MЁNYRA E ABDESIT

 
Aaah… aaah sikur tė kthehesha PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 13 gusht 2007



Papritmas të rrahurat e zemrës filluan të shtoheshin, tensioni i gjakut filloi të ngritet. Nuk ndieva vetëm se papritmas dicka po më ngushtonte frymëmarrjen, bërtita me zërin tim më të lartë, mu ngushtua shpirti, majat e gishtërinjëve mu ftohën, duart mu mpinë, thirra o vëllezërit dhe motrat e mia, shokët e mi më ndihmoni, cfarë është kjo që më ka sulmuar më sillni një mjek, më sillni shokun tim, të dashurit tim, por e kotë… e kotë. Thërrisja me zërin tim më të lartë, por nuk dëgjoja asgjë vetëm se ushtimën e zërit tim i cili përsëritej në anët e dhomës sime të errësuar.

Të rrahurat e zemrës shtoheshin edhe më shumë, më dukej sikur po merrja frymë nga vrima e gjilpërës. Në këtë moment u binda se ai ka ardhur për të më kërkuar mua, ju luta që të më japë afat qoftë edhe një orë prej ditës, por e kotë, ishte shumë i hidhëruar nga unë, sytë e tij e tregonin hidhërimin e tij ndaj meje, refuzoi ndërmjetësimin tim te ai, më tha me zërin e tij më të lartë: A nuk më njeh? A nuk ke dëgjuar për mua? I thashë: Po. Ti ke ardhur për të mi mbyllyr sytë e mi, për të më mbështjellur me qefin, dhe për të më larguar nga familja dhe të dashurit e mi, ti je ai i cili ke ardhur për të më rrëmbyer nga mesi i kasetave (me gjëra të haramit) dhe kanaleve të mia televizive, dhe për të shkatërruar argëtimin tim me lojrat e mia.

Mu përgjigj me zë trishtues: Ti do shpërngulesh në një aeroport të cilin e njeh cdo udhëtar. Dhimbja ime u shtua shkronjat mu bllokuan në fyt para fjalëve. Më ndaloi duke më thënë: Pse më harron, pse më harron?!

Mu bllokuan fjalët dhe gjuha më tradhtoi, nuk kam menduar se një ditë do më kërkosh, nuk kam menduar se një ditë do të trokasësh në derën time që të më kthesh në të vërtetën, e ta mbyllësh fletushkën e jetës time, ta ndërpresësh kënaqësinë e rinisë time.

Atëherë e kuptova se këto ishin britma të largimit, dhimbje të lamtumirës, i jap lamtumirën dynjasë për t’u shpërngulur në aeroport ku toka e tij është e pa asfaltuar është prej dheu, ndërsa mikpritësat e tij janë krimbat, mbuloja e tij është dheu, ftohtësia është e madhe saqë i ndan kockat nga njëra tjetra, i këputën nyjet, fshin pamjen e rinisë, dy sytë derdhen mbi dy faqet, gjuha varet, thirrja në të nuk dëgjohet, ndërmjetësuesit nuk përgjigjet, pra ndërmjet tij dhe dynjasë ka perde. Bërtita me zërin tim më të lartë.  Aaah… Sikur të kthehesha!

Tërhoqa trupin dhe e mbështeta kurrizin në mur të dhomës sime të trishtuar e unë ndieja se dobësia dhe sëmundja po më vinin. A është vdekja? A u mbaruan ditët e mia e më erdhi takimi me Zotin tim?

U mërzita… qava… ngrita zërin tim, por u binda se askush nuk po më dëgjon.  Hija e vdekjes më parafytyrohej para syve të mi, lotët filluan të më rridhnin mbi faqe nga frika dhe ankthi që po largohem nga kjo botë e unë jam në lule të rinisë.

Psherëtimat dhe dhimbjet shkaktonin lotët e  keqardhjes, që të më thoshin: Sa prej kënaqësive i ke shijuar, dhe sa kaseta të këqia i ke parë ose dëgjuar, ndërsa për namaz je dembelosur, mu dridh gjuha dhe më dolën fjalët: Me cfarë fytyre do ta takoj Zotin tim? Si t’i kërkoj falje kur unë e kam tradhëtuar? A do të më falë mua ose do të më hedhë në zjarr? Pyetje të shumta më vinin, keqardhja dhe pendimi po brejnë zemrën time. Do të iki, por ku? E gjithë bota nuk do të më fsheh mua nga ajo që po më ndjekë nga pas, gjuha ime u lodh duke përsëritur mëshira jote o Zoti im, Zoti im ty të lutem më jep afat unë akoma jam në lule të rinisë sime, anija e jetës sime është përplasur mbi shkëmbin e fundit. Vdekja e shpërthen, e përplasën, po e thyen me egërsi sikur ndërmjet tyre të ketë armiqësi, mëshira jote o Zoti im.

