MЁNYRA E ABDESIT

 
"Nuk do tė ndodhė kataklizma derisa robėresha ta lindė zonjėn dhe zotėriun e saj” PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e shtunė. 21 korrik 2007
  Jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë temë, ngaqë një realitet i hidhur ka kapluar edhe vendin tone.
A thua vallë cfarë po ndodhë sot më prindërit tanë?! Lirshëm mund të themi se po ndodhë një katastrofë marramendëse. Dukshëm po vërehet se cdo brez i ri që po vjen, akoma më shumë po i zbehë dhe në mënyrë graduale po e eleminojnë marrdhënien dhe respektin prindër–fëmijë.
Në këto ditë që ne po jetojmë, jo vetëm që fëmija ka braktisur prindin duke bredhur nëpër vende të ndryshme të botës, por edhe nuk e canë kokën që ta c’mallë të paktën njeherë atë (prindin) të paktën me një vizitë të shkurtër në ditët e ngrohta të verës apo edhe në ditët e ftohta të dimrit.
A thua vallë nga ku buron ky mosrespekt ndaj prindërve, kjo edukatë e shthurur e të rinjve të cilët kanë vënë para vetës vetëm realizimin e pasionit të tyre duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër?
Mos vallë janë duke e dhënë shpirtin nga etja dhe uria e madhe, dhe janë të detyruar që të dalin për të kërkuar kafshatën e gojës, apo mos vallë janë të obliguar që vendet e turpshme t’i mbulojnë me gjethe të pemëve nga varfëria e skajshmërisë apo kanë dic tjetër që me kaq pa ndërgjegje i kanë braktisuar prindërit e tyre?
Për lidhjet farefisnore sa obligon All-llahu dhe i Dërguari i Tij e lëre më për kujdesin dhe mbikqyrjen ndaj prindërve.

Thotë i Dërguari alejhisselam:

“Ai i cili dëshiron që furnizimi i tij të shtohet dhe jeta t’i zgjatet le të mbajë marrdhënie të mira me të afërmit.” (Buhari )
 Këto avantazhe janë shtimi i furnizimit të tij dhe jetëgjatësisë së tij do të jenë bekimi nga Ai.
E njejtë është rasti me jetëgjatësinë. Jeta e një personi të tillë ose është e shtuar (me numrin e viteve ) ose jeta e tij është  e hijeshuar nga bekimet e All-llahut. (Rijad us Salihin)

Sikur kemi harruar se prindërit janë një bekim nga All-llahu subhanehu ve teala, por prezenca e tyre është marrë nëpërkëmbë edhe të drejtat e tyre janë të neglizhuara vecanërishtë kur ata bëhen të plakur dhe bëhen të varur prej fëmijëve të tyre.

Të folurit me ashpërsi dhe pa respekt ndaj tyre, dhe shfaqja e paknaqësisë kur ata kërkojnë dicka është bërë e modës.
Kurse Islami mëson t’i bindemi dhe të jemi të këndshëm me prindërit, duke i përmbushur të drejtat e tyre, duke mbrojtur nderin e tyre dhe na ka paralajmëruar kundër neglizhimit të të drejtave të prindërve.

All-llahu subhanehu ve teala thotë:
“…keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni , ruajeni farefisin (akraballekun), se All-llahu është mbikqyrës mbi ju…” (en-Nisa: 1)

 Ebu Hurejre radiaAll-llahu anhu ka transmetuar se: I Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sselem) ka thënë:
“All-llahu i ka krijuar të gjitha krijesat dhe kur Ai ka mbaruar krijimin e Tij, Er-Rahman (mitra ) ka thënë:
“(O Al-llah ) në këtë vend unë kërkoj mbrojtje me Ty nga të gjithë ata të cilët më vecojnë mua ( I shkëpusin lidhjet). All-llahu ka thënë: “Po.  A je e kënaqur që Unë do të dënoj atë që i shkëputë lidhjet me ty.  Ajo ka thënë: “Unë jam e kënaqur”. All-llahu ka thënë: “Kjo të është garantuar ty”.

