MЁNYRA E ABDESIT

 
Raporti midis strukturės natyrore tė femrės dhe tė drejtave tė saj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 09 korrik 2007




Kur’ani Famëlartë e ka shpallur barazinë e mashkullit dhe të femrës, gjersa në shumë vende të krishtera kjo cështje është ende aktuale. Mjafton të theksohet qëndrimi Islam se “Xheneti ndodhet nën këmbët e nënës” për të kuptuar se c’vend me rëndësi Islami i dedikon femrës. Kur’ani pra, jo vetëm që preferon, por insiston në barazinë e mashkullit dhe të femrës, si karakreristikë thelbësore e shoqërisë. Bindjet e jomuslimanëve se Islami e diskrediton femrën, Kur’ani i përgënjeshtron në mënyrë të qartë. Theksuam se Kur’ani e trajton si femrën ashtu edhe mashkullin në mënyrë të barabartë, mirëpo në Islam ekzistojnë disa dallime të caktuara midis të drejtave dhe detyrave te dy gjinive, dhe ky dallim duhet të pranohet si normale dhe të merret si faktorë për caktimin e të drejtave dhe detyrave të tyre.
Mashkulli zakonisht është i pajisur me nerva të forta, strukturë më të shprehur fizike peshë dhe lartësi më të madhe. Ai pra, në planin fizik dhe intelektual është më superior në krahasim me femrën dhe kjo vetvetiu flet se ai është krijuar për detyra më të rënda dhe më të komplikuara, kjo i ngarkon atij detyra-përgjegjësi më tepër të natyrës ekonomike si dhe kur punët kërkojnë inteligjencë dhe kur emocionet paraqesin pengesë, duhet t’i ndalen mashkullit dhe kjo në pajtim me rendin natyror. Kjo duhet të jetë kështu ngase sunduesit dhe gjyqtarët janë ata të cilët duhet të mbrojnë të drejtat e të gjitha shtresave shoqërore. Nëse lejohet që emocionet të depërtojnë në pushtet dhe legjislacion atëherë të drejtat e shumë femrave do të nëpërkëmbëshin.
Meqenëse mashkulli është më superior edhe fizikisht edhe mentalisht, ai duhet të kryejë aktivitetet shoqërore konform këtyre kualiteteve të përmendura, për dallim nga femra e cila është më emocionale duhet t’i kryejë detyrat e mirëmbajtjes së shtëpisë dhe të kujdeset rreth fëmijëve në mënyrë që të rrrisë fëmijë të devotshëm dhe të dëgjueshëm.
Allahu asaj ia ka dhënë ndjenjën e maternitetit që me vete sjell emocionalitetin e butë, shqetësimin, zemërbutësinë, shpirtin e gjërë dhe bujar për të rritur pasaardhësit dhe për t’u kujdesur edhe për antarët e tjerë. Pjesa e trurit të saj e cila i drejton emocionet është më e madhe, si dhe truri i saj është i pajisur me organe për rritje dhe ushqim të fëmijës me qumësht. Kjo vetvetiu tregon se rritja e fëmijëve është detyrë e saj, për arsye se ajo është e pajisur me emocione të nevojshme dhe ndjenja të fuqishme dashurie ndaj fëmijës.
Kur Islami bën këso dallimesh kurrë nuk mund të thuhet se është represiv ndaj femrës dhe është përcmues ndaj vlerave të saj, përkundër ai e shikon femrës si pjestarë shembullore dhe e konsideron si pjesë të pavarur e nuk bën dallim në vlerat njetrëzore midis mashkullit e femrës. Mirëpo këto dispozita janë orientuar drejt forcimit të bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjelltë në dobi të rendit natyror. 

                                                              

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.