Nuk ishin këto vetëm se disa minuta e dera e shtëpisë u hap, me përgëzim se erdhi familja ime, u kënaqa me një kënaqësi të papërshkruar, mblodha frymën dhe shpirti filloi të shpërndahet nëpër gjymtyrët e mia, lëvizi gjuha, i thirra me zërin tim më të lartë, mundim i rëndë më vinte mbi gjoksin tim, nëna ime e dashur, më ndihmo , i dashuri yt po largohet nga kjo botë, po i jep lamtumirën frymëmarrjes së fundit, nëna ime e dashur më ndihmo, i dashuri yt me vështirësi po merr frymë, prej vdekjes është i trishtuar, nëna ime e dashur ku je ti prej meje? Ku është butësia jote ndaj meje? Ku është dashuria jote ndaj meje? Nënë më ndalo dhe prej vdekjes më mbrojë, i dashuri yt po vdes. Nënë zgjatma dorën tënde që të var në të frymëmarrjen e fundit të kësaj jete, nënë zgjate dorën tënde që ta puth, t’i jap lamtumirën, të nuhas në të erën e dashurisë.

Nëna ime e dashur me fal se ta mora kohën. Nënë janë caste të lamtumirës, pëshpëritje të ndarjes. Qëndroi nëna ime afër meje e lotët e saj gati sa s’më fundosën, më thirri: I dashuri im, jeta ime, e vendosi kokën time në prehërin e saj, ma shtrëngoi dorën, e qara e saj ma copëtoi zemrën, më shtoi dhimbje mbi dhimbje.

Bërtita: Aaah, aaah o nënë për një gjë po më këputet zemra, po më copëtohen gjymtyrët, po qarkullon me gjakun tim, përkundrazi oj nënë po mi then eshtrat.. aaah sikur ta dije.. është dhimbje e fortë dhe ndarje për afat të largët. E qara e nënës u shtua edhe më shumë dhe i ngriti duart lart dhe filloi t’i lutet Zotit: Jepi afat të dashurit tim që të pendohet dhe të kthehet në rrugën e drejtë. O Zot mos mi humb shpresat në Ty.
Ia zgjata dorën motrës, vëllait, babait, i përqafova lamtumirë o të dashurit e mi, shikonin dhimbjet e mia të papërshkruara, të cilat nuk munden t’i përshkruajnë lapsat e as fjalët, kodrat mbi gjoksin tim, brengat më rëndonin, o Zot kush mi largon këto brenga dhe shqetësime, u shtua edhe më shumë agonia e vdekjes. Pasha Allahun me këtë mu ngushtua gjoksi, më thërrisnin duke më thënë thuaj: LA I LAHE IL LALL LLAH.

Dikush thoshte dërgojeni në spital akoma është i gjallë. Më dërguan në spital u mirprita atje, më pas më vendosën ndërmjet aparateve në shokdhome, njëri me ingjeksion tjetri me oksigjen tjetri me elektroshokun, u munduan e u munduan por nuk mundën të më shpëtojnë nga vdekja, ajo më kishte kapluar me dhëmbë e dhëmballë.

Pas disa orësh u dorëzua doktori me dijen e tij, lëvizi kokën duke dëshmuar dështimin e tij para vdekjes. Doktori doli te familja ime ndërkohë që lotët i rridhnin në fytyrë dhe me duar të shtrënguara e ju tha, ejani që të prezantoni vdekjen e tij. Të gjithë hynë te dhoma e tij, gjuha ime llomotiste gjëra të cilat nuk i ndieja, ju tregova ngjarjen e jetës sime me kasetë të inqizuar nga gjuha ime. Para tyre u paraqisja si besimtar sikur isha larg muzikës dhe harameve, kur ata u befasuan me të vërtetën time të hidhur. U zbulua perdja dolën gënjeshtrat në shesh. E vërteta e hidhur dhe gënjeshtër e madhe, kështu kam jetuar me vite. Në atë moment mu kujtuan fjalët e Sufjan Eth Theurit: Tradhëtia më e madhe është kur të tradhëton gjuha në momentet e vdekjes e nuk e shqipton. A e din se cfarë është ajo? Shehadetin, papritmas u tubuan mjekët përreth meje, u rëndua agonia e vdekjes, bërtita me zërin tim më të lartë: Aaaaaaah sikur të kthesha!!!

