MЁNYRA E ABDESIT

 
Dasmat islame PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sheik Maulana Muhamed Saleemm Dhorat   
e mėrkurė. 22 gusht 2007





Fatimja, radija-Allahu anha, ishte bija më e re e Profetit tonë të dashur (salallahu alejhi ue selam). Prej të gjithë fëmijëve, ajo ishte më e dashura për të. Ai ka thënë: “Mbretëresha e grave në Xhenet është Fatimja.” Ai gjithashtu ka thënë: “Fatimja është pjesë e trupit tim. Kushdo që e ofendon atë, më ka ofenduar mua.”

Kur Fatimja, radija-Allahu anha, arriti moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, propozimet për martesën e saj filluan të vinin nga familje të ngritura dhe të njohura. Por, Profeti (salallahu alejhi ue selam) qëndronte pa u përgjigjur.

Aliu, radija-Allahu anhu, i cili në atë kohë ishte 21 vjeçar, ka thënë: Po më vjen në mend se unë duhet të shkoj ta bëj një propozim formal, por atëherë po mendoj: “Si mund të kryhet kjo kur unë nuk posedoj asgjë.” Më në fund, i nxitur nga mirësia e Profetit, shkova te ai dhe ia shpreha synimin tim për ta martuar Fatimen, radija-Allahu anha. Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte tepër i kënaqur dhe pyeti: “Ali! A ke diçka t’i japësh asaj si Mehër?” Iu përgjigja: ‘Përveç një kali dhe një parzmoreje nuk kam asgjë.’
Profeti, salallahu alejhi ue selam, tha: “Ushtari duhet, natyrisht, ta ketë kalin e tij. Shko dhe shite parzmoren tënde.”
Kështu, Aliu shkoi dhe ia shiti parzmoren e tij Uthmanit, radija-Allahu anhu, për 480 dërhemë dhe ia dorëzoi ato Resulullahut, salallahu alejhi ue selam. Bilalli, radija-Allahu anhu, ishte i urdhëruar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, të sjell parfum dhe disa gjëra të tjera dhe Enesi, radija-Allahu anhu, ishte dërguar t’i thërrasë: Ebu Bekrin, Uthmanin, Talhan, Zubejrin dhe disa prej ensarëve, radija-Allahu anhum.

Kur erdhën këta njerëz dhe u ulën, Profeti, salallahu alejhi ue selam, recitoi Khutbah (fjalimin) e Nikahut dhe ia dha Fatimen, radija-Allahu anha, Aliut, radija-Allahu anhu, për martesë. Ai njoftoi: “Ju kam të gjithë juve dëshmitarë se ia kam dhënë bijën time Fatimen për martesë Aliut për 400 mithkalë të argjendit dhe Aliu ka pranuar.” Ai pastaj ngriti kokën e tij dhe bëri dua duke thënë: “O Allah, krijo dashuri dhe harmoni në mes këtyre dyve. I beko ata dhe u jep atyre fëmijë të mirë.” Pas Nikahut, u shpërndanë hurmat.

Kur erdhi koha që Fatimja, radija-Allahu anha, të shkojë te shtëpia e Aliut, radija-Allahu anhu, ajo ishte dërguar pa ndonjë zhurmë, britmë e vaj e përcjellur nga Umu Ajmanja, radija-Allahu anha. Pas namazit të jacisë, Profeti, salallahu alejhi ue selam, shkoi te shtëpia e tyre, mori leje dhe hyri. Ai kërkoi një legen me ujë, i vuri duart e tij të bekuara në të dhe i spërkati me ujë të dytë: Aliun, radija-Allahu anhu dhe Fatimen, radija-Allahu anha dhe bëri dua për ta.

Profeti, salallahu alejhi ue selam, i dha bijës së tij të dashur një byzylyk të argjendit, dy shtresa të Jemenit, katër dyshekë, një batanije, një jastëk, një filxhan, një mulli dore për bluarje, një shtrat pa dyshek, një lëkurë të vogël të ujit dhe një shtambë të lëkurës.

Në këtë mënyrë të thjeshtë, u solemnizua dasma e bijës së udhëheqësit të botës. Në rregullat vijuese të Sunetit, dasma bëhet shumë e thjeshtë dhe e lehtë për ta kryer.

