MЁNYRA E ABDESIT

 
Ndalimi i teprimit nė lavdėrimin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e shtunė. 14 korrik 2007



Omer ibn Hatabi ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mos e teproni në lavdërimin tim ashtu siç e tepruan krishterët në lavdërimin e Isës alejhi selam, unë  jam i Dërguar i Allahut, andaj thoni për mua rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Shkaku i kufrit të bijëve të Ademit është teprimi në  lavdërimin e njerëzve të  mirë.
Teprimi në cështjen e njerëzve të mirë është shtimi i madhërimit dhe respektit të tyre, e kjo të con në shirk. Teprimin që e kanë bërë  te  Isa alejhi selam po ashtu edhe te Muhammedi alejhi selam, bëri që ata të adhurojnë edhe dikë tjetër përveç Allahut. E kjo nuk është e lejueshme që të teprojmë në lavdërimin e profetëve sikurse e tepruan popujt e mëhershëm në lavdërimin e të dërguarve të tyre, si krishterët të cilët e lavdëruan Isaun alejhi selam, i cili është i biri i Merjemes të cilën Allahu e krijoi pa babë, ai ishte i dërguar i Allahut që ftoi njerëzit për të adhuruar një Zot të vëtem, dhe nuk ka pretenduar se ka cilësi hyjnore, nuk ka pretenduar se është i adhuruar përveç Allahut, nuk ka pretenduar se ka ardh për t’u flijuar  që të fshihen gjynahet e gjithë njerëzimit që nga koha e Ademit alejhi selam e deri në kohën e fundit, nuk ka pretenduar se është i biri i Zotit, përkundrazi ne ditën e Gjykimit,  Allahu i Lartësuar do të zhvillojë një dialog me Isaun alejhi selam para njerëzve, ku do t’i thotë: “A ti urdhërove njerëzit që të marrin ty dhe nënën tënde të adhuruar përveç Allahut subhanehu ve teala?” Ai do të thotë: “I Lartësuar e i Madhëruar je Ti, nuk më takon mua që të them atë që nuk më takon, unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër veçse atë që më ke urdhëruar, që të adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj.”
Andaj, krishterët e tepruan  në të drejtën e Isaut alejhi selam, të cilët e ngritën atë në shkallën hyjnore,  ia mveshëm atij cilësit hyjnore dhe e bën bir të Zotit, ndërsa jehudët e tepruan duke e sharë. Ata thanë: “Nëna e tij është imorale” që të dy palët e tepruan dhe e kaluan cakun. 
I Dërguari ynë Muhammedi alejhi selam i drejtohet ummetit të tij dhe ua tërheq vëmendjen për një realitet madhështor se “Unë jam i Dërguar i Allahut” Nuk kam në dorë asgjë, dhe kjo është lavdata më e madhe që i bëhet të Dërguarit të Allahut, të thuash që është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij, adhurues  Allahut e jo i adhurauar dhe nënshtrues ndaj Allahut.
Allahu i Lartësuar me këtë gradë e ka lavdëruar në Kuran.

Tani gjejmë dy grupe të njerëzve:
1. Të cilët e kanë tepruar në lavdërim ndaj Profetit alejhi selam
2. Të cilët e kanë gënjeshtruar Profetin alejhi selam.

Teprimi në lavdërim do të thotë ta ngritësh atë në cilësi hyjnore të cilat i takojnë vetëm Allahut, ta ngritësh atë nga grada e robit në gradën e Zotit, ndërsa neglizhenca është që të gënjeshtrosh atë mos ta duash, mos t’i japësh përparësi sunnetit të tij.
Pra, ka disa grupe të injorantëve, gënjeshtarëve të cilët pretendojnë se Muhammedi alejhi selam ka aftësi për të vepruar në univers, disa të tjerë mendojnë se Muhammedi alejhi selam di të fshehtën, ndërsa atë e di vetëm Allahu. Disa të tjerë e praktikojnë “mevludin” një veprim i cili nuk ka origjinë në sunnetin e Muhammedit alejhi selam, të cilin nuk e kanë vepruar as shokët e Muhammedit alejhi selam, madje nuk është praktikuar as disa shekuj pas sahabëve.
Mevludi është shpikur më vonë, dhe si i tillë  është bidat dhe i paligjshëm, dhe përmbanë shumë gjëra që janë në kundërshtim, dhe është shkak që të con në teprimin e lavdërimin e Muhammedit alejhi selam. Tek ata të  cilët e festojnë mevludin  vërehet veprimi i shumë bidateve dhe lënia e suneteve.
Andaj, neve nuk na takon lavdërimi i tepruar i Profetit, sepse me këtë ne i hapim dyert e shirkut, neve na takon të deklarojmë për të se është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij, të zbatojmë sunnetin e tij me përpikmëri, si në fjalë ashtu edhe në vepra, si dhe t’i japim përparsi dashurisë të Dërguarit para dashurisë ndaj  prindërve, bashkëshortit, fëmijëve, vëllezërve, motrave, pasurisë etj.
                          

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.