MЁNYRA E ABDESIT

 
Torte nga portokalli PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e shtunė. 25 gusht 2007



Përbërësit:
- 280 gramë sheqer,
- 6 vezë,
- lëvozhgë portokalli,
- lëng nga dy portokaj,
- 60 thermi të biskotës,
- 250 gramë bajame.
Përgatitja:
Përzihen sheqeri dhe të bardhat e vezëve, i shtohet lëvozhga e portokallit, thërmiat e biskotës dhe bajamet e shtypura. Në fund i shtohet masa e rrahur e të bardhëve të vezëve dhe të gjitha përzihen. Më pas masa vendoset në enën për pjekje e cila fillimisht lyhet dhe piqet në temperaturë të lehtë. Tortën e pjekur, e leni të ftohet dhe pastaj e lyeni me kremin e portokallit.

Krem portokalli për lyerje:
- 3 portokaj,
- 1 vezë,
- 2 të bardha të vezëve,
- një qeskë krem të rrahur,
- 200 gr. sheqer,
- 100 gr. miell,
- 1 lugë gjalpë.
Vezët tunden me sheqer dhe më pas shtohet mielli. Pasi shtohet lëngu i portokajve me pak ujë, masa e fituar vlohet në avull duke e përzier derisa të trashet. Në këtë krem shtohet gjalpi dhe të bardhat e vezëve të tundura.

Sipas dëshirës, e zbukuroni me ajkë të ëmbël dhe flegra portokalli.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.