MЁNYRA E ABDESIT

 
Pushimet verore pėr ēdo familje (II) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Salma Sanwari   
e diel. 12 gusht 2007




Nëse nuk keni buxhet të merrni një pushim të gjatë dhe të shtrenjtë, ju mund të keni kënaqësi dhe argëtim të njëjtë me disa udhëtime të shkurtra dhe të lira. Duke u varur nga ajo se ku jetoni, ju mund të bëni planin për uikend nëpër vendet si parqet e  argëtimit, vendqëndrimet-kampingjet, etj. Bisedoni me fëmijët tuaj dhe i pyetni ata se ku dëshirojnë të shkojnë. Duke u bazuar në atë se sa do të kushtojë çdo udhëtim dhe sa është buxheti total, ju mund ta leni çdo fëmijë ose anëtarë të familjes të zgjedhin dhe planifikojnë një udhëtim ose ata mund të bëjnë propozim dhe ju mund të votoni të gjithë për të ose mund të përcaktoheni pa ndonjë inat.

Ose, nëse familja jote tashmë ka pasur një vend të preferueshëm për uikend ju mnud t’i bëni disa ndryshime të thjeshta të rëndësishme. Për shembull, familja ime dëshiron të shkojë në San Diego (vetëm 150 mile prej ku jetojmë). Këtë herë, në vend të vozitjes me veturë, ne planifikojmë të shkojmë me tren. Kjo në vetvete do ta bëjë një udhëtim shumë të thjeshtë një prej udhëtimeve më të paharrueshme për dy fëmijët e mi të moshës parashkollore. Pastaj, përderisa ne jemi atje, ne planifikojmë të marrim një trolejbus ose të ecim kudo që dëshirojmë të shkojmë. Bisedoni për ndonjë aventurë. Dhe nuk do të na kushtojë asnjë krah e asnë këmbë (pa marrë parasysh si  edhe nëse mund të jenë të lënduara gjymtyrët tona kur të kthehemi).

Njëherë keni vendosur ku jeni duke shkuar, lejoni fëmijët tuaj të argëtohen duke planifikuar udhëtimin. Ju mund të vendosni për veten se sa kontrollë jeni të gatshëm t’ua lini atyre dhe pastaj leni fëmijët të planifikojnë, të bëjnë hartën dhe orarin. Nëse ata janë mjaft të rritur, ua jepni atyre skicën dhe i lëni ata te ajo. Ata mund ta bëjnë hartën dhe itinerarin, ta gjejnë hotelin nëse është e nevojshme dhe të vendosin cilat pjesë do t’i shëtisni kur të mbërrini atje. Pastaj, e tëra që duhet ta bëni është të plotësoni në kalendarin tuaj dhe natyrisht t’i paguani faturat kur të mbërrijnë me postë.

Bëhu kampist i lumtur

Një udhëtim i shkurtër kampingu mund të jetë i ngjeshur me aventura tërheqëse. Gjithashtu, kampingu mund ta mbajë familjen shumë të zënë se rrjedhimi i tij mund t’ju lejë aktivë për disa javë më vonë. Ju do të keni mundësi të ktheheni të nxirë nga dielli, në formë më të mirë, dhe më të afërt me njëri-tjetrin se kur keni shkuar.

Sipas natyrës së tij, kampingu i kërkon secilit të jetojë bashkë, ta ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe të kënaqen me njëri-tjetrin pa shqetësimin e jetës së zakonshme (si TV, telefonat celularë, kompjuterët, etj.). Kur jeni në kamping, do ta kaloni kohën duke u ulur rreth zjarr-kampeve në vend të TV. Të gjithë do të ndihmoni në përgatitjen e  ushqimit, qoftë duke i prerë drunjtë ose duke ndezur zjarrin ose duke shkuar në përrua  për t’i larë enët e kuzhinës.

Përveç pagesës së vendqëndrimit të kampingut, pagesa për disa net nën qiellin me yje nuk është e tepruar. Çmimi i parë i tendës, çantave për fjetje, i stufës dhe ndoshta disa llambave elektrike, frigoriferit dhe ushqimit është zakonisht ajo e tëra që mirret. Dhe bukuria e kampingut është zakonisht ajo çka kushton më tepër. Ju mund t’i përdorni shumicën e pajisjeve me vite. Ky rast bëhet nëse llogariten  buxheti dhe planifikimi juaj, gjithashtu mund të planifikoni disa udhëtime të shkurtra kampingu gjatë verës (ose edhe gjatë vitit).

Jetoni me modesti, jo me luks

E dimë se duhet të duam për të tjerët atë që duam për veten. Paj, këtu është rasti yt për t’i fituar disa bekime dhe të argëtohesh duke e bërë këtë. Nëse nuk jeni në gjendje për të shkuar diku për pushime, i ftoni disa prej të afërmve tuaj më të dashur t’ju vizitojnë juve.

Vizita e tyre do t’ua mundësojë pushimin në qytetin tuaj. Duke i shëtitur ata, ju do të ndiheni se jeni duke bërë diçka të veçantë dhe do t’ju japë një mundësi t’i vizitoni përsëri disa nga vendet më të dashura në vendlindjen tuaj. Në të vërtetë, ju mund ta merrni edhe rimorkiatorin në disa prej udhëtimeve të shkurtra të lartpërmendura. I merrni ato në për vikend ose edhe në kamping dhe uluni prapa dhe leni t’ju ndodhin gjërat e mira.

Hobitë ju ndihmojnë t’ju shmangeni bisedave të mërzitshme

Mbani aktivë fëmijët tuaj. Nëse ata kanë argëtim gjatë ditës, atyre s’do t’ju mungojë udhëtimi i gjatë. I regjistroni ata në ndonjë kurs ose në qendra rekreative. Ata mund t’i bashkohen ndonjë ekpi të futbollit ose madje mund të ndjekin kampet ditore. Kampet ditore ofrojnë aktivitete të ndryshme për t’i mbajtur fëmijët e zënë. Disa janë motiv të orientuar si kampet e kalërimit ose kampet e notimit. Disa prej arteve lokale dhe shitoreve të zejeve ofrojnë programe për klasa të arteve. Lerini fëmijët tuaj të kërkojnë dhe të zgjedhin ku kanë dëshirë të shkojnë.

Zgjedhjet për kampe dhe hobi janë pothuajse të pambarim, duke u varur nga ajo se sa duan të marrin fëmijët tuaj dhe sa jeni ju të gatshëm t’i leni ata të marrin pjesë. Ju mund t’i regjistroni së bashku vëllezërit dhe motrat ose t’i leni ata të marrin klasa me shokët për ta bërë pushimin më të kënshëm.


Përktheu: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.