MЁNYRA E ABDESIT

 
'Dielli nuk mund tė fshihet me gisht' PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Gentian Jetishi   
e enjte. 15 shtator 2011

T'i thuash dikujt se në vendin ku përqindja e myslimanëve është deri në 98 %, vajzat që vënë mbulesën largohen nga shkolla, me siguri do të befasohet ose do të mendojë se jemi duke jetuar në ‘shekujt para historisë njerëzore’.





(Publikuar për herë të parë më
16 gusht 2007).

Diku mund të ndodhë kjo por jo edhe në Kosovë sepse Kosova është vend demokratik pastaj me përqindje të popullatës prej 98% myslimanë.
Edhe do të kisha këtë mendim nëse nuk do të kisha dëgjuar për rastet e përjashtimit të vajzave me mbulesë nga shkollat dhe institucionet publike.
Rastet janë evidente, publiku i njeh. Dikur është çuar pluhur rreth këtyre rasteve në masmedia që në vend se të trajtoheshin si raste, ato keqtrajtoheshin  deri në atë masë saqë dukeshin si provokime publike të mazhorancës myslimane në Kosovë ose thënë më thjesht matje e pulsit të myslimanëve.

Gjithashtu si raste  shfrytëzoheshin për ta degraduar mbulesën dhe vlerën e saj nëpërmjet komenteve të “intele-kuajve” shprehje kjo që gati është bërë pjesë e fjalorit tonë për t’u treguar mos-kompetentëve përzierjen në kompetencat e tjetrit.
Të gjitha këto masakrime mediale  rreth urdhëresës së Krijuesit për mbulesë kishin nxitur të rinjtë e Forumit Rinor Islam të Ferizajt që të realizojnë një anketë me qytetarë, ku qytetarët do të thonin fjalën e tyre e cila do mbetet si dokument për individë dhe institucionet që në rastet kur trajtohet çështja e mbulesës të kenë fakte nga opinionet e qytetarëve.

Anketa e iniciuar nga Forumi Rinor Islam i Ferizajt dhe që u përkrah nga bashkëpunëtorë nga disa qendra të Kosovës u realizua gjatë muajit Qershor 2007 në disa qendra të Kosovës si : Prishtinë, Ferizaj, Klinë, Lipjan, Malishevë, Han i Elezit, Skenderaj, Shtime etj. Në anketë kanë marrë pjesë 475 respodentë nga qendrat e cekura më lart.

Prej këtyre respodentëve, pjesëmarrës të shkollimit  të mesëm kanë qenë 38.77 % , universitar 45.12 %, të tjerë  15.67%.

Ndërsa sa i përket përkatësisë fetare, si myslimanë  janë deklaruar 93.20%, jo myslimanë 1.69%, ndërsa kanë preferuar të mos flasin për identitetin e tyre 5.73% të respodentëve të anketuar.

Anketa ka pasur pesë pyetje prej të cilave kemi këto rezultate në vazhdim:

1. Shamia sipas bindjeve tuaja është? 
a) obligim fetar         72.18%
b) kopjim i orientit    7.00%
c) simbol fetar           20.81%


Ç’është në të vërtetë shamia?

Nëse flasim për mbulesën islame hixhabin, nuk ka aspak dyshim se mbulesa për vajzat e moshës madhore është  obligim i patjetërsueshëm dhe permanent për të gjitha vajzat që pretendojnë t’i nënshtrohen tërësisht Zotit dhe urdhrave të Tij. Se shamia është obligim e vërejmë qartë edhe nga citatet e Kur’anit dhe thëniet e profetit a.s.
Një nga këto citate kuranore është edhe ky në vazhdim: 
“Thuaju dhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi kraharorët e tyre.’’ (En-Nur, 31)

Por, çfarë është puna me mendimin e qytetarëve se shamia qenka kopjim i orientit?

Në fakt  për një mendim të tillë as nuk ia vlen të humbet kohë me të, është një shpifje e kahershme kur populli ynë pranonte çdo mendim që ia ofronte pushteti i atëhershëm, dhe se nuk ishte në gjendje të formonte mendimin e vet për këtë çështje. Te kjo çështje na habit fakti se ende 7% të qytetarëve kanë ngelur mbrapa në kohë dhe njohuri, dhe nuk janë në gjendje të formojnë një opinion më progresiv dhe autentik, duke qenë se jetojmë në kohën e internetit, kohën e modës (ku modë është çdo gjë).

