MЁNYRA E ABDESIT

 
Cfare i ndodhi asaj pas vdekjes? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Seid Kahtani   
e martė. 10 korrik 2007
   Transmetuesi i kësaj ngjarje thotë:Isha në Egjipt gjatë krizës së Kuvajtit, punoja si varrosës i kufomave që kur isha në Kuvajt, u bëra i njohur me këtë. Një natë më telefonoi një vajzë e cila kërkoi prej meje që t’ia varrosja nënën e saj e cila kishte vdekur. Nuk e refuzova kërkesën e saj prandaj dhe shkova te varrezat dhe prita në vendlarjen e kufomave. 
Duke pritur papritmas i pashë katër vajza të mbuluara të cilat dolën me nxitim, nuk  i pyeta për arsyen e daljes së tyre me kaq nxitim, sepse kjo është një cështje e cila nuk më intereson.
 
Pas një kohe të shkurtër, doli larësja e kufomës dhe më kërkoi ndihmë  qe ta ndihmoja në larjen e kufomës, i thashë: Kjo gjë nuk lejohet, (nuk i lejohet burrit që të shikojë në auretin e femrës). Larësja e kufomës  e kërkoi këtë gjë sepse kufoma ishte shumë e rëndë në peshë dhe ishte vështirë që ta lëvizte vetëm për ta larë! Mirëpo ajo u kthye brenda dhe vazhdoi ta lajë kufomën dhe më pas qefinosjen.
 
Hoxha: Pasi që e qefinosi na dha leje për të hyrë, u futëm brenda, ku ne ishim njëmbëdhjetë meshkuj të cilët do ta bartnim kufomën sepse ishte shumë peshë e rëndë.
Kur arritëm te hapësira e varrit (si zakonisht banorët e Egjiptit varrin e bëjnë si në formë të dhomës) për të zbritur në varr zbresin nga hapja e sipërme për të rënë në pjesën e poshtme të dhomës me shkallë dhe i vendosin të vdekurit atje pa i varrosur pa ju hedhur dhe sipër (I obliguar është që i vdekuri të varroset dhe t’i hidhet dhe, sic ka ardhur në synet) e hapëm derën e sipërme e morëm xhenazen mbi supe për ta zbritur, por si shkak i peshës së rëndë na rrëshqiti nga supet dhe ra në brendësi të dhomës. Gjatë rënies u dëgjua kërcitja e eshtrave të saj. 
Hoxha thotë: Kur shikova, pashë se qefini ishte hapur pak e i dukej një pjesë e trupit, zbrita shpejt te kufoma dhe e mbulova. Fillova duke e tërhequr për ta kthyer në anë të kiblës, gjatë tërheqjes iu zbulua një pjesë e fytyrës (nuk lejohet që të zbulohet fytyra e të vdekurit gjatë varrosjes) Cfarë të shikoja pashë një pamje trishtuese, sytë ose trishtues dhe fytyrë të nxirë. U trishtova shumë nga kjo pamje, saqë fillova të dridhem nga tmerri i asaj që pashë, dola me të shpejtë dhe e mbylla derën e varrit.
 Sa arrita në shtëpi, i telefonova njërës prej vajzave të së ndierës, mu betua që t’i tregoj se cfarë i kishte ndodhur nënës së saj, u mundova t’ia fsheh të vërtetën e asaj që kisha pare, por ajo insistoi, dhe unë i tregova për atë që pash. Vajza më tha: Ky ishte shkaku i cili na bëri për të dalë nga vendi i larjes së kufomës me aq nxitim, dhe filloi duke qarë, i dhashë durim, më pas e pyeta për gjendjen e nënës së saj. Para vdekjes a ka qenë duke vepruar dicka të keqe? Ajo u përgjig me keqardhje e cila e mundonte: O Hoxhë, nëna jonë nuk e ka falur për Allahun asnjë rekat namaz, ka vdekur duke qenë e zbuluar. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ndërmjet njeriut dhe shirkut dhe kufrit është lënia e namazit" (Muslimi) Përktheu: Merita Rexha    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.