Pastaj i Dërguari (alejhisselam) ka thënë:
“E ju pastaj nëse iu jepet autoritet do bëni c’regullime në tokë dhe t’i shkëputni lidhjet farefisnore? Të tillët janë ata që All-llahu i ka mallkuar …” (Buhari & Muslimi)
Imam Ahmedi ka thënë se transmetohet nga Abdullah Ibën Amër radiaAll-llahu anhu, që i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve selem) ka thënë:
“Mitra do të vendosët në Ditën e Gjykimit në formë të lakuar si një cikrik tjerrsës duke folur me një gjuhë të rrjedhshme duke thirrur për t’i këputur lidhjet me atë që i ka këputur lidhjet dhe duke u lidhur ( lidhjet farefisnore ) me ata që i kanë mbajtur lidhjet farefisnore. (Musnad Ahmad)

Këto hadithe tregojnë rëndësinë e trajtimit të mirë të të afërmve sepse kjo është një mënyrë e vecantë për të arritur mëshirën e All-llahut.
Një sjellje e kundërt me të-neglizhimi i të drejtave të të afërmve është një shkak për paknaqësinë dhe dënimin e All-llahut.
Kështu që mbajtja e lidhjeve familjare është e obligueshme dhe për më tepër kur është një lidhje e mitrës.
I Dërguari (alejhisselam) ka thënë:

“Tre vepra do të bëjnë veprat e një personit    pavlefshme; shoqërimi  i të tjerëve me All-llahun, pandëgjueshmëria dhe sjellja e vrazhdë  kundrejtë prindërve  dhe dezertimi ndaj luftërave.” (Et-Tabarani)

Hasan el Basriu ka thënë: “Vrulli ( i bindjes) drejtë prindërve përfshinë bindjen ndaj urdhërave të tyre përvec kur ata urdhërojnë dicka që shpie në mosbindje ndaj All-llahut . Në të kundërt Ukuk përfshinë neglizhimin e prindërve dhe mbajtjen e këndshmërisë me ta” (Ad-Durr el-Manthut, vol.5, fq. 259).

Ibën Abbasi radiaAll-llahu anhu ka thënë: “All-llahu hap dy dyer (të parajsës) për cdo musliman i cili është i dhënë pas dy prindërve të tij musliman duke pritur shpërblimin e All-llahut të Vetëm dhe një derë nëse ai /ajo ka një prind të gjallë (dhe që kujdeset për të). Më tepër nëse dikush e zemëron një nga prindërit e tij atëherë All-llahu nuk do të jetë i kënaqur me të derisa prindërit e tij ta falin”.
Ai është pyetur: “Edhe nëse ai është i padrejtë ndaj fëmijës së tyre?” Ai ka thënë: “Edhe nëse ata janë të padrejtë”. (El – Bejhaki)

Ai i cili i përmbushë detyrat e tij ndaj prindërve të tij ka zgjedhur një rrugë për në xhennet dhe ai i cili ka neglizhuar detyrat e tij drejt prindërve të tij është me të vërtetë i privuar nga një mundësi e madhe për të hyrë në xhennet, sepse bindja dhe nderimi i prindërve është një mënyrë për të hyrë në xhennet.

Ebu Hurejrah ka transmetuar që Pejgamberi (alejhisselam) ka thënë:

“Qoftë ai i poshtëruar, qoftë ai i poshtëruar, qoftë ai i poshtëruar” I është thënë; “Kush o i Dërguar i All-llahut?” Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sselam) ka thënë:
“Njëriu, prindërit e të cilit, njëri apo dytë e arrijnë moshën e thyer gjatë jetëgjatësisë së tij e ai nuk hyn në xhennet (nëse nuk i shërben atyre)” (Muslimi)
Shërbimi  ndaj prindërve është esencial në cdo nivel të jetës së tyre nëse ata janë të rinj ose të moshuar . Por ky hadith përmend moshën e vjetër për arsyen që në atë periudhë të jetës ata janë në nevojë dhe u duhet shërbim më i madh.

