MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos u bėj kukull nė duart e keqbėrėsve -(Kėshillė e Shejh Abdu Rrahman Es-Sudejsit) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 16 gusht 2006


Thirrje prej Mesxhidul – Haramit (Mekës) drejtuar të gjitha femrave muslimane të botës.

Motra ime muslimane, ti kurrë nuk do ta arrish përsosshmërinë të cilën e dëshiron, ti nuk do të mund ta rifitosh krenarinë e humbur, ose të arrish gradën dhe pozitën më të lartë përderisa nuk iu përmbahesh mësimeve të Islamit dhe përderisa të mos ndalesh në kufijtë dhe ndalesat e Sheriatit. Kjo do ta bëjë zemrën tënde që t’i dojë dhe t’i çmojë punët e mira dhe do të të mbajë larg prej punëve të pahijshme dhe të këqija.

Kështu, qëndro në shtëpinë tënde. Ti do të jesh e lavdëruar nga Allahu, do ta kënaqësh familjen dhe do ta bësh të lumtur, do ta përsosësh hixhabin tënd, do ta përsosësh dëlirësinë tënde, do t’i ndihmosh të tjerët dhe do ta bësh veten të lumtur dhe të rehatshme. Allahu thotë (kuptimi):
“O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulesën) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se janë gra të respektueshme) e të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” 
(El Ahzab 33:59).

Kështu, me Islam ti do të jesh një “xhevahire e mbrojtur” por pa të do të jesh një kukull në duart e keqbërësve; objekt i thjeshtë për zbavitje dhe mall tregtie në duart e 'ujqve humanë' të cilët do ta shkatërrojnë dëlirësinë, nderin dhe dinjitetin dhe pastaj do të të hudhin dhe do të nënvlerësojnë siç do të bënte dikush me frutat e vjetëruara dhe farat e tyre.
Kështu, sa herë që femra braktis mësimet e Islamit dhe neglizhon veshjen e duhur islame,  e merr të lehtë çështjen e hixhabit, duke e ekspozuar veten gjatë ecjes midis burrave dhe duke mbajtur parfum, dinjiteti dhe ndershmëria e saj zhduket, shkëlqimi i saj gjithashtu, modestia e saj venitet, ajo bëhet burim i fitnes (joshje dhe sprovë) për të tjerët dhe ‘djallëzitë’ e përfshijnë atë.
Për këtë, oj femër muslimane, që e don fort dhe e përfaqëson Islamin me nder (dhe je krenare për këtë), dhe oj femër e lirë, e respektuar, e dëlirë dhe e mbrojtur, ti je pasuesja më e mirë e brezit më të mirë të muslimanëve. Kapu fort për Librin e Allahut dhe për Sunnetin (rrugën dhe mësimet) e Pejgamberit të Tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.)
Ruaju nga duart e intrigantëve dhe syve xheloz, njerëzve me karakter të keq dhe shpirtrave djallëzorë, të cilët duan të të poshtërojnë ty dhe të të ulin nga pozita jote e nderit dhe dinjitetit të lartë, nga krenaria e gradës së lartë, dhe të nxjerrin jashtë nga rrethi i lumturisë tënde. Dhe, ruaju prej mashtrimit dhe pësimit para luftës së hapur në mes hixhabit dhe sufurit (zbulimit të bukurisë), dhe në mes dëlirësisë dhe liberalizmit.

Duke e parë se gruaja muslimane është e ndershme, e denjë dhe e mbrojtur, armiqtë e Islamit midis çifutëve dhe përkrahësve të tyre janë të brengosur dhe nuk ndalen kurrë së vendosuri atë në qendër të vëmendjes, duke i ngritur kurthe e duke e qëlluar me shigjetat e tyre. Për më tepër, është e çuditshme se disa nga njerëzit të cilët e flasin gjuhën tonë i pasojnë ata, i përhapin idetë e tyre, i realizojnë qëllimet e tyre dhe zhvillojnë luftë intelektuale dhe kulturore kundër motrave tona muslimane, të cilat janë pasqyra jonë, përmes sloganeve tërheqëse e mashtruese dhe artikujve joshës kudo.

