MЁNYRA E ABDESIT

 
Karakteri i muslimanit me tė dėrguarin e Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 21 korrik 2007



 

 1- T’i japë përparësi dashurisë së tij mbi cdo gjë, e kjo duke iu bindur atij. Allahu i Lartësuar thotë: “Bindjuni Allahut, dhe respektoni të Dërguarin.” (En Nisa: 59)

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Nuk ka besuar asnjëri prej jush derisa unë të jem për të më i dashur se fëmija i tij, prindi i tij dhe të gjithë njerëzit.” (Buhariu)

2- Të shpeshtuarit e salavateve mbi të në cdo kohë dhe në vecanti ditën e xhuma.

3- Dhënia përparësi e fjalëve dhe sunetit të tij para fjalëve  të njerëzve.

4- Të vërtetuarit e haditheve të cilat i mvishen atij. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush thotë për mua atë që nuk e kam thënë le të përgatisë për vete një ulëse prej zjarrit.” (Buhariu)

5- Të veprojë me sunnetin e tij sa të mundet. Allahu i Lartësuar thotë: “Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të Allahut.” (Et Tegabun: 16) Kjo duke e praktikuar atë që është transmetuar prej tij, në adhurim, karakter…etj.

6- Përhapja e sunetit të tij duke përdorur metodën më të mirë. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Transmetojeni nga unë qoftë edhe një ajet.” (Buhariu)

7- Mbrojtja e sunetit të tij kur dikush e merr nëpër gojë ose shpifë dicka. Ajo cfarë është e cuditshme tek disa njerëz se kur dikush e prekë në prejardhjen e tij ose farefisin e tij nevrikoset shumë, por kur dikush flet për të Dërguarin paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ose për sunetin e tij i cili është shpallje nga Allahu i Lartësuar nuk ia kthen ose nuk reagon me asgjë, s’diskutohet se kjo është prej shenjave të dobësisë së dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

8- Të besuarit në atë për cfarë ai ka lajmëruar prej të fshehtave ose dicka tjetër.

9- Të larguarit nga ajo cfarë na e ka ndaluar dhe të përmbajturit e asaj që ai na e ka urdhëruar, sepse kjo është rruga për në xhennet

10- Mosteprimi në të dhe duke ia dhënë cilësitë e uluhijes në dua, betim, e të tjera prej llojeve të ibadeteve të cilat nuk i përkasin vetëm se Allahut të Lartësuar. Allahu i lartësuar thotë: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju.” (El Kehf: 110)

11- Kur të kemi mospajtime të kthehemi te suneti i tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë cështje, atëherë parashtronie atë te Allahu” (En Nisa: 59) Do të thotë në Kur’an dhe në sunetin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

12- T’i përgjigjesh plotësisht asaj që e ka urdhëruar dhe asaj që e ka ndaluar pa refuzim. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së) Allahut dhe të Dërguarit kur ai (i Dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë). (El Enfal: 24)
Sikur të meditosh në gjendjen e sahabëve të nderuar në përgjigjjen e thirrjes së të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, do ta shikosh realitetin e imanit, sinqeritetit dhe dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

13- Të besuarit se ai është krijesa më e mire e Allahut, është vula e pejgamberëve dhe se nuk ka të dërguar pas tij.

14- Studimi i sires së tij dhe marrja mësim prej saj.

15- Mos e ngrit zërin kur ta dëgjosh thënien e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e pejgamberit” (El Huxhurat: 2)

16- Të duhen shokët e tij dhe marrja për miq e tyre.

17- Dashuria e atyre të cilët e pasojnë sunetin e tij dhe marrja për miq e tyre.

18- Urrejtja e bidatxhinjëve dhe atyre që e kundërshtojnë sunetin e tij.

19- Refuzimi i të gjitha thënieve dhe mendimeve të cilat janë në kundërshim me sunetin e tij.

20- Të jesh i bindur se i Dërguari nuk ka vdekur deri sa e ka transmetuar të vërtetën. Allahu i Lartësuar thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntin Time, zgjodha për ju islamin fe” (El Maide: 3)

21- Dashuria ndaj familjes së tij, marrja për miq ata, por nuk i ngrejnë në gradë më lart se qe meritojnë, nuk e teprojmë në Aliun dhe as në Fatimen dhe as në të tjerët Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

Nga arabishtja: Merita Rexha
       
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.