Është një krim i madh të lihen në mëshirë rrethanash kur ata janë të vjetër, të dobët dhe të varur nga të tjerët për nevojat e tyre. Neglizhimi ndaj tyre është një mëkat i madh.

Ebu Bekrah Nufai ibën el-Harith ka transmetuar se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “A t’ju informoj për një nga gjynahet më të mëdha?”, dhe këtë e persëriti tre herë. Ne i thamë : “Po o i Dërguari i All-llahut. Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sselem) ka thënë:
“T’i shoqërosh partner All-llahut në adhurim dhe moskujdesi ndaj prindërve...” (muttefekun alejhi)
Një person duhet të gjejë kohë të mjaftueshme për t’u kujdesur për prindërit e tij, t’i shërbejë atyre në nevojat e tyre duke i folur atyre, t’i mbështetë ata financiarisht  dhe emocionalisht dhe t’i urdhërojë fëmijët e tij  që t’i duan ata dhe të qëndrojnë pranë tyre. 
Koha e kaluar me prindërit është kënaqësi, dëgjimi i historive të tyre, konsultimi me ta për punët e familjes, të kërkuarit këshilla prej tyre, dashuria ndaj tyre dhe shfaqja e kënaqësisë dhe kujdesit duhet të jenë planprogram i tij. Si mund që kjo të quhet barrë ose  kur ata janë personat më të dashur të zemrës, streha që ai gjenë rehati kur ai është i trishtuar dhe i dëshpruar.
Islami jo që urdhëron vetëm ndaj prindërve besimtarë por gjithashtu ngulmon në lidhje të këndshme edhe me prindërit pabesimtarë.

Transmetohet nga Esma bint Ebu Bekër: “Nëna ime erdhi të më vizitojë në kohën e të Dërguarit (alejhisselam) dhe ajo ishte mushrike (idhujtare). Unë u konsultova me të Dërguarin (alejhisselem), duke i thënë: “Nëna ime erdhi të më vizitojë mua për disa arsye, a duhet t’i mbajë lidhjet e mira me nënën time?”. Ai (alejhisselam) ka thënë: “Po mbaji lidhjet e mira me nënën tënde” (Buhari)
Kjo sepse asnjë fëmijë nuk mund t’i paguajë vështirësitë që i kanë patur prindërit e tij për ta rritur atë.

Ibën Umari radiaAll-llahu anhu  ka parë një burrë duke e mbajtur nënën e tij në shpinë për të bërë Tauaf rreth Qabës dhe ai e pyeti Ibën Umarin radiaAll-llahu anhu: “A e kam përmbushur detyrën time drejt saj?” Ibën Umari i është përgjigjur: “As për një marrje! Megjithatë ti ke vepruar mirë dhe All-llahu do të shpërblejë (me shumë të mira) për minimumin që mund të bësh.” (El-Kabair)
  
Respekti dhe bindja ndaj prindërve është një mënyrë mirëpritje për ata .
   Ibën abasi radiaAll-llahu anhu ka thënë: “Janë tre versete që janë të shtrënguara mbi tre gjëra dhe ata janë të pandashme” Ai përmendi midis tyre versetin “…më falendero Mua dhe prindërit e tu” (Llukman 31: 14)
Dhe ai e ka komentuar: “Kushdo që ka falenderuar All-llahun por nuk ka qenë i kënaqur me prindërit e tij atëherë (falenderimi ndaj All-llahut) nuk do të pranohet nga All-llahu.”

