MЁNYRA E ABDESIT

 
Rėndėsia e teuhidit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 10 korrik 2007


 

     
Teuhidi nga ana gjuhësore vjen nga folja arabe “uahhade” që do të thotë: e bëri një.
Ndërsa nga ana terminologjike fetare ai është: Njësimi i Allahut të Lartësuar me atë që i takon prej zotërimit, adhurimit, emrave dhe cilësive.
Teuhidi është detyra më e rëndësishme, qëllimi më madhor dhe nevoja më e domosdoshme në mënyrë absolute. Ai është qëllimi i vetëm për të cilin Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat. Pra i krijoi ata për vënien në jetë të Teuhidit (njësimit të Allahut).
Teuhidi është bazë e fesë islame dhe ai është i shprehur në mënyrën më të saktë me shprehjen: “La ilahe il-lall-llah” e cila vë në dukje se vetëm një Zot i vërtetë është, i cili meriton të adhurohet. Ai është themel i besimit islam, nga i cili varen të gjitha shtyllat dhe parimet tjera. Teuhidi është qëllimi parësor, pasi që të gjithë profetët u dërguan që të ftonin për tek ai.
Allahu i Madhëruar thotë: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Këtu Allahu i Lartësuar na sqaron urtësinë dhe arsyen e krijimit të njerëzve dhe xhinëve: krijimi i tyre për një gjë të vetme, adhurimin e Allahut të vetëm, pa shok. Dhe çdo gjë tjetër që Allahu e ka krijuar Ai ua ka nënshtruar atyre që të ndihmohen me to gjatë adhurimit të Tij. Allahu i Madhërishëm është i panevojshëm për krijesat e Tij, është i  panevojshëm për bindjen, adhurimin dhe besimin e tyre sikurse që është i panevojshëm edhe për mosbesimin e pabimtarëve.
Mosbesimi i jobesimtarit është në dëm të vetë atij, ashtu sikurse besimi i besimtarit, bindja që tregon ndaj Tij, është në dobi të vetë atij.
Allahu i Madhëruar, për ata të cilët e zbatojnë Teuhidin dhe përpiqen për vënien në jetë të tij, përcaktoi për ta lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër arrihet në vartësi të zbatimit dhe vënies në jetë të Teuhidit.
Është detyrë e të gjithë muslimanëve që t’i kushtojmë rëndësi më tepër se çdo gjëje tjetër. Ai duhet të jetë për ne primari i të gjitha çështjeve, dhe më kryesori ndër të gjitha preokupimet tona të rëndësishme. Për këtë arsye, thirrja e parë me të cilën profetët u drejtoheshin popujve të tyre ishte thirrja e tyre për tek njësimi i Allahut të Madhëruar. “Adhuroni Allahun, ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij” (23, 32).
Të gjithë profetët të cilët Alllahu i dërgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar për njësimin e Allahut të Madhëruar.
Teuhidi duhet të jetë pikënisja e të gjitha çështjeve dhe përfundimi i tyre.
Teuhidi duhet të rrënjoset patjetër në zemra dhe mendje, dihet që muslimanët të forcohen patjetër në këtë drejtim, sepse ky është boshti kryesor i fesë që i shpëton njerëzit në Ditën e Kijametit prej ndëshkimit të Allahut Azze ue Xhel-le.
Realizimi i teuhidit është pastrami prej shirkut, bidateve dhe gjynaheve. Kush e arrin këtë gradë hyn në gjenet pa llogari. Kush është më poshtë në një gradë se ai që është njësues dhe ka gjynahe, këtij mund t’i falen, por mund dhe të ndëshkohet në zjarr. Lusim Allahun që të na bëjë nga ata që e realizojnë Teuhidin, të na bëjë prej robërve të devotshëm dhe të na largojë nga kjo botë me iman (besim).

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.