Simbol fetar

Hajde babë t’i tregoj arat”. Kjo është një shprehje ironike që populli vet e ka formuluar për t’ua bërë me dije kompetentëve që të mos përzien në punët e huaja. Njerëz më së paku adekuat nga mesi ynë kanë trilluar një emërtim të tillë për  mbulesën islame me të vetmën prirje që të përgatitet psikologjia e popullit tonë, më konkretisht shamia të trajtohet si simbol fetar me ç’rast do të ishte me e lehtë që vajzave me mbulesë t’iu pamundësohet qasja në shoqëri, kur dihet se ligji për moslejim të simboleve fetare në institucionet publike ekziston prej kohësh. Në këtë mënyrë do të kursente kohë që të formulohet një ligj i ri për mbulesën në veçanti. 

2. Shamia një vajzë e...? 
  
a) e shëmton   6.52%
b) e zbukuron  15.78%
c) e nderon   77.68%


Çfarë roli ka shamia te një vajzë?

Pyetjes se shamia një vajzë e shëmton, e zbukuron apo e nderon lirisht mund të themi se 93.46% i janë përgjigjur drejt.
Kjo pyetje i ka vënë në dilemë  shumë qytetarë. Por që çështja e bukurisë siç e dimë të gjithë është relative dhe  dytësore dhe përgjigjja qenësore ishte ajo se shamia një vajzë e nderon.
Shamia një vajzë e nderon, këtë përgjigje e mbështesim në citatin kuranor ku Zoti i Madhëruar thotë;
 “O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është  më afër të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen’’ (El-Ahzab: 59) 

3. A ju pengojnë vajzat e mbuluara? 
a) po      7.98%
b) jo      92.01%

’Kur i shohin në vende publike, ua ngritin moralin’
Gjatë jetës jemi përballur edhe me komente të tilla se disa prej qytetarëve tanë po u penguakan  vajzat e mbuluara. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë për përqindjen e vogël të njerëzve që vuajnë nga komplekse të tilla që me plotkuptimin e fjalës në kohën tonë nuk kanë vend, sigurisht nëse flasim për kulturën e të respektuarit të tjetrit më konkretisht intimitetit, bindjeve të tjetrit. Përqindja prej 91.01% janë befasuar nga një pyetje e tillë, duke reaguar me ashpërsi se çfarë pengese mund të kishin nga vajzat me mbulesë, madje përkundrazi shprehnin kënaqësi për prezencën e vajzave me mbulesë në shoqërinë tonë. Më konkretisht dhe tekstualisht shprehnin kënaqësinë ‘kur i shohin në vende publike, ua ngritin moralin’.

E vërteta është pavarësisht se të gjitha nga  54.43% të vajzave të anketuara nuk kanë pasur mbulesë shihet tek ato një kënaqësi për prezencën e vajzave me mbulesë, por gjithsesi dhe një shpresë se ato ndoshta një ditë  mund të merrnin hapin e guximshëm dhe të vënin mbulesën, sigurisht nëse deri atëherë ,,njerëzit që punojnë për sqarimin e çështjeve për mbulesë e të ngjashme të jenë në numër (dhe fuqi juridike) përafërsisht ekuivalent me numrin e atyre që punojnë kundër saj ose që krijojnë kushte për t’ua pamundësuar vajzave me shami integrimin në shoqëri’. 

4. A mendoni se shamia për karrierë...?
a) pengon   20.93%
b) ndihmon  17.12%
c) nuk luan rol  61.94%

Të jetuarit një një shoqëri me përqindje prej 98% myslimanë në mendjen e ndokujt mund të krijojë iluzionin e një harmonie dhe rahatie të përgjithshme. Por të thuash dikujt se në vendin ku përqindja e myslimanëve është deri në 98 % dhe se vajzat që vënë mbulesën largohen nga shkolla, se vajzat që vënë mbulesën largohen nga institucionet publike me siguri do të befasohet ose do të mendojë se jemi duke jetuar në ‘shekujt para historisë njerëzore’ ose jemi duke jetuar në ndonjë diktaturë hitleriane apo enveriane më konkretisht në ndonjë shtet komunist.

Një vajzë nga një gjimnaz i Prishtinës, një mësuese nga Prishtina, një nxënëse nga Mitrovica, dy vajza nga Podujeva janë vetëm ca raste që janë përmendur heshtas në media, si raste të përjashtimit për shkak të mbulesës.
Fakti është shumë ironik se ato përjashtohen me të vetmin nen,  neni 4 i Ligjit për Arsim më konkretisht nën-neni 4.7 i cili thotë:                                                                        

                                                Neni 4.7
 
Institucionet arsimore publike do të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të cilat propagandojnë ndonjë fe të caktuar.

Në fakt askund në këtë nen nuk kemi frazë që deklaron se shamia  nuk duhet të lejohet në shkollat publike. Këtë mund ta kuptojë secili njeri prej atyre 7 vjeçarëve që i kanë mësuar shkronjat tani e deri te ai më i vjetri.
Siç mund të shihet qartë në vendimet për përjashtimin e këtyre vajzave kemi vendime arbitrare të udhëheqësve të këtyre institucioneve, që lirisht mund të themi se janë pjesë në grupin e njerëzve 7.98%   (shih pikën 3)

Se këto vendime janë arbitrare mund të kuptojmë edhe nga ndërhyrja e institucioneve tjera deri tek kryeadminsitratori e qeveria.
Në njërën nga rastet është dashur që të ndërhyjë zyra e Ombduspersonit për ta kthyer në shkollë.
Kosova një vend dememokratik, por me demokraci të kufizuar jo që shkelë vetëm ligjet që ajo i ka miratuar por ajo shkelë edhe konventa  ndërkombëtare sigurisht duke e shfrytëzuar statusin e padefinuar të saj.
Për shembull:

KONVENTA PËR MBROJTJEN E Të DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE TË NJERIUT (Miratuar në Romë më 4 nëntor 1950)
NENI 9

                                                                   Neni 9.1
Çdo njëri ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjes dhe të fesë: kjo e drejtë përfshin lirinë e ndërrimit të fesë ose të bindjes së tij dhe lirinë, qoftë vetëm ose së bashku  me të  tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë ose bindjen e tij në adhurim, mësimdhënie, praktikë dhe respektim.

                                                                  Neni 9.2
Liria për të shfaqur fenë ose bindjet u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë përcaktuar me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit, shëndetit ose të moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjerëve.



DEKTLARATA UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT (Miratuar dhe shpallur nga Asambleja e përgjithshme me rezolutën e saj 217A (III) të 10 dhjetorit 1948)

                                                                        Neni 18
Secili  ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjes dhe të fesë: kjo e drejtë përfshin lirinë e ndërrimit të fesë ose të bindjes së tij dhe lirinë, qoftë vetëm ose së bashku  me të  tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë a bindjen e vet, nëpërmjet arsimit, praktikës, kryerjes së kultit dhe riteve  fetare.

I nderuar lexues, e ke rastin të bësh vetë analogji, dhe kur t’i kesh kuptuar drejt juridikisht sigurisht do të jesh duke e kapur kokën me dorë nga ,,masakra ligjore” që bëjnë pushtetarët tanë me ligjin.

Tani nëse flasim për respektimin e ligjit në shkollat tona në Ligjin e Arsimit të Kosovës në të njëjtin nen ku ndodhet neni (i abuzuar nga pushtetarët tanë) neni i 4 më konkretisht nën-neni 4.7 vetëm një nën-nen më lart ndodhet nën-neni 4.6 që nuk ka shkollë publike apo private fillore apo e mesme që nuk e ka shkelur.

Dhe pyetja e fundit

5. A mendoni se shamia  duhet të lejohet në shkollat publike? 
a) po  83.29%
b) jo  16.70%
                            

Siç mund të shihet përqindja prej 83.29% të qytetarëve të Kosovës mendojnë se duhet të lejohet mbajtja e shamisë në shkollat publike, me këtë rast mund të deklarojmë haptazi se në Kosovë kemi shkelje të mendimit të mazhorancës dhe atë pa arsyetime juridike, thjesht pse munden dhe me paramendimin se ua bëjnë atyre që nuk dinë “hajt se këta të fesë nuk i marrin vesh këto gjëra”.
Lexues i nderuar i këtij artikulli,  iniciuesit , formuluesit e pyetjeve, anketuesit të gjithë ishin të rinj nën 19 vjeç dhe kjo le të jetë një shpresë se për zërin e  ngulfatur të  rinisë që ndoshta një ditë mund të dëgjohet më hapur dhe më kthjellët.

Ndoshta mund t’ju befasojë ky koment, por që kjo arsyetohet me faktin se në ditën kur këto rezultate u prezantuan para medieve ne Ferizaj  nuk ishte prezent asnjë medium i ftuar  pos një televizioni lokal i cili informoi në mbrëmje organizatorin se nuk mund të emetonte kronikën.

“Dielli nuk mund të fshihet me gisht”, e vërteta do të dal në shesh kurdoherë dhe nuk ka kush  që e ndalë. 

Gentian Jetishi
Koordinator i Projektit

Websajti www.pertymoter.net nuk është përgjegjës për përmbajtjen e shkrimit, pasi mendimet e shprehura  në këtë material paraqesin mendimet dhe opinionet e autorit të këtij shkrimi.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.