Pejgamberi (alejhisselam) ka thënë:

 “Zoti është i kënaqur kur kënaqen prindërit dhe Zoti është i zemëruar me atë i cili i zemëron prindërit e tij.” (El-Xhami)

Rëndësia e nderimit dhe e shërbimit të prindërve është gjithashtu e ditur nga versetet e sures Llukman ku All-llahu përmend këshillën e Llukmanit drejtuar djalit të tij.
Ai e këshillon djalin e tij me këndshmëri dhe sjellje të mirë ndaj prindërve përkrah Teuhidit (adhurimit të All-llahut).
All-llahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an:
“(përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetër kë, përvec All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve…” (el-Bekare: 83)

Ibën Kethiri rahimehull-llah ka komentuar këtë ajet kur’anor:
“All-llahu i ka urdhëruar Beni israilët që ta adhurojnë Atë të Vetëm dhe të mos i bëjnë rival Atij as në besim e as në adhurim. Këtë Ai subhanehu ve teala ia ka urdhëruar të gjitha krijesave të Tij, dhe kjo është pse Ai ka krijuar ata. Me të vertetë e drejta më e lartë dhe më e madhe janë të drejtat e All-llahut që askush përvec Tij të mos adhurohet. Pas saj vijnë të drejtat e krijimit vecanërishtë dhe më të rëndësishmet të drejtat e prindërve.

All-llahu thotë në Kur’an:
“…më falendero Mua dhe prindërit e tu …” (el-Israh: 23)

All-llahu ka vendosur shpërblime dhe bekime për prindërit në përpjekjet e tyre për t’u përpjekur shumë për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët e tyre. E njejtë me këtë All-llahu ka vendosur shpërblimin dhe bekimet për fëmijët që i shërbejnë, i ndihmojnë dhe i sjellin rehati prindërve të tyre.

Kab Ibën Uxhrah ka transmetuar: “Një burrë ka kaluar pranë Pejgamberit (alejhisselam) dhe sahabet ishin të mahnitur për përpjekjën dhe ngulshmërinë (për të siguruar jetesën). Ata i thanë: “O i Dërguar i All-llahut, po nëse ajo gjallëri shpenzohet në rrugën e All-llahut?”. I Dërguari i All-llahut (alejhisselam) ka thënë:
“Nëse ai ka dalë për të fituar në mënyrë që të ushqejë fëmijët e tij, atëherë ai është në rrugën e All-llahut. Nëse ai ka dalë për të fituar për të mbështetur dy prindërit e plakur atëherë ai është në rrugën e All-llahut. Nëse ai ka dalë për të mbështetur vetën dhe të ruajë nderin e tij (duke mos iu lutur njerëzve për para) atëherë ai është në rrugën e All-llahut. Nëse ai ka dalur për t’u shfaqur dhe nga mendjemadhësia atëherë ai është në rrugën e shejtanit.” (Et-Tabarani)
All-llahu i Lartësuar i ka lavdëruar pejgamberët, vecanërishtë Pejgamberin Jahja (alejhisselam), sepse ai ishte i këndshëm me prindërit e tij në moshë të thyer.

Me të vërtetë kjo gjë në kohë nevoje është më e madhe sesa në kohë të tjera. Ka një nevojë të madhe që haste në moshë të thyer dhe një dobësi të tmerrshme që ajo sjellë.

All-llahu thotë:
“O Jahja merre librin me shumë kujdesë, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë. Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshmë), edhe i sjellshem ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.” (el-merjem: 14)

All-llahu e ka lavdëruar edhe Isajen (alejhisselam) sepse Ai (alejhisselam) ishte i dedikuar për t’i shërbyer nënës së tij, gjithashtu ai ishte i mëshirshëm ndaj saj. Ai e ka përmendur këtë fakt kur ai ka thënë:
“Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!” (Merjem: 32)
Bindja dhe shërbimi ndaj prindërve ishte nga karakteristikat ndaj pejgamberëve. Kur fëmijët i dedikojnë kohë të mjaftueshme për t’i shërbyer prindërve të tyre për t’iu bindur atyre dhe përmbushur detyrën e tyre drejt tyre, vecanërishtë ndaj nënës, ata do të fitojnë kënaqësinë e All-llahut dhe hyrjen në Xhennet.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.