MЁNYRA E ABDESIT

 
Duaja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 18 gusht 2006

Tha Zoti juaj : Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem, e ata që bëhen  mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehennem duke qenë të  nënçmuar.”   (Gafir : 60).
Duaja është një proces komunikimi direkt me Allahun. Është të treguarit e dobësisë, nevojës dhe përulësisë nga ana e robit të varfër, i cili nuk mund t’i ndihmojë vetes dhe të kërkuarit e tij ndihmë nga Allahu i Madhëruar dhe Fuqiplotë, i cili është në gjendje t’i ofrojë gjithçka që është e dobishme, dhe t’i largojë gjithçka që është e dëmshme.
Duaja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin. Allahu e di çfarë fshihet në qoshet më të thella të zemrave tona, andaj pse të mos i nxjerrim jashtë lutjet tona, pse të mos i lëmë duatë të na bëhen si ' terapi ' për ne.

Kështu, ti kërkon prej Atij që të ka nën kontroll, Atij që të njeh ty më mirë se sa e njeh ti veten. Për gjithçka që dëshiron Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Duaja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur
dhe për atë që nuk ka ndodhur. Pra, bëni dua, o robër të All-llahut!"  
Nga Enes b. Maliku r.a. trensmetohet se Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, ka thënë : “Mos pushoni në drejtimin e duasë, ngase askush nuk do të pësojë gjatë duasë !”
Nga Ebu Seid el-Hudri transmetohet se Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, ka thënë : “Nuk ka musliman të tillë që do t’i drejtojë dua Allahut – me kusht që në të, të mos ketë ndonjë mëkat ose këputje të lidhjeve familjare – e që Allahu, falë asaj, të mos i japë një nga këto tri gjëra: ta shpejtojë atë për çka është lutur, t’ia ruaj këtë për botën tjetër, ose ta kursejë nga të këqiat e ngjashme.”
   
Duaja është një prej kushteve të adhurimit ngase është një lidhje në mes njeriut dhe Krijuesit.
Profeti Muhamed, sallall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: "Duaja (apo lutja) është thelbi i adhurimit". (Transmeton Enesi, Tirmidhiu) .
    
Edhe këmbëngulja  në dua është një prej ilaçeve më frytdhënëse. I Dërguari i Allahut, sallall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i do këmbëngulësit në dua”.
Personi i cili bën dua duhet të jetë i sigurtë se Allahu do t’i përgjigjet atij, duhet që duaja të shoqërohet me praninë e zemrës, me përqëndrimin e saj për të realizuar kërkesën, duhet që personi të ketë frikë në zemrën e tij dhe të jetë i përulur dhe i nënshtruar përpara Allahut.
Në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejra Profeti, salall-llahu alejhi ve selem,  ka thënë: "Bëj dua dhe të jesh i sigurtë se do të të përgjigjet, dhe dije se Allahu nuk i përgjigjet duasë që del nga një zemër e shkujdesur e cila nuk përqëndrohet." 
Allahu i ka urdhëruar njerëzit ta lusin Atë me përulësi dhe me sinqeritet, duke u premtuar atyre se Ai do t’u përgjigjet lutjeve të tyre dhe do t’i plotësojë nevojat e tyre. “Duatë e tre njerëzve nuk refuzohen: agjëruesit kur e prish agjërimin, sundimtarit (liderit) të drejtë, dhe njeriut të shtypur (në presion)." (Transmeton Ebu Hurejra, Tirmidhiu)

"Askush nuk bën dua e Allahu të mos i japë atij çfarë kërkon, apo të mos e mbrojë nga e liga, duke konsideruar se ai nuk është duke kërkuar diçka prej mëkateve apo për prishjen e lidhjeve familjare." (Transmeton Xhabiri, Tirmidhiu)
 
Kohët më të mira për pranimin e duasë janë:  1/3 e fundit të natës, dita e Arafatit, Muaji i Ramazanit, e premtja, në kohë paniku atëherë kur zemra është e butë dhe e ndieshme, në sexhde, gjatë thirrjes së ezanit, koha midis ezanit dhe ikametit, koha pas namazeve farz, para ngrënies së iftarit, ditët e fundit të Ramazanit, gjatë ngritjes së imamit në hytbe në ditën e Xhuma, kur bien shi, ora e fundit pas namazit të inkidisë, udhëtarit etj.

Për kryerjen e duasë në mënyrën e duhur, duhen plotësuar këto kushte :
-Dretimi nga Kibla.
-Pastërtia trupore.
-Ngritja e duarve.
-Të filluarit me lavdërimin, falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij.
-Dërgimi i salavateve për Muhamedin (salall-llahu alejhi ve selem), robin dhe të Dërguarin e Allahut.
-Pendimi dhe të kërkuarit e faljes.
-Lidhja me Allahun dhe këmbëngulja në dua.
-Që të lutesh vazhdimisht dhe duanë ta përsëritësh tri herë.
-Përmendja e emrave dhe cilësive të Allahut si dhe njësimi i Tij.
-Duhet të jetë i sigurtë se Allahu do t’i përgjigjet atij.
-Lutja duhet të drejtohet me vëmendje, përkushtim, përulësi dhe me një zë as të lartë e as të ulët. 

-Mirëpo, rezultati i dëshiruar i duasë mund të mungojë për shumë arsye :
-për shkak të parregullsisë së vetë duasë
-për shkak të neglizhencës në zemër, papërkushtimit ndaj Allahut
-për shkak të harameve, mbylljes së zemrës në mëkate dhe përkushtimi i saj ndaj  pakujdesisë, pasioneve, argëtimit dhe ahengjeve
-për shkak të ngrënies ose pirjes haram.

E lusim Allahun që të na i pranojë duatë tona, dhe të mos na ndajë nga përkujtimi (dhikri) i Tij.

Përgatiti: Blerta Shaqiri                            
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.