Disa rregulla të nxjerra nga martesa e lartpërmendur

1. Shumë zakone që i përkasin fejesës janë në kundërshtim me Sunetin. Në fakt, shumë janë kundër Sheriatit dhe konsiderohen mëkate. Propozimi gojor dhe përgjigjja janë të mjaftueshme.

2. Vonimi i panevojshëm i Nikahut i të dyve: djalit dhe vajzës pasi ta kenë arritur moshën e martesës është e gabuar.

3. Nuk ka asgjë të keqe ta ftojmë dikë të afërt për shoqërim me rastin e Nikahut. Megjithatë, s’duhet të mundohet njeriu për mbledhjen e njerëzve nga vendet e largëta.

4. Është e përshtatshme që dhëndrri të jetë disa vite më i vjetër se nusja.

5. Nëse babai i vajzës është ndonjë dijetar ose i devotshëm dhe i aftë për ta bërë Nikahun, atëherë ai duhet vet ta solemnizojë martesën.

6. Është më mirë të ipet Mehri si i Fatimes dhe njeriu duhet të përpiqet ta bëjë këtë. Por nëse dikush nuk ka mjete atëherë nuk ka gjë të keqe nëse ipet më pak.

7. Është plotësisht joislame për atë që nuk posedon mjete, t’i sjellim borxhe me qëllim  që të kemi martesë madhështore.

8. Është ide e gabuar të mendohet se respekti i tjetrit mund të humbet nëse njëri nuk mund të bëjë martesë ekstravagante dhe të thërrasë shumë njerëz. Cili është respekti ynë në krahasim me atë të Resulullahut (salallahu alejhi ue selam)?

9. Në ditët e sotme praktikohet përzierja e burrave me gra që është mëkat dhe plotësisht në kundërshtim me Sheriatin.

10. Në Islam nuk ka asgjë të ngjashme me ndejat e fejesës të ashtuquajtura ‘party’.

11. Kujdes të madh duhet t’i kushtohet namazit në rastet e martesave prej të gjithëve: nuses, dhëndrrit dhe të gjithë pjesëmarrësve.

12. Është joislame të paraqitet nusja në skenë.

13. Harxhimet e panevojshme që i sjellin familja e nuses në mbajtjen e ahengut nuk kanë bazë në Sheriat.

14. Takimi i çiftit të fejuar në vend publik ku djali mban dorën e vajzës dhe i vë unazën në gishtin e saj është joislame.

15. Është joislame për çiftin e fejuar (pa nikah) ta takojnë njëri-tjetrin dhe të dalin së bashku.

16. Tri gjëra duhet të lindin në mendje kur t’i jipen vajzës dhuratat në kohën e Nikahut:
- Dhuratat duhet t’i jipen brenda mundësive (nuk është e lejuar të mirret hua, kredi për dhurata të tilla);
- Të ipen sende me vlerë;
- Shfaqja nuk duhet të bëhet çfarëdoqoftë që të mirret.

17. Është Sunet për familjen e dhëndrrit të bëhet Walimeh.
Shënim: Në Walimeh, njerëzit duhet ushqyer lehtë dhe s’duhet bërë harxhime ektravagande dhe të vie deri te borxhi.

18. Të vonohet Nikahu pas fejesës është joislame.

Disa zakone

Në metodën e imituar të Perëndimit muslimanët kanë pranuar shumë zakone të cilat janë joislame dhe janë treguar të pakënaqur me to.
Ja disa shembuj:
- Paraqitja e nuses në skenë;
- Thirrja e mysafirëve për dasmë nga vendet e largëta;
- Pranimi i mysafirëve në ndërtesë publike;
- Njerëzit e nuses bëjnë shpenzime të panevojshme duke bërë aheng i cili nuk ka bazë në Sheriat. Duhet kujtuar se Walimeh është gosti e bërë nga dhëndrri pas martesës.

Është në kundërshtim me Synetin (dhe praktikë e disa fiseve jomuslimane në Indi) të dëshirohet, shpresohet për kërkimin e dhuratave për dhëndrrin prej njerëzve të nuses. Ne duhet ta kujtojmë gjithmonë se i Dërguari ynë (salallahu alejhi ue selam) nuk i dha Aliut, radija-Allahu anhu, diçka përveç duasë.

Përktheu: Fexhrie Kaçiu


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.