur ndonjëri prej jush është në namaz mos ta ngrejë shikimin lart" (Ahmedi) Gjithashtu ka thënë: "Njerëzit duhet të përmbahen nga shikimi lartë në qiell gjatë faljes, ose shikimi i tyre nuk do ty kthehet. Në një transmetim tjetër: “Ose shikimi i tyre do t’u cungohet." (Buhariu)

- Mos bështyj para vetes në namaz sepse largon koncentrimin në namaz dhe kulturën me Allahun. i Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Kur dikush prej jush është në namaz mos të bështyjë para vetes sepse Allahu është para tij kur ai falet." (Buhariu)

- Mos hapja e gojës
 I Dërguari i Allahut paqja dhe shpërimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Kur dikujt prej jush i hapet goja në namaz le të mundohet që ta ndalë sa të mundet se shejtani hyn në gojën e tij." (Muslimi)

- Mos të vendosen duart anash në namaz, sepse këtë e ka ndaluar i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

- Mospërgjasimi me kafshët gjatë namazit. I Dërguari i Allahut i ka ndaluar tre gjëra në namaz: Të qukiturit si pulë, të ulurit si qeni, të falurit gjithmonë në një vend.
 

Përshtati: Merita Rexha    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.