MЁNYRA E ABDESIT

 
Si t'i ndihmoj motres sime? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 26 korrik 2007
Pyetje:
Eselamu alejkum!
Jam një vajzë 12 vjeçare dhe po kam dëshirë 
t’i ndihmoj motrës sime që është 14 vjeçare, por nuk di si
të veproj, nuk po i pranon këshillat e mia, ato po i merr vetëm për të keq.
Ju lutem të ma ktheni përgjigjen. Jeni një web faqe e mrekullueshme. Eselamu alejkum!
 
Përgjigje:

Alejkum selam motër!
Motër, më së shumti njeriu ndikon te të tjerët me vepër se sa me fjalë, për këtë ju kisha këshilluar që të jepni mund ju më shumë të punoni, qoftë edhe punët e saj, pastaj kur dëshironi ta këshilloni keni kujdes kohën dhe momentin, sepse nëse ajo është duke shikuar (apo luajtur) diçka që shumë e don, keni kujdes, ngase mund të dështoni në këshillë, për këtë mundohuni që t’i hyni në zemër dhe t’ia përfitoni zemrën para se ta këshilloni.Motër, mos mendo se ti posedon diçka pa Allahun e Madhëruar, në Dorën e Tij janë të gjitha të mirat, për këtë përgatitu mirë dhe bën dua të sinqertë, ngase Allahu i dëgjon lutjet dhe thirrjet e atyre që e thërrasin dhe u përgjigjet lutjeve të robëve të Tij.
Tregoni ndonjë tregim për muslimanët e mëhershëm apo në kohën tonë se si duhen për hir të Allahut, ndoshta i zbutet zemra dhe të dëgjon, por ke kujdes mos e urdhëro shpesh as mos e ndalo para se të gjesh kohën e duhur që mendon se ndikon te ajo.
Allahu të ndihmoftë!

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.