MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė e vėrtetė e hidhur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 18 korrik 2007


 

                                 

  Të cudit fakti se të gjithë prindërit në përgjithësi e nënat në vecanti kanë një kërkesë të njëjtë e cila është: “Si të bëshesh prind i suksesshëm?!”
E vërteta është e hidhur dhe biseda e hapur është e dhimbshme, mirëpo kjo është shumë më lehtë se rezultatet e këqija që vijnë nëse ne nuk ua varim veshin atyre nga moskujdesi yne ne cfardo lemie qofshin ato.
Në jetën tonë shoqërore medoemos do të ketë gabime dhe tejkalime në raportet e prindërve me fëmijët, të fëmijës me prindërit, por nëse jemi serioz në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe përmirësimin e gabimeve kërkohet të jemi të hapur me njëri-tjetrin, madje është kërkesë shumë e domosdoshme, kurse largimi nga ky princip ndihmon vetëm në varrosjen e fakteve dhe krijon mjegullira mbi shumë probleme tona, krijon zonë të izoluar në tokën e llogarisë dhe krijon vija të kuqe që shkaktojnë vazhdimin e gabimeve dhe tejkalimeve të cilat bëhen e që mund të bëhen nga të dy palët.

Me këtë temë assesi nuk do të thotë se do ta vëndojmë prindin në ndonjë pozitë të gjykimit të tijë për sjelljet jo të mira ndaj fëmijës të tij, apo ta akuzojmë për moskujdes dhe mosmirësjellje ndaj fëmijës, po ajo se cfarë po synojmë me këtë është që ta gjejmë një zgjidhje të mirë për ata prindër të cilët mundë të bëjnë lëshime ndaj fëmijëvë të tyre, e që ndoshta dikur do të pendohën, por që të mos jetë vonë po e bëjëm këtë.
Edhe pse shumë prindër e kuptojnë përgjegjësinë e edukimit thellë në qenien e tyre, madje edhe nuk neglizhojnë për t’i dhënë maksimumin kësaj përgjegjësi sepse brumosja e edukimit të fëmijës varet nga prindërit e asesi nga dikush tjetër. ndërsa disa të tjerë e neglizhojnë këtë dhe edukimin e fëmijës e lënë në stihi të asaj që të “edukohet vet”.
Për edukimin e fëmijës mendoj se nuk ka ndonjë filozofi të rëndë se si duhet të kuptohet ky term, ngaqë është term i qartë me aludime të qarta.

Të habit fakti se të gjithë prindërit në përgjithësi e nënat në vecanti kanë një kërkesë të njëjtë e cila është: “Si të bëhesh prind i suksesshëm”, mendojnë se të gjithë e kanë arritur këtë njëlloj. Por për fat të keq, edhe pse shumë prindër kanë këtë shpresë, një numër jo i vogël janë krejtësisht të devijuar nga ajo që duhet praktikuar për realizimin e kësaj shprese dhe kësaj dëshire të tyre.
Po të ndalemi të meditojmë rreth gjendjes së shumë prindërve e sidomos shumë nënave dhe metodave të tyre, do të vërejë se në çfarë raporti të kundërt qëndron shpresa dhe gjendja aktuale e tyre.
Nëse na intereson që ta dijmë se si të bëhemi prindë të suksesshëm, janë disa rregulla të cilat duhet gjithësesi të zbatohen ato, disa prej tyre janë:

Së pari: Vepra para fjalës...
Për shkak të rëndësisë së madhe që ka komponenti i shëmbëlltyrës, dhe për shkak të asaj se njeriu ka nevojë për shembull të gjallë për të kuptuar sjelljen e saktë dhe moralin e mirë, për të filluar praktikimin, Allahu subhanehu ue teala, dërgoi pejgamberë dhe na urdhëroi që ata t'i kemi shëmbëlltyrë, e që pastaj ne t’i ndjekim rrugët e tyre ku me anë të kësaj të bëjmë hapin fillestarë të suksesit në fëmijët.

