MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė rinjtė dhe edukimi islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e hėnė. 14 gusht 2006


 


Të rinjtë janë e ardhmja e çdo shoqërie. Popujt dhe qytetërimet e ndryshme kanë treguar dhe tregojnë kujdes të veçantë për të rinjtë.
 Një mësues i njohur, Selman el Audah, thotë se nëse një popull është i suksesshëm në ndërtimin e individëve të tij si individë të fortë dhe të kompletuar, me parime të shëndosha, me ndihmën e Allahut do të ketë mundësi të realizojë një ardhmëri madhështore. Në anën tjetër, nëse një popull dështon në ngritjen e individëve të tij dhe i lë të mangët duke i përkufizuar me veprimtari jo frytdhënëse, atëherë ai popull rrezikohet nga dobësia, shkatërrimi dhe shkrirja.
Islami me edukimin e vet nuk i zhduk personalitetet e të rinjve dhe nuk i bën ata kopje të njëri-tjetrit. Ai nuk synon ta bëjë çdonjërin prej nesh dijetar të fesë, por na ndihmon të bëjmë zgjedhje të mençura në dobi të një së ardhmeje më të mirë. Në biografinë e të Dërguarit Muhamed, paqja qoftë mbi të, kemi shumë shembuj që na tregojnë mënyrën se si i edukonte ai të rinjtë, duke zgjuar tek ata cilësitë pozitive.
Edukimi islam nxjerr në pah anët e mira që ekzistojnë te të rinjtë. Por që këto anë të mira të dalin në pah sigurisht që duhen bërë përpjekje nga ana jonë. Ne sot kemi para nesh rrugë të shumta që mund t’i shfrytëzojmë për të mirën tonë në këtë botë dhe në botën tjetër. Namazi, zekati, agjërimi, haxhi, kërkimi i diturisë, bamirësia, kujdesi për të moshuarit, krijimi i familjes së shëndoshë islame janë vetëm disa prej dyerve të mirësisë