Kush prej jush ma jep mua prej jetës së tij një orë, një minut, një cast?
Që ta zbuloj të vërtetën dhe ta largoj shtirjen e rrejshme. Cdo njëri prej tyre nga mërzia i kishte shtrënguar duart e veta e lotët ju rridhnin mbi faqet e tyre. Papritmas aparaturat filluan të ngadalsojnë shpejtësinë e tyre deri sa ranë në zero duke dëshmuar fundin, dhanë sinjalin e rrezikut, deri sa u fikën komplet dhe bashkë me to doli dhe shpirti im. Të gjithë e panë fundin e jetës sime dhe fillimin e kijametit tim.

Dolën të gjithë nga dhoma më lanë vetëm të vetmuar në një dhomë të ftohtë, më lanë në duart e huaja të cilat më rrotullonin e më mbështillnin me mbulojë, mi lidhën me të duart dhe kokën time më pas thirrën punëtorin e morgut që të më bartë në makinën e tij të vetmuar pa shoqërues. Familjarët më lanë sikur të frikësoheshin prej meje nuk pati guxim asnjëri prej tyre të më prekte. Më zbritën më futën dhe më lan brenda në morg, më lanë në katin e parë, vend i ngushtë  sikur varr. Më mbyllën nga brenda edhe nga jashtë për t’u kthyer në punën e tyre, i fikën dritat, u shtua ftohtësia e frigoriferit, në të kishte njerëz por të gjithë ishin të heshtur, komshi të cilët nuk flisnin, nuk u dëgjonte asnjë frymëmarrje, kur kaloja afër këtij vendi nuk guxoja të ktheja shikimin se u frikësoja prej tij, ndërsa sot jam i vendosur në të, o cfarë përfundimi, nuk kaluan vetëm disa caste e dyert u hapën, zhurmë, zëra të ngritura, në mesin e tyre një zë thoshte: Unë e lajë e tjetri thoshte unë e qefinos.

Më nxorrën dhe më vendosën në vendlarje, sikur kishin frikë nga unë, mi hoqën rrobat dhe më mbuluan auretin, hodhën ujë mbi kokën time dhe më lanë, e afruan qefinin e shtruan dhe e parfymosën, u barta ndërmjet duarve të tyre dhe më vendosën mbi qefin, filluan të më mbulojnë fytyrën, më shtrënguan me lidhëset e qefinit ishte më i errësirshëm se mbuloja me të cilën mbulohemi, më puthi babai dhe vëllau im, më pas u thirr nëna por ajo nuk mundi të përmbante dot veten, e uli kokën dhe më puthi më lan në një cep të xhamisë të vetmuar, u fal namazi më pas u thirrën të dashurit e mi: Kemi një rob të Allahut barteni dhe afrojeni që të ia falim namazin. U barta ndërmjet duarve të tyre, më ngritën mbi supe u falën njerëzit dhe dolën, përsëri më ngritën mbi supe ndërkohë që lutjet e tyre më pasonin: O Zot forcoje kur të pyetet, ku ngelën shokët e mi o të dashur, më leni me ju qoftë edhe një natë, a po më hidhni?! Kam qenë për ju shërbëtor, vëlla, shokë, e tani në gropë po më dërgoni? I harruat dhuratat dhe shërbimin tim ndaj jush, sa netë kam qëndruar me ju duke ju bërë për të qeshur.
Thërriste xhenazja ime: Lërmëni, lërmëni, se para meje, janë kasetat dhe filmat, më zbrisni më zbrisni. A nuk po e dëgjoni thirrjen time, askush nuk po i jep rëndësi. Më vendosën afër varrit e unë shikoja varrin duke u hapur para meje. O babai im po ma hapën që të më mbulosh në të, unë shikoja varrin sikur ta dija shëmtimin dhe errësirën e tij. Aaah… o Zot cfarë shëmtie, baltë, dhe, gurë të mëdhenjë të cilët ta zejnë frymën. Ja përfunduan u afruan afër baltës dhe thirrën silleni xhenazen, e bartën të afërmit duke nxituar, të qarat e tyre u shtuan e dinin se unë do të mungojë për një kohë të largët, më zbrisni. Më puthi babai dhe vëllau  im i madh më lanë në mes të varrit, në këtë moment i dhashë lamtumirën dynjasë. Lamtumirë o diell, aaah … oj errësirë. zZgjidhën nyjet e qefinit, më puthi babai duke më dhënë lamtumirën, kërkuan të sillet një gur i madh, e morën dhe e vendosën mbi kokën time, mbi këmbët e mija ma mbuluan të gjithë trupin, bërtisja por askush nuk mu përgjigj, o ju njerëz ma keni mbyllur ajrin. Thirra por askush nuk më dëgjonte me përjashtim të veshëve të shurdhur, mbi këtë më hodhën edhe dheun, dhe mbi dhe, të gjithë hidhnin në varr deri sa ma mbuluan edhe frymën e fundit të jetës. Filluan të largohen të shkojnë më lanë të vetmuar, shkuan dhe më lanë në shoqëri të krimbave. Më mikpriti varri me shtrëngimin e tij, errësirën e tij, filloi dheu të më binte mbi fytyrën time, mjaft o ju mikpritësa, a kështu e pritni mikun tuaj: Varri u përgjigj me zërin e tij trishtues, a nuk e ke dëgjuar në dynja thirrjen time “Cdo ditë në të cilën lindë dielli varri thërret: Unë jam shtëpia e errësirës, unë jam shtëpia e shëmtimit, unë jam shtëpia e krimbave, dëgjoje mikpritjen time, kur të vendoset robi i keq brenda meje i them: Nuk ka mirëseardhje, pasha Allahun ti ke qenë më i urryeri për mua të ecësh mbi kurrizin tim sot të kam kapur e do të shikosh se cfarë do të veproj me ty.

