MЁNYRA E ABDESIT

 
A eshte mekat te mbaj Kur'anin ne qafe? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 26 korrik 2007
Pyetje:
Kam një Kur’an të vogël të cilin e mbaj në qafë, e kam dhuratë nga vajza e hallës. Kur të hy në banjo e hjeki, por nuk e di mos është mëkat ta mbaj. Ju lutem të më tregoni për mënyrën e mbajtjes së këtij Kur’ani.

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Motër, mbajtja e Kur’anit në trup nuk të bën dobi aspak, dhe kjo nuk është transmetuar nga asnjë shok i Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, se ka urdhëruar për një gjë të tillë apo ia ka vënë ndonjërit në kohën e tij.Kur’ani ka zbritur që të lexohet dhe të praktikohen urdhërat e tij, jo të vendoset nëpër mure apo në trupat e njerëzve. Motër, kjo është traditë e sufive (sektë i devijuar), e jo traditë e pasuesve të Muhamedit, salallahu alejhi ue selem. Merre atë, digje dhe hirin e mbetur varrose diku në oborr ku nuk shkelet ai vend dhe mos u bë merak, ngase ajetet e Kur’anit duhet të ruhen e jo të hudhen nëpër tokë ku kalojnë njerëzit.Mund ta mbani edhe në raft të librave, por keni kujdes mos ta marrin dhe ta vendosin në trup, ngase kjo nuk është e lejuar.

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.