Për këtë ka thënë Al-llahu në Kur’an:

"Ata janë të udhëzuar nga ana e Allahut, e ti, shko pas atij udhëzimi"

Dhe për Resulullahun salallahu alejhi ue selem, ka thënë (pjesë e ajetit):

"Shëmbëlltyrë më e mirë për ju është i dërguari, nëse vërtetë shpresoni takimin me Allahun dhe ditën e fundit...".

Një dijetar thotë: "Shëmbëlltyra e mirë është nga ndihmësit më të mëdhenj në formimin e moralit të mirë. Në të shumtën e rasteve ajo të kursen nga lodhja e madhe, sepse nga natyra e fëmijës është dëshira për përngjasim, mu për atë, fëmijët e myslimanëve i imitojnë prindërit e tyre në faljen e namazit, qysh para se të fillojnë të flasin. Gjë e cila, do të jetë shumë lehtë për t’u praktikuar në kohën e duhur".
Fëmijët gjatë imitimit të prindërve nuk mjaftohen vetëm me anën e jashtme, ata e tejkalojnë atë më shumë sesa mund ta paramendojnë prindërit.
Nëna po jeton në shtëpi me origjinalitetin e saj, pa asnjë kompleks. Kjo e bën që ajo të sillet ashtu si është në të vërtetë dhe në brendinë e saj. Por, fëmija e imiton atë që është origjinale e jo atë që bëhet me kompleks.

Së dyti: Mëshira e nënës krijon qetësi shpirtërore te fëmija:

Nëna e suksesshëme është nënë e  mëshirshëme dhe e butë me fëmijët dhe familjen e saj, e cila iu dhuron dashuri, vëmendje dhe kujdes, për të gjithë kujdeset, të gjithë i përfshinë me zemrën e saj të madhe, dhe në praninë e saj ata ndiejnë lumturi dhe siguri.

Ndërsa, nëna e  vrazhdë është shkaku kryesor për paraqitjen e sëmundjeve psiqike te fëmijët dhe iniciuesi kryesor për sëmundjet e zemrës, siç janë urrejtja, zilia, egoizmi, etj.

Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, është shëmbëlltyra më e mirë për ne. Ai kishte mëshirë ndaj fëmijëve, iu kushtonte vëmendje, i përkëdhelte, bënte shaka, lirohej me ata.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Ndodh të jem në namaz dhe dëshiroj të falem më gjatë, por kur dëgjoj vajin e fëmijës, e fali më shkurtë, sepse e di që kjo është rëndë për të ëmën e tij".

Ndërsa, disa nëna, aspak nuk kujdesen të kenë mëshirë ndaj fëmijëve, asnjëherë nuk mundohen të jenë të buta. Për ta bëhen të ashpërta e të pamërshirëshme, gjë e cila, te fëmijët do të lë plagë të thella, të cilat nuk anulohen edhe me kalimin e viteve.

Transmeton Buhariu në një hadith se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e puthi Hasanin (nipin e tij), në prezencë të sahabiut Efraë ibën Habis. Ky i fundit tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin nuk e kam puthur. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet".

Allahu, subhanehu ue teala, ka thënë:

"Me mëshirën e Allahut, ti ishe i butë ndaj tyre, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje". (Alu Imran 159).

Së treti: Ndonjëherë duhet të tregohet i rreptë prindi

Muslimi transmeton se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Allahu e do butësinë, me butësinë mundëson gjëra që nuk i mundëson me vrazhdësi apo me diç tjetër".

Po ashtu Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Kur Allahu e do një familje, në shtëpinë e tyre e futë butësinë".

Por, butësia, dashuria dhe mëshira nuk do të thotë se nëna duhet të jetë liberale në të gjitha rastet. Përdorimi i forcës në raste të lehta nuk është në rregull, po edhe përdorimi i butësisë në raste të rënda nuk është në rregull.

Urtësia është: veprimi i diçkaje të duhur, në kohë të duhur dhe në mënyrën e duhur.

