MЁNYRA E ABDESIT

 
Pushimet verore pėr ēdo familje PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Salma Sanwari   
e premte. 27 korrik 2007


Është kjo kohë e vitit kur përsëri dielli shndrit, valët përplasen, lumenjtë rrjedhin, parqet për argëtim janë në lëvizje… dhe fëmijët janë në shtëpi gjithë ditën, çdo ditë. Çka do të bëjë familja jote këtë pushim veror?

Nëse ke mungesë të parave ose mungesë të kohës, ka mjaft çka mund të bësh për ta mbajtur tërë familjen të argëtuar. Ndoshta nuk keni buxhet këtë verë për udhëtim të largët. Akoma mund të kesh shumë argëtim pa harxhuar asnjë cent. Ose, ndoshta ke një fond të vogël parash për një udhëtim të shpejtë. Ka shumë mënyra për ta tejkaluar kohën dhe paratë. Ose, ndoshta më në fund ju keni para për udhëtim por nuk keni shumë kohë. Disa udhëtime të paharrueshme mund të bëhen me plan dhe strategji të mirë edhe nëse janë të shkurtra. Sido që të jetë situata juaj, këtu janë disa këshilla që mund t’ju bëjnë të gatshëm dhe të vendosur për pushimete juaja verore.

Argëtim për të gjithë - pa pagesë

Me pushime verore nuk nënkuptohen udhëtimet ekzotike në ishujt tropikalë ose aventura kampimi të jashtëzakonshme në vende të shkreta gropa-gropa. Koha kur fëmijët lëshohen prej shkollës akoma mund të jetë e kënaqshme për tërë familjen nëse planifikoni përpara. Nëse fëmijët janë shumë të rinj, ata janë shumë të rinj për të punuar ose për të bërë diçka në mënyrë të pavarur, kështu që iu mbetet prindërve të planifikojnë diçka për fëmijët më shumë se TV dhe videolojërat mundësisht për tre muajt e pushimit. Këtu janë disa ide për familjet e reja.

Tema e javëve

Kalendari i ngjarjeve për muajt e verës do t’ju japë fëmijëve tuaj një vizion se çka do të vijë. Hiqe kalendarin, ulu me ta dhe planifiko temën për aq javë sa mundesh. Mund të zgjedhësh hollësi të kulturave ose të ngjyrave. Ose shkoni për diçka si ‘udhëtim’ ndryshe çdo javë (një javë mund të jetë udhëtim tropikal, një javë mund të jetë safari, një javë mund të jetë kamping).

Për shembull, nëse zgjedh temën e Havajit, mund ta zbukuroni shtëpinë me çdo gjë që ua kujton juve Havajin. Edhe nëse nuk keni qenë kurrë në Havai, është një sasi e pafund e fotove dhe e informatave të cilat mund t’i shkarkoni prej internetit. I shtypni dhe i leni fëmijët e papërmbajtur. Është zakonisht vetëm një shirit dhe letër që është përfshirë, asgjë e qëndrueshme.  
Nëse vërtet doni të hyni brenda ritmit të gjërave, mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të maskohen me stil. Mbledhni disa lule të freskëta dhe i kapni ato në flokët e vajzës suaj. Lerini ata të vrapojnë rreth shtëpisë me rrokullisje të shkurtra (të cilat s’i kanë bërë deri tani).

Ndërtoje një mesxhid

Aktiviteti i gjatë i mrekullueshëm për fëmijët e rinj është për t’i sprovuar ata për ta ndërtuar një xhami në shtëpinë tuaj. Zgjedhe një pikë në shtëpinë tënde që jeni e gatshme ta dorëzoni dhe t’u jepni atyre pushtet të lirë. Kujto, se ka diçka që s’mund të bëhet, kështu ua lë atyre ta pikturojnë dhe zbukurojnë, vetëm jo ta renovojnë.
Fëmijët mund të kenë ide nga interneti ose nga mesxhidi i qytetit. Lerini ata ta bëjnë planin dhe madje ta konstruktojnë minberin nga kutitë e vjetra prej kartoni. Ata mund ta pikturojnë jashtë Kiblen dhe ata madje mund ta përdorin shiritin e maskës për t’i bërë në tepi vijat e rreshtave të safave.

Pastaj, duhet të jetë përgjegjësia e tyre për ta thirrur ezanin, ta përgatisin hapësirën për namaz dhe nëse është e nevojshme të pastrojnë ndonjë pjesë të hapësirës. Ky mund të duket vetëm një aktivitet tërheqës për prindërit, por mund të rrënjoset te fëmijët tuaj dashuria për namazin dhe respekti për mesxhidin që mund të zgjasë gjatë tërë jetës.

Biblioteka - Parku i javës

Bibliotekat dhe parqet janë aktivitete të mrekullueshme kur nuk doni të harxhoni shumë para por ende dëshironi të bëni diçka zbavitëse. Të dyjat janë pa pagesë derisa i ktheni librat me kohë! Mund të qëndroni te të dyjat aq gjatë sa dëshironi. Dhe kur ta vizitoni parkun mund të paketoni një drekë për piknik dhe të kaloni vërtet një ditë të mrekullueshme jashtë.

Duke përdorur hartën e zonës së afërt, me fëmijët tuaj bëni hartën e rrugëve për t’i vizituar bibliotekat dhe parqet lokale. Për shembull, mund të vendosni të vizitoni vende të ndryshme çdo javë ndërmjet bibliotekave dhe parqeve. Ju mund të vëreni se disa biblioteka gjenden shumë afër parqeve. Ndoshta për disa javë ju mund t’i arrini të dy destinacionet njëherësh.

Cilëndo që vendosni, ju mund ta bëni një aventurë duke i lënë fëmijët tuaj për ta bërë hartën e rrugës. Provoni të ecni te bibliotekat dhe parqet kur ato janë të mbyllura. Fëmijët tuaj do t’i duan risitë nëse ata janë mësuar të udhëtojnë me makinë kudo dhe ju mund të kënaqeni gjatë kohës kur jeni vetëm ju dhe ata - pa vetura, pa telefona celularë, pa trafik.


Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.