Si rrjedhim, ata me gënjeshtra dhe mashtrime thërrasin për lirinë e femrës dhe kërkojnë (nxisin) që ajo të punojë, ta lërë shtëpinë e saj. Ata përhapin thashetheme për gruan muslimane duke thënë: “… shoqëria konservatore muslimane (realisht shoqëria muslimane mund të jetë vetëm konservatore) është ajo gjysma e së cilës nuk bëjnë asgjë, dhe merr frymë vetëm prej njërës mushkëri …, dhe si mund të qëndrojë gruaja muslimane e burgosur brenda katër mureve në shtëpi …”, dhe slogane të tjera mashtruese.
Ata duan liri për gruan, por në të vërtetë ata duan ta lirojnë atë prej karakterit dhe etikës së saj, ta zhveshin atë prej principeve, dinjitetit dhe nderit, dhe ta shpiejnë në mëkate e çoroditje. Ata duan që ajo të bëhet manekine dhe mall tregtie për naivët dhe mendjelehtët.
Kush do të përkujdeset atëherë për mbarëvajtjen e shtëpisë, për lumturinë e familjes, për rritjen dhe edukimin e fëmijëve?
Sa vajza ranë në kurthe dhe sa tragjedi ndodhën pasi e hoqën hixhabin dhe “ujqit” (burrat e ligj) i shfrytëzuan ato. Kjo është rezultat i sufurit dhe përzierjes së tyre me burra në punë, në shkolla, dhe në tregje.
 A nuk mjafton si përkujtim gjendja e shoqërive të cilat nuk i praktikuan mësimet e Islamit të cilat ranë në paturpësi, mëkate, dhe humbën vlerat kur ata e neglizhuan dhe e injoruan çështjen e gruas? Si rezultat i kësaj, pjesëtarët e këtyre shoqërive tani thërrasin pandërprerë duke kërkuar kthimin e gruas në kalanë e mbrojtur: shtëpinë e saj.
A ka ndonjë burrë, qoftë edhe me një grimcë nderi e burrërie, që do të ishte i kënaqur ta shohë gruan e tij të bëhet “kullosë” e syve të njerëzve të ligj, dhe “objekt shfrytëzimi”. Gjendja aktuale e disa shoqërive dëshmon se dalja e gruas nga shtëpia e saj është shenjë e shkatërrimit, humbjes, çoroditjes, përhapjes së paturpësisë dhe dëmit në shoqëri.
Për këtë, të gjitha motrat tona muslimane në Lindje dhe në Perëndim të botës islame, i thërras prej kësaj toke të shenjtë dhe të pastër (Mekës) të mbahen fort për Kur’anin dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) me dhëmbët e parë, dhe të ndjekin mësimet dhe edukatën (etikën) e Islamit.

Dhe, organizatat e grave në tërë botën, të ruhen prej marrëzive dhe rezultateve të këqija si shkak i mosbindjes së gruas udhëzimeve të Islamit. Ruajuni prej joshjes nga slloganet dhe reklamat e ndyra që shfaqen kundër karakterit të gruas dhe principeve të saj.

Dhe, njerëzve përgjegjës për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve muslimanë, u bëj thirrje t’ia keni dronë Allahut dhe t’i përmbushin detyrat e tyre duke u kujdesur për besimin e tyre në aspektin edukativ dhe etik.
 
Kufiri i qartë dhe ndarës duhet të vendoset kundër paturpësisë, filmave të këqinj dhe fotografive të njerëzve lakuriq, të cilat e shkatërrojnë nderin dhe virtytet dhe zhvillojnë dejuzsinë (mungesë e nderit dhe burrësisë deri në pikën kur burri nuk kujdeset për moralin e femrave të familjes së tij duke u pajtuar me zinanë e tyre) dhe paturpësinë.

Kujdestarëve të femrave, baballarëve dhe burrave të tyre, ua përkujtoj obligimet që kanë për mbrojtjen dhe mbajtjen e grave në përputhje me atë që e thotë Allahu (kuptimi):
“Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe ruajnë në mungesë të bashkëshortëve të tyre, çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë e tyre, pasurinë e bashkëshortëve të tyre, etj.) Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë nëse kjo ndikon tek ato), por në qoftë se ato kthehen përsëri te bindja, atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse). Vërtet Allahu është kurdoherë më i Larti, më i Madhi. (En–Nisa 4:34)

Pra, ata duhet ta kenë frikë Allahun, ta ruajnë veten dhe fëmijët e tyre prej dënimit të Allahut duke i rritur dhe edukuar ata sipas mësimeve të Islamit, dhe duhet t’u tërhiqet vërejtja të mos jenë të humbur dhe të pakujdesshëm në këtë çështje. I thërras të jenë burra të ndershëm ndaj grave të tyre me qëllim që të ruajnë nderin dhe të mbrojnë gratë që i kanë mahrem (të afërta), si dhe të ruajnë vlerat, principet dhe karakteret e tyre.

Prandaj, o njerëz të mençur, merrni mësim, jeni të vetëdijshëm dhe mos u mashtroni, se i suksesshëm është ai i cili merr mësim prej gabimeve të të tjerëve, dhe e din që Ummeti arriti në këtë gjendje të mjerë vetëm pasi ka qenë i goditur në sistemin e tij të jetës dhe kur është neglizhuar arsimimi dhe edukimi adekuat i grave.
Dhe, përkujto thënien e më të besuarit – pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) : “Nuk kam lënë pas meje fitne më të dëmshme për burrin sesa gruaja (kur ato devijojnë prej udhëzimeve  të Islamit)”. (Buhariu dhe Muslimi).        
                                               

Publikuar më 28.07.2006 në “Gulf Times Newspaper”

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.