MЁNYRA E ABDESIT

 
Umu Ejmen Bereketul Habeshije PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 22 gusht 2007



 

Umu Ejmeni nga Abisinia është robëresha e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, si dhe edukatorja e tij.
I Dërguari i Allahut e ka trashëguar nga babai i tij dhe e ka liruar kur është martuar me Hatixhen. Ajo ka qenë prej muhaxhireve të para. Ajo quhet Bereketu. Është martuar me Abid bin El-Harith El-Hazraxhin dhe i ka lindur atij Ejmenin. Burri i saj ka vdekur në betejën e Hunejnit.
Pastaj ajo është martuar me Zejd bin El-Harithin në fillimin e zbritjes së shpalljes të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.
Me të ka lindur Usame bin Zejdin, të dashurin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.
Transmetohet se Enesi ka thënë: “Umu Ejmeni ka qarë kur ka vdekur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. I kanë thënë: “Po qan?” Ajo ka thënë: “Pasha Allahun, e kam ditur se do të vdesë, por unë po qaj për ndërprerjen e shpalljes prej qiellit.”
Transmetohet se Tariku ka thënë: “Kur është vrarë Omeri, Umu Ejmeni ka qarë.”

Vakidi ka thënë: “Umu Ejmeni ka vdekur në kohën e kalifatit të Uthmanit.”

Perktheu: Merita Rexha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.