Kjo është thirrja ime a nuk ke dëgjuar për të?! Po e kam dëgjur ka trokitur në veshët e mi por e kam larguar këtë takim përkundrazi e kam harruar. O ti varr më jep afat që të kthehem. Më tha: Të kthehesh, assesi, është vonë, në këtë moment krimbat sulmuan fytyrën time dhe filluan të hanë qefinin, bërtita me zërin tim më të lartë. Ah. Ah. Sikur të kthehesha. Ah. Ah. Sikur të kthehesha!

U zgjua babai im dhe e hapi derën e dhomës sime: Biri im cfarë ke? Babai im, nëna ime… ah sikur të kthehesha? Biri im nga të kthehesh? Ti je në shtëpi, e shtrëngova babain tim dhe i thashë o babai im më shpëto, largoj krimbat nga fytyra ime. Biri im mos u frikëso ti je në shtëpi, u mblodhën vëllezërit dhe motrat e mia, ndërsa unë bërtisja duke thënë vetëm se një gjë: Ah sikur të kthehesha. I ndezën dritat dhe ja unë u gjenda në mesin e tyre, ua preka duart, në atë moment unë e kuptova se isha akoma i gjallë.
Aaah o Allah! O cfarë ëndërre, sa trishtuese, sa e keqe mu dridh trupi, u ula në shtratin tim dhe i thashë vetvetes: ja o rob i Allahut t’u dha afati, atëherë puno për ahiret.
Mu kujtua Rabia bin Hajthem dhe varri i tij: E kishte hapur një varr brenda shtëpis së tij, dhe kur shikonte se nefsi i tij ka anuar nga dynjaja, hynte në varrin që e kishte hapur dhe kur shikonte errësirën dhe shëmtinë e varrit bërtiste: “O Zoti im, më kthe” (Mu’minun: 99) E dëgjonin familja e tij dhe vinin e ia hapnin varrin, një natë zbriti në varr dhe e mbuloi varrin me mbulojën e tij, kur u tmerrua brenda, thirri: “O Zoti im,  më kthe” nuk e dëgjoi askush prej familjes. Pas një kohe të gjatë e dëgjoi bashkshortja e tij, nxitoi për te ai dhe e nxorri. Kur doli tha: Puno o Rabia para se të thuash o Zoti im, më kthe e nuk të përgjigjet askush.

Motër e dashur: Tani imagjinoje veten sikur je kthyer tani, të ka dhënë afat Allahu i Lartësuar me mëshirën e Tij, dhe të dha mundësinë që të pendohesh dhe të largoheh nga mëkatet, a nuk po largohesh prej mëkateve e të kthehsh te Krijuesi yt. A nuk ka ardhur koha???

Tani e kuptova se nuk ka shpëtim vetëm se në drejtësi, korrektësi, i humba kasetat e haramit, i dogja revistat e haramit, e ripërtëriva imanin tim, e këputa litarin me shokët e mi të vjetër, dhe u drejtova te Allahu, për tek ty o Zot, për tek ty o Zot. Sa herë që synoja ndonjë mëkat mu kujtonte udhëtimi të cilin e përjetova. E pasha Allahun pas kësaj nuk synova më asnjë mëkat.

Marrë nga libri: Salahul umme fi ulu ëil himme

Përktheu: Merita Rexha
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.