MЁNYRA E ABDESIT

 
Numėroji fjalėt tua PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shejh Alij El Umerij   
e hėnė. 16 korrik 2007

Ndër cështjet më të rëndësishme e cila i angazhon muslimanët besimtarë dhe thirrësit në rrugë të Allahut është si të kujdesen për kohën e tyre. Edhe dijetarët e pare, shumë kanë paralajmëruar që të jemi të kujdesshëm ndaj kohës. Fudale bin Ijjadi ka thënë: “Njoh prej atyre të cilët i kanë numëruar fjalët e tyre nga e xhumaja deri në xhuman tjetër.”
Disa kanë hyrë te njëri prej selefëve (gjeneratës së parë) dhe i kanë thënë: “Ndoshta ta morëm kohën? Ju tha: “Të vërtetën e thatë, isha duke lexuar dhe tani e lashë leximin.”
Që njeriu të jetë i kujdesshëm ndaj jetës së tij, duhet që të jetë i kujdesshmën për kohën e tij, mos ta humb në cështje të cilat ia marrin kohën duke mos e ndier.

Disa këshilla për ruajtjen e kohës

Dijetarët e administratës thonë se kush i ka të shënuara punët e tij në një listë të qartë ai arrin suskses shumë, dhe din ta shfrytëzojë kohën e tij. Ja një shembull për këtë: A ke ndonjë skicë të qartë për lexim që nëpërmjet saj të dish se kur e ke filluar leximin e ndonjë libri, dhe kur do ta përfundosh? Shënimi i saj në defter në mënyrë të rregullt, në këtë cështje do të ndihmojë shumë.

A ke ndonjë projekt daveti (thirrje) të caktuar gjatë një muaji? Si p. sh: Shkrimi i ndonjë artikulli edukimi ose daveti ose dicka tjetër, e ta dërgosh  si pjesëmarrëse në ndonjërën prej revistave ose gazetave (islame)? Ose shpërndarja e broshurave shoqeve dhe komshive?

A gjinden në programin e llogaritjes ditore nene të ndryshme të caktuara treguese që ta llogarisësh veten  nën hijen e tyre? Si p.sh: Falja e katër rekateve namaz nate, dhënia e sadekas ditore, kujdesja e namazeve synete (pasi që ta kesh falur farzin), dërgimi i salavateve mbi të Dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, njëqind herë në ditë, thënia “LA ILAHE IL LALL LLAH” njëqind herë, “SUBHANALL LLAHI VE BIHAMDIHI” njëqind herë në ditë e të tjera prej transmetimeve fetare.

A ke ndonjë strategji për zotërimin e ndonjë pune? Si p.sh: Mësimi përmendësh i ndonjë pjese të caktuar nga Kur'ani, dhe njohja e domethënies së saj, shqiptimi i fjalëve ashtu sic duhet, mësimi i rregullave të tij, që të përfitojë dikush nga dija jote.

Së fundi: A ke mundësi - që në fund të cdo muaji - të nxjerrësh rezultatet e arritura  hijen e qëllimit të shkruar. Dhe punëve të përfunduara, në formë llogarie, që ta dish se sa ke realizuar? Sa herë ke dështuar, e ta dish shkakun e këtij dështimi dhe se a po përparon ose po punon pa asnjë qëllim? Po e humb kohën në dicka të padobishme ose pa u përqëndruar në ndonjë punë?
 Motër kthehu dhe lexoji edhe një herë tjetër pyetjet që u përmendën më lart, dhe jepju përgjigje, nëse nuk mund t’iu përgjigjesh vetë, lejo të të ndihmojë dikush prej atyre të cilët janë serioz në punën e tyre që ta dish se ti a je prej atyre që janë të kujdesshëm ndaj kohës ose jo?!   

Përktheu: Merita Rexha   
                      
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.