Shkruar nga Asma Siraj
|
e diel. 12 gusht 2007 |
Mund të ndodhë një ngjarje ose edhe një aksident i vogël i cili e lëviz memorjen tuaj dhe ju bën të mendoni.
Kur kam shkuar për ta përcjellur tezen time në aeroport më ka prekur- sa mirë qemë përgatitur ne për një udhëtim të përkohshëm, të gjithë me bagazhin që na përkiste të zbukuruar me kujdes. Dhe, atëherë mendova-a jemi përgatitur për Udhëtimin e Fundit? A jemi bërë të sigurt se punët tona me shkathtësi janë vendosur në anën e dorës së djathtë të bagazhit të gjatë të jetës sonë?
Sa jemi përgatitur për atë të vetmin Udhëtim, në kuptimin e plotë të fjalës?
Allahu thotë në Kur'anin Fisnik:
" Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. " (3: 185)
Domethënë, kjo jetë është vetëm periudhë kalimtare, megjithëse pak e gjatë. Askush nuk e din sigurt se kur do të thirret ai. Mund të vijë tani kur je duke e lexuar këtë ose më vonë kur je në gjumë të thellë. A e ke ndarë pak kohë sot për ta madhëruar Zotin tënd? Qoftë edhe disa fjalë do të mjaftojnë:
" Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj. " (47: 19)
Ai i cili ndan kohë nga "jeta e ngarkuar" dhe mendon për botën tjetër e bën veten të mirë. Nuk duhet vetëm për të bërë vepra të mira dhe të fitosh shpërblime por duhet edhe ta kujtosh çështjen e Ditës së Fundit. Përkujtimi i vazhdueshëm është ajo që na nevojitet të gjithëve dhe është ajo që duhet ta bëjmë të gjithë. Abdullah ibn Umeri ka thënë: I Dërguari i Allahut njëherë më ka mbajtur për supe dhe më ka thënë: "Sillu në këtë botë sikur të jesh i huaj ose udhëtar." (Buhariu)
Sepse ne jetojmë në botën me përplot joshje. Pasi askush nuk është imun ndaj këtyre joshjeve ne duhet të jemi tepër të kujdesshëm para se t'i kryejmë çështjet qofshin të vogla apo të mëdha. Qëllimet s'duhet të jenë depo thuprash për të vlerësuar një bëmirësi por ju duhet gjithashtu të mbeteni të palëkundur në imanin tuaj dhe të bëni durim. Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: "Bëni vepra të mira siç duhet, sinqerisht dhe me maturi dhe ta dini se veprat e juaja nuk do t'ju fusin në Xhenet, dhe vepra më e dashur te Allahu është vepra e vazhdueshme madje sadoqë që të jetë e vogël." (Buhariu)
Kështu, kur keni ndërgjegje të pastër e dini se ju i kryeni detyrat fetare më mirë se i thuani me fjalë dhe e lutni të Plotfuqishmin për mëshirë, falje dhe udhëzim vetëm para se të shtriheni në shtrat-ju keni filluar të niseni për në udhëtimin e fundit të jetës tuaj.
Marrë nga revista: "Jumuah" Përktheu: Fexhrie Kaçiu |