MЁNYRA E ABDESIT

 
Afėrsia ndaj Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 15 gusht 2007


                                 
                                

Gjithë lavdërimi i takon Allahut dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të dashur Muhamedin, salallahu alejhi ue selam.
Është bekim i madh nga Allahu, xhele shanuhu, që kur personi bën dhikër Allahun (e përmend Allahun) ai i afrohet Allahut. Ne duhet të jemi mirënjohës për këtë privilegj. Është vepër e e madhe të bërit dhikër Allahun, sepse posa personi fillon ta kujtojë Allahun, ai fillon t’i afrohet Atij. Dhe për këtë kemi faktin në Kur’an, ku Allahu thotë:

“Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos më mohoni.” (El-Bekare: 152)

Çfarë afërsie më të madhe mund të ketë se kur Allahu i kujton robërit e Tij?
Kjo është vërtet afërsi, ku personi e kujton Allahun dhe Allahu e kujton personin. Ta kujtosh dikë është shenjë e afërsisë dhe dashurisë. Dhe kjo është gjithashtu rruga e botës. Për shembull, personi mund t’i kujtojë ata që i do në shumë mënyra, ai do të mbajë lidhje me ata persona që i don më së shumti, qoftë përmes letrës ose përmes telefonit. Ne brengosemi vetëm për ata njerëz për të cilët kujdesemi. Kur je larg prej familjes dhe shoqeve tuaja, ju kujdeseni për të kontaktuar me prindërit tuaj, më shumë se për njerëzit që kujdeseni më pak ndaj tyre.

Kështu, dhikri i Allahut është lidhje në mes Krijuesit dhe krijesës së Tij që e bën të lehtë për njerëzit për të fituar vëmendjen e më të Lartit. Dhe sa më shumë personi e kujton Allahun aq më shumë Allahu e kujton atë.

Në një hadith të Buhariut transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë:
“Allahu i Plotfuqishëm thotë: ‘Nëse robi im më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem atij sa një krah; dhe nëse ai më afrohet Mua sa një krah, Unë i afrohem atij sa një pashë. Dhe nëse ai më vjen Mua duke ecur Unë i shkoj atij me shpejtësi.”

Mëshira e Allahut e mbulon atë person i cili i kthehet Atij. Allahu, subhanehu ue teala, e ngrit pozitën e personit në përputhje me vlerën e dhikrit, pastërtinë e qëllimit dhe palëkundshmërinë që ka ai.

Përderisa personi vazhdon ta kujtojë Allahun me sinqeritet, vjen koha kur ai bëhet i dashur i Allahut. Në një hadith thuhet se kur personi bëhet i dashur i Allahut, atëherë Allahu bëhet veshi i tij, gjuha e tij, duart dhe këmbët e tij. Kuptimi i këtij hadithi është se personi fillon ta jetojë jetën e tij vetëm për hir të Allahut dhe duart e tij dhe të tjerat nuk përdoren për të bërë mëkat. Qëllimi i tij i fundit në jetë është të kërkojë kënaqësinë e Allahut. Dhe e gjithë kjo fillon prej kohës kur personi fillon ta kujtojë Allahun dhe të bëjë dhikër.

Allahu na dhashtë mundësi për ta kujtuar Atë, të bëjmë dhikër shumë dhe me sinqeritet! Amin!
 
                                                                           
                                                                                       Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.