MЁNYRA E ABDESIT

 
Medito.... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 14 korrik 2007


 Medito në thënien e Allahut: “O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është Bujar e i Urtë?"

 


Cfarë ajeti madhështor, cfarë thirrje e cila i dridhë zemrat dhe prej tij të dridhet trupi ditën në të cilën do të thirresh, o ti njeri i varfër i dobët,  po ç’të mashtroi ty kumdrejt Zotit tënd që është Bujar e i Urtë? C’të mashtroi që e kundërshtove Allahun? C’të mashtroi e veprove mëkate gjatë natës e gjatë ditës? C’të mashtroi që i tejkalove kufijt e Allahut? C’të mashtroi ty që nuk i kushtove rëndësi namazit? C’të mashtroi ty që e lëshove shikimin tënd në haram? C’të mashtroi ty që nuk i frikësohesh Allahut ashtu si i frikësohesh njerëzve?
A të mashtroi dynjaja? A nuk e din që kjo botë është kalimtare? Ose të kanë mashtuar epshet? A nuk e din që do të zhduken? Apo të ka mashtruar shejtani? A nuk e din se ai është armiku yt i hapur? Atëherë, cfarë të ka mashtruar? Përgjigju … përgjigju … nuk ke justifikim sot. La ilahe il lall llah!

Motër e dashur: A e shikon? Është ajet madhështor, përkujtim dhe tregues për atë që mediton në domethënien e tij. Përsërite ndërmjet teje dhe vetvetes tënde, zgjohu në mesnatë kur njerëzit flejnë e yjet dalin. Përsërite këtë ajet në namaz “O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë”? Më pas pyete vetveten cila do të jetë përgjigjja jote, kujtoji mëkatet e tua dhe qaj për pakujdesin tënde.

Motër e dashur: Eja ta imagjinojmë sëbashku këtë pamje sikur je duke e shikuar dhe bëje të ditur se është realitet patjetër do të ndodhë, imagjinoje këtë pamje trishtuese ku Allahu thotë: “E kur të qahet qielli. Dhe kur të shkapërderdhen yjet. Dhe kur të përzihen detet. Dhe kur të trazohen varret. Atëbotë secili njeri e din se cka ka punuar dhe cka ka lënë prapa! O ti njeri po ç’të mashtroi ty kumdrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I Cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi.” (El Infitar: 1-8)
 


Dërgoji këtë asaj që e don dhe ia don të mirën.

 
Nga arabishtja: Merita Rexha 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.