MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria dhe devotshmėria ndaj Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 07 korrik 2007


Muslimanët duhet ta duan Allahun, xhele shanuhu, dhe të jenë të devotshëm ndaj Tij, kështu që Ai si shpërblim i don ata. Ata duhet ta duan Allahun, xhele shanuhu, më shumë se çdo gjë tjetër, më shumë se paratë, familjen, shokët dhe më shumë se jetën.

Muslimanët, duhet gjithashtu ta duan Profetin, alejhi selam, të dashurin e Allahut, dhe ta përcjellin rrugën e tij. Profeti, alejhi selam, ka thënë:
"Duane Allahun sepse Ai ju ushqen dhe ju mban juve. Më duani mua sepse Allahu më do." (Tirmidhiu)

Duhet të mësojmë si ta fitojmë dashurinë e Allahut. Allahu, xhele shanuhu, na ka treguar dy rrugë përmes të cilave na dhuron dashurinë e Tij. Allahu thotë në Kur'an:
"Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë." (3: 31)

"Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri." (19: 96)

Është shumë e qartë se nëse e ndjekim traditën e Profetit Muhamed, alejhi selam, Allahu, xhele shanuhu, do të na dojë neve. I Dërguari i Allahut, alejhi selam, i ftonte njerëzit ta besojnë Allahun dhe të veprojnë punë të ndershme, të cilat ai i praktikoi me shumë devotshmëri.

Muslimanët mund ta tregojnë dashurinë dhe devotshmërinë e tyre ndaj Allahut duke i zbatuar jo vetëm veprat e obligueshme për ta por duke kryer edhe vepra vullnetare. Kjo nënkupton kryerjen e pesë namazeve të obligueshme gjatë ditës, zekatit, agjërimit të muajit të Ramazanit dhe pelegrinazhit në Mekë në Shtëpinë e Allahut, xhelel shanuhu, njëherë në jetë, për atë që ka mundësi.

Veç këtyre veprave të obligueshme, muslimanët duhet të mundohen sa të munden të kryejnë vepra vullnetare, të japin sadaka, të agjërojnë në ditët dhe muajt e tjerë dhe ta kryejnë pelegrinazhin e vogël-umren.

Të gjitha këto vepra duhet të kryhen në përputhje me traditën (sunetin) e Profetit Muhamed, alejhi selam. Puna vullnetare më e rëndësishme është namazi i natës. Allahu, xhele shanuhu, e urdhëroi Muhamedin, alejhi selam, të falet natën, të cilën gjë ai e praktikoi dhe u bë pjesë e sunetit të tij.
Allahu thotë në Kur'an:

"O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe). E s'ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë. Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh). Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij! Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje." (73: 1-9)

Nga praktikimi i namazit të natës, pjesë e praktikës sonë, ne bëhemi të devotshëm, karakteristikë e cila na bën muslimanë më të mirë. Ne duhet të përpiqemi të bëhemi të devotshëm që ta fitojmë dashurinë e Allahut, ne duhet ta dimë se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, na nxiti neve që të kemi karakter të mirë siç transmetohet në hadithin vijues:
Ebu Dherri (Allahu e mëshiroftë) transmetoi se i Dërguari i Allahut i ka thënë atij: "Ju nuk jeni më të mirë se njerëzit me lëkurë të kuqe ose të zezë përveç që i lëni pas me devotshmëri." (Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Kur të jemi të devotshëm, ne e fitojmë dashurinë e Allahut dhe si shpërblim, Allahu, xhele shanuhu, na bekon neve.

Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, transmeton se i Dërguari, alejhi selam, ka thënë:

"Nëse Allahu e don një njeri, Ai e thirr Xhibrilin dhe i thotë: Allahu e don këtë; O Xhibril! Duaje atë.' Xhibrili do ta dojë atë dhe do t'i lajmërojë banorët e qiellit: 'Allahu e don këtë prandaj ju duhet ta duani atë gjithashtu,' dhe kështu të gjithë banorët e qiellit do ta duan atë dhe pastaj atij i jepet kënaqësia e njerëzve në tokë." (Buhariu dhe Tirmidhiu)

Muslimanët duhet ta duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, xhele shanuhu, dhe  gjithashtu ata duhet t'i ftojnë njerëzit e tjerë ta duan Allahun, xhele shanuhu, për të gjitha të mirat që ua ka dhuruar atyre. Allahu thotë në Kur'an:

"E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë." (2: 165)
Allahu, xhele shanuhu, i don ata që vazhdimisht luten dhe pendohen. Ai thotë në Kur'an:
"...All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme." (2: 222)
Në fund, muslimanët duhet gjithmonë ta kenë në zemër Allahun, xhele shanuhu, dhe ta madhërojnë Atë me 99 emrat e Tij siç ka thënë Profeti Muhamed, alejhi selam:

"Banorët e Xhenetit nuk do të pendohen, përveç një gjëje: kohën të cilën ata e kaluan pa e kujtuar Allahun." (Tabarabi)


                                            
Perktheu: Fexhrie Kaçiu

                                                                      

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.