Nuk është në rregull që nëna të sheh fëmijën duke bërë të këqija dhe probleme, e pastaj ta arsyetojë duke pretenduar se duhet treguar urtësi, mëshirë dhe butësi. Në këtë rast butësia dhe urtësia e vërtetë kërkojnë që nëna të tregohet e vendosur, t'ia caktojë kufijtë dhe t'ia tregojë rregullat që nuk duhet shkelur.

Le ta dijë secila nënë se qëndrimet e saj me fëmijën nuk harrohen, përkundrazi ato vendosen në kokën e fëmijës, ashtu që nëse nëna e saj është shëmbëlltyrë e mirë, atëherë morali i saj do të jetë i mirë dhe cilësi e pandarë prej tij.

Së katërti: Udhëzime dhe vërejtje për nënat në raport me fëmijët e tyre:

1. Secila nënë  duhet ta dijë se  është menaxhuese e një shkolle edukative, e cila ka planprogramin dhe rregullat e veta. Andaj, ajo e ka obligim që në atë shkollë të vendos planprogram dhe rregulla që janë në pajtim me ligjin e Allahut. Por, duhet ta ketë parasysh se nuk duhet qenë aq e ngurtë në praktikimin e atyre rregullave. Sepse kjo shkollë, është shkollë që i do fëmijët, e gëzon shtëpinë dhe krijon familje të lumtur.

2. Secila nënë e ka obligim të ketë kulturë më të gjerë, të mësojë artin e edukimit dhe metodat e tij dhe vazhdimisht duhet t'i pyesë pedagogët, njerëzit me përvojë dhe dijetarët. Poashtu është e pëlqyeshme t'i përcjellë botimet e reja në këtë lëmi dhe të përfitojë prej tyre.

3. Mësimi i durimit ndaj fëmijëve është nga zotësitë më të rëndësishme prindërore. Pedagogët seriozisht tërheqin vërejtjen nga marrëdhëniet me nervozë ndaj fëmijëve, sidomos nëse natyra e asaj nëne është që nervozohet shpejt. Le të kenë kujdes nga rrahja e fëmijëve gjatë nervozës, sepse kjo është prej gabimeve shumë të rrezikshme, të cilat nuk rezultojnë në mësim apo përmirësim. Kjo sjellje nuk është më shumë se një shfryrje e nervozës.

4. Le ta dijë secila nënë se fëmijët më shpejt mësojnë me dashuri sesa me urdhër dhe ashpërsi. Andaj, o ti që je nënë kujdesu të krijosh dashuri të sinqertë mes teje dhe fëmijëve tu.

5. Secila nënë duhet t'i kushtojë fëmijës të saj kohë të veçantë, ku do të vetmohet për të lozur me ta, të flet me ta dhe të afrohet më tepër. Duhet t'i bëjë pyetje se çka e mërzit atë dhe çka e shqetëson. Duhet të bisedojnë rreth shpresave, ëndrrave dhe synimeve të tyre. Këto takime quhen takime të çeljes dhe pajtimit, të cilat janë një zbrazje e rëndësishme shpirtërore dhe kanë ndikim të madh në edukimin e fëmijëve.

Shumica e prindërve ankohen se nuk janë të afërt me fëmijët e tyre, e kjo është për shkak të mospatjes së këtyre takimeve qysh ne vegjëli. Tanimë është vështirë për të dy palët sepse janë ndërtuar mure të gjata mes tyre dhe fëmijëve!

6. Ekziston një lidhje e fortë midis asaj që prindi të jetë i suksesshëm dhe bashkëshort apo bashkëshorte e suksesshëme. Bashkëshortësi  e suksesshëm është ai cift i cili, për fëmijët e tyre do të sigurojë atmosferë të bukur familjare, atmosferë të pastër nga problemet, shqetësimet, bezdisjet dhe ndikimet e liga psikike. Është ai cift , i cili i ndihmon njëri tjetrit  në kryerjen e procesit edukativ me sukses dhe rezultate të mira.


Përpunoi: Valbona Kelmendi
Mbështetur në idete e profesorëve: Bekir Halimit dhe Omer Berishës          
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.