Askush nuk ėshtė krejtėsisht i arsimuar, para se tė mėsojė tė heshtė |
|
|
|
Shkruar nga Valbona Kelmendi
|
e shtunė. 07 korrik 2007 |
“…ai që beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit le të thotë fjalë të mira, ose le të heshtë.” (Ahmedi)
“Kush heshtë ka shpëtuar.” (Albani)
Cdo i urtë që posedon urti me grada të larta, përpiqet që sa më shumë t’i ngjajë njeriut më të arsimuar në rruzullin tokësor, jo për tjetër, por për arsye se ai ishte, është dhe do të jetë njeriu më i arsimuar që njeh bota njerëzore. Ai është Muhammedi alejhissallatu ve sel-lem. Duke analizuar thëniet e tij, të cilat dhurojnë vetëm dije, arrijmë edhe tek ajo cilësi e lartë njerëzore të cilën vështirë është ta posedojë cdo njëri, madje kjo mungon edhe tek shumë njerëz të arsimuar. Për heshtjen dhe rreth heshtjes tregon një i urtë në urtinë e tij, se si u mblodhën katër mbretër, dhe cdonjëri foli nga një fjalë të urtë: -Mbreti Kisra thotë: ”Unë kurrë nuk jam penduar për atë që nuk e kam folur, dhe ndoshta jam penduar për atë që e kam folur.” -Mbreti i Kinës thotë: ”Unë e zotëroj atë fjalë që nuk e kam thënë, dhe nëse e them ajo më zotron mua.” -Mbreti Kajser i Romës thotë: “Unë kam mundësi ta kthej mendimin, por nëse e kam thënë nuk mund të kthehem mbrapsht.” -Mbreti i Indisë thotë: ”Sa cudi me atë që flet fjalën, nëse gjykohet për të e dëmton, dhe nëse don ta vlerësosh nuk ka prej saj ndonjë dobi.”
Duke e ditur se heshtja është një prej parimeve më të rëndësishme të artit të fjalosjes, për ta ulur e poshtruar të keqën, kërkohet që ta mbajmë gojën mbyllur. Tek të urtët vërejmë një stoli të lartë lidhur me heshtjen, sepse edhe nëse tenton të debatosh me të, i urti s’të jep rast, por të sfidon me heshtje. Nga kjo cilësi kuptojmë dhe ndeshemi me thënien Profetike e cila thotë:
“ I garantoj një shtëpi në xhennet atij i cili nuk debaton, edhe kur ka të drejtë”. Dhe me këtë, mund të themi se të tillët që flasin pak, mencur e ngadalë i ngjajnë një lumi i cili është i thellë i gjatë dhe që rrjedhë qetë-qetë. Nëse lexojmë për jetën e të parëve tanë dhe analizojmë atë, dukshëm e vërejmë se fjalët e tyre ishin aq të matura e të peshuara, posi ari e argjendi kur vihen në peshore.
Tregohet për të urtin Llukman se si ka thënë për rëndësinë e heshtjes, përmes një ngjarjës së tij. Ai thotë: “Kur zotria im kërkoi të therja një dele, më tha t’i sillja pjesën më të mirë, dhe unë i solla gjuhën dhe zemrën, duke i thënë zotriut tim se; nuk ka pjesë më të mirë se gjuha dhe zemra nëse ruhen, dhe nuk ka pjesë më të keqe kur prishen.”
Heshtja në vetën e saj përmban aq shumë të mira sa që i ngjan një kështjelle pa mure, bukurisë pa stoli si dhe është prestigjioze pa pushtet. Kjo cilësi e bënë njeriun që të mos ketë nevojë t’i justifikohet askujt e as të kërkojë ndjesë. Mjerisht që të paktën janë ata që e praktikojnë këtë urti, jo për tjetër por për shkak që nuk është e lehtë ta zotrosh gjuhën dhe ta pozicionosh gjithnjë pas zemrës apo mendjes. Shpeshherë heshtja është më e mirë sesa fjala, ngaqë trashëgimtar të urtësisë janë heshtja dhe meditimi. Për ata që nuk kanë mundësi ta zotrojnë heshjtjen, ndoshta mund t’iu preferohet shembulli i Ebu bekër Sidikut i cili mbante gurë në gojën e tij për disa vite rresht, derisa e sterviti vetën të flas fjalë pak. Cdo gjymtyrë dhe cdo pjesë e trupit tonë posedon nderin e vet, e nderi i gjuhës është heshtja, ngaqë gjuha është mjeti përmes së cilës përhapet si e mira po edhe e keqja. A thua vallë nuk i ngjanë gjuha një egërsire të tërbuar nëse nuk e ndal së foluri?! Nuk themi që gjithnjë vec duhet heshtur, madje edhe kur kërkohet të flitet, sepse nuk do të dim t’ia japim kuptimin e gjërave, por themi që, nëse flitet për cështje që na takon, dhe është domosdoshmëri kjo, atëherë kjo qëndron brenda stazave dhe kufijve të heshtjes. Sikur të kemi fjalë pak me njerëzit e më shumë fjalë me Zotin, do të jemi prej atyre të cilët e zotrojnë jo vetëm gjuhën, po edhe planetin tokë. Për fund po cekim një shkeputje nga biseda e profetit Muhammed alejhisselam me Muadhin kur e dergon në Jemen. Muadhi i tha: “Më këshillo o i Dërguar i All-llahut? I tha: “Të këshilloj të ruash gjuhën tënde” Muadhi i kërkoi përsëri këshillë të vlefshme. Pejgamberi alejhisselam i tha: “A nuk do të hidhen njerëzit në zjarr përvecse nga frytet e gjuhës së tyre?” (Imam Ahmedi & Tirmidhiu) |