MЁNYRA E ABDESIT

 
Dobitė e dhikrit (pėrmendjes sė Allahut tė Lartėsuar) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 12 gusht 2007

  

- E kënaqë Rrahmanin (Allahun).
- Largon mërzinë dhe shqetësimet nga zemra.
- I sjellë zemrës gëzim dhe lumturi.
- E forcon zemrën dhe trupin.
- Ndricon fytyrën dhe zemrën.
- E veshë përmendësin me ëmbëlsi.
- Trashëgon dashurinë ndaj Allahut e cila është shpirti i islamit.
- Trashëgon mbikqyrjen e Allahut deri sa ta fusë në gradën e ihsanit.
- Është shkak për pendim dhe kthim te Allahu.
- Përmendësin e ofron te Allahu.
- Hap derën e njohjes.
- Të shton frikën ndaj Allahut të Lartësuar.
- Allahu e përmendën, sic thotë i Lartësuari: “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime),        Unë ju kujtoj juve (me shpërblim)” (El Bekare: 152)
- Rrit gjallërinë e zemrës.
- Forcon zemrën dhe shpirtin.
- Pastron zemrën nga ndryshku.
- Largon dhe fshin gjynahet, sepse dhikri është ndër veprat më të mira, e veprat e mira i fshijnë veprat e këqia.   
- Largon vetminë ndërmjet robit dhe Zotit të vet.
- Ashtu si njeriu e përmend Allahun, Allahu e përmend atë kur të jetë në vështirësi.
- Dhikri i shumtë është mbrojtje nga dyfytyrësia.
- Vazhdimsia e dhikrit bën që Allahu mos ta harrojë këtë njeri në këtë botë dhe botën tjetër.
- Nëse robi e njeh Allahun në mirësi, Allahu do ta kujtojë në  vështirësi
- Dhikri të shpëton nga dënimi i Allahut.
- Është shkak në angazhimin e gjuhës nga përgojimi, thashethemet, rrena, nga të shëmtuarat dhe nga e kota.
- Kuvendet e dhikrit janë kuvende të meleqve, ndërsa kuvendet e fjalëve të kota janë kuvende të shejtanëve.
- E siguron njeriun nga keqardhja në ditën e kijametit.
- Vazhdimsia e dhikrit bëhet shkak që Allahu t’i japë atij njeriu më mirë se i jep atij që lutet.
- Është ndër ibadetet më të lehta, por dhe më i vlefshëm.
- Mirësia të cilën e fiton nëpërmjet dhikrit nuk e fiton nga punët e tjera.
- Në zemër ndodhet boshllëk të cilin nuk e përmbush përvecse dhikri i Allahut.
- Dhikri largon gjumësinë nga zemra dhe e zgjon atë.
- Dhikri është pema që jep frytet e njohjes.
- Përmendësi është afër Atij që e përmend.
- Të përmendurit e Allahut është e barabartë me lirimin e robërve, shpenzimin e pasurisë dhe goditje me shpatë në rrugë të Allahut të Lartësuar.
- Dhikri është koka e falenderimit, nuk e ka falenderuar Allahun ai i cili nuk e përmend Atë.
- Njerëzit më të nderuar tek Allahu janë ata të cilët gjuha e tyre është e lagur me të përmendurit e Allahut.
- Asnjë vepër nuk i përmbledhë kohërat dhe gjendjet sikurse dhikri
- Dhikri është nur për përmendësin në këtë dynja, në varrin e tij dhe nur në botën tjetër me të cilën ecën mbi sirat.
- Dhikri është koka e cdo cështje, kujt i hapet kjo derë i është hapur dera e hyrjes për te Allahu.
- Në zemër gjendet ngurtësia të cilën nuk e shkrinë përvecse të përmendurit e Allahut.
- Dhikri bashkon të ndarat, i ndan të bashkuarat, afron të largëtën, largon të afërmën, bashkon atë që është larguar prej njeriut nga zemra dhe vullneti i tij, brengat dhe vendosmërinë e tij, i ndan brengat mërzitë, dëshpërimet dhe keqardhjen për kalimin e të mirave, gjithashtu ndan mëkatet dhe gjynahet, gjithashtu ndan ata që janë tubuar për ta luftuar prej ushtarëve të shejtanit, sa i përket asaj se afron të largëtën, do të thotë ia afron ahiretin, ndërsa ia largon të afërtën, është fjala për dynjanë
- Dhikri e zgjon zemrën nga gjumi dhe kotja.
- Dhikri është pemë që jep frute njohje të cilat i synojnë besimtarët
- Përmendësi është afër Atij që e përmend dhe Ai që përmendet është me të, kjo prani është e vecantë jo prani e dijes dhe përfshirjes së përgjithshme, por prani e afërsisë, dashurisë, ndihmës dhe suksesit
- Dhikri është shërim për zemrën dhe ilaci i saj, ndërsa gafleti është sëmundje për të.
- Dhikri është baza e miqësisë me Allahun, ndërsa gafleti baza e armiqësisë me Të.
- Dhikri sjell dhunti dhe largon dënimin në emër të Allahut.
- Dhikri sjellë salavate prej Allahut dhe meleqve.
- Kush dëshiron që të qëndrojë në kopshtet e xhennetit në këtë dynja të marrë pjesë në kuvendet e dhikrit, sepse janë kopshte të xhennetit
- Kuvendet e dhikrit janë kuvende të meleqve, ata nuk kanë kuvende të tjera përvec kuvendeve të dhikrit.
- Allahu i Lartësuar krenohet tek meleqt me ata që bëjnë dhikër
- Dhikri është ndihma më e madhe e bindjes ndaj Allahut, sepse bën që njeriu ta dojë bindjen dhe e lehtëson për këtë, bën që ai të ndjejë kënaqësi në të.
- Dhikri largon frikën nga zemra dhe i jep asaj siguri
- Dhikri jep forcë, dhe nxitë në veprimin e asaj të cilën nuk mund ta vepronte nëse nuk e përmend Allahun.
- Dhikri bën që njeriu të jetë i sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, kush është i sinqertë me Allahun në ditën e kijametit do të ringjallet me të sinqertit
- Dhikri është mburojë ndërmjet robit dhe xhehennemit.
- Dhikri është lehtësues për vështirësitë dhe mundimet.
- Meleqt kërkojnë falje për ata që bëjnë dhikër ashtu si kërkojnë falje për penduesin.
- Në të përmendurit e Allahut ka kënaqësi të madhe e cila nuk është e njëjtë me veprat e mira të tjera.
- Të përmendurit e Allahut vazhdimisht në rrugë, në shtëpi e në vende të tjera është shumëzim i dëshmitarëve për robin në ditën e kijametit, edhe toka dëshmon për atë që e përmend Allahun në ditën e kijametit.
 

Përktheu: Merita Rexha





 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.