MЁNYRA E ABDESIT

 
Katėr mundėsi pėr ta fituar devotshmėrinė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 21 korrik 2007


Ekzistojnë kater teza të cilat mund t'i përsërisim në mënyrë që ta ngrisim devotshmërinë tonë:
 

  1. Për çdo ditë thuaj......"All-llahu s.v.t. është çdokund i pranishëm dhe më sheh."Kujto se asnjëherë nuk je vetëm, All-llahu është gjithherë me ty, në çdo kohë. Ai është më afër sesa damari i qafës sate dhe të njeh më mirë sesa që e njeh ti veten tënde...
"Krejt çka kam më është dhënë nga All-llahu s.v.t. - çdo begati"

2. Bëhu falënderuese për çdo imtësi me të cilën të ka begatuar All-llahu, madje edhe për vetë jetën. Një zemër e rëndomtë njerëzore rrah 72 herë në minutë, për çdo herë që rrah e pyet All-llahun s.v.t. për leje - 'A mund të rrah?' All-llahu urdhëron 'Po'. 'A mund të rrah?' 'Po'.... Subhanall-llah! Përderisa të ketë jetë ekziston shpresa.

3. "Asgjë nuk ndodh pa lejen e All-llahut s.v.t. - falënderoje Atë."
Dije se ti nuk ke kotrollë mbi çështjen tënde, All-llahu është Uekil, Përkujdesësi, e Përkujdesësi ynë kujdeset për ne. Kur të na ndodh diçka që na gëzon themi "Elhamdulil-lah" dhe kur të jemi në kohë të vështira dhe në krizë prap themi "Elhamdulilah", ngase edhe pas kësaj qëndron një urtësi dhe All-llahu s.v.t. është më i drejti ndaj robërve të Tij.

"Pra, ju më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve. Më falënderoni e mos më mohoni." [El-Bekareh, 2:152]

4. "Një ditë do të kthehem te Allahu s.v.t., e kjo ditë mund të jetë sot."
Dije se ne nuk i takojmë askujt dhe askush nuk na takon neve - të gjithë do të kthehemi te Krijuesi ynë; Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Përgatitu për jetën e ardhshme me begatitë që t'i ka dhënë All-llahu.
  Marrë nga: www.denkmalislam.dePërktheu nga gjermanishtja J. Kastrati  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.