MЁNYRA E ABDESIT

 
Limonada PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina   
e mėrkurė. 25 korrik 2007




Të bësh limonadë është gjë e lehtë, apo jo? Mjafton të shtrydhësh disa limonë, të shtosh ujë dhe sheqer dhe u bë. Por si të bëjmë limonadë që ka shije të mirë gjithmonë?
Ja një metodë e sigurt. Mbani mend raportet – 1 gotë sheqer, 1 gotë ujë dhe 1 gotë lëng limoni. (Ky raport do t’ju japë një limonadë goxha të ëmbël. Nëse nuk e doni kaq të ëmbël limonadën, ulni sasinë e sheqerit.)
Sekreti i limonadës së përkryer është shurupi i sheqerit. Shkrirja e sheqerit në ujë të nxehtë bën që sheqeri të përhapet nëpër limonadë dhe të mos mbetet në fund të enës me limonadë.
Në një tenxhere të vogël nxeheni sheqerin dhe ujin derisa sheqeri të jetë shkrirë tërësisht. Ndërkohë që sheqeri shkrihet, përdorni një shtrydhës frutash për të nxjerrë lëngun e limonit nga 5-6 limonë mesatarë. Hidheni lëngun e limonit dhe ujin me sheqer në një kanë si dhe shtoni 5 gota me ujë të ftohtë, në varësi të fortësisë që e doni limonadën. Futeni në frigorifer për një orë.
Shërbejeni me akull dhe me feta të holla limoni.
Për 6 vetë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.