MЁNYRA E ABDESIT

 
Karakteri i mulimanit me Zotin e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 27 korrik 2007
  

- Sinqeriteti në ibadet
Adhurimin t’ia drejtosh vetëm Allahut e jo dikujt tjetër, Allahu i Lartësuar ka thënë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij” (El Bejjine: 5)

- Largimi nga shirku dhe cdo gjë që të afron te ai.

- Dashuria ndaj të dashurve të Allahut dhe urrejta ndaj armiqëve të Tij.

- Të kesh parasysh mbikëqyerjen e Allahut, dhe ta bësh të ditur se Ai është me ne me dijen e Tij. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ai është me ju kudo që jeni” (El Hadid: 4)

- Largimi nga mëkatet sepse ato janë shkak për hidhërimin e Tij.

- Shpeshtimi i dhikrit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ti përmende shumë Zotin tënd” (Ali Imran: 41) edhe i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, e ka përmendur Allahun në cdo kohë.

- Korrektësia në fenë e Allahut dhe përqëndrimi në të, moskthyerja mbrapsht sado që të shtohen fitnet (sprovat). Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar” (Hud: 112)

- Të mbështeturit në Allahun e Lartësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë” (El Maide: 23)

- Durimi në kadanë dhe kaderin e Allahut. Allahu i lartësuar ka thënë: “Përballo me durim cdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga cështjet më të preferuara” (Llukman: 17)

- Pendimi dhe istigfari (kërkimi i faljes) i vazhdueshëm. Allahu i lartësuar ka thënë: “Pendohuni të gjithë te Allahu o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim” (En Nur: 31)

- Të kujdesurit ndaj farzeve . Në hadith kudsi thuhet: Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim)” (Buhariu)

- Të nxituarit në bindjen ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj” (Ali Imran: 133)

- Të penduarit për mangësitë në bindjen ndaj Tij dhe për veprimin e mëkateve, dhe të vendosurit që mos të kthehesh më në mëkat.

- Dhënia përparësi e fjalës së Tij para fjalëve të njerëzve, dhe mosrefuzimi si shkak i mendimeve ose propozimit të dikujt tjetër. Allahu i Lartësuar ka thënë: “O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij” (El Huxhurat: 1)

- Të përgatiturit për takimin e Tij me vepra të mira. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe ruajuni një dite kur në të ktheheni tek Allahu” (El Bekare: 281)

- Mos heqja dorë nga dicka prej fesë për shkak të njerëzve.

- Pastrimi i Zemrës nga dashuria ose madhërimi i dikujt tjëtër përvec Allahut.

- Madhërimi i Librit të Tij dhe të vepruarit me të. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e deotshmërisë së zemrës” (El Haxhxh: 32)

- Madhërimi i vendeve të cilat i ka madhëruar Allahu si: Mekka, Medina, xhamitë.

- Largimi nga mëkatet e vogla sepse janë rrugë për te mëkatet e mëdha.

- Urryerja e të ndaluarës dhe bidatit, sepse këtë e urren edhe Allahu.

Përktheu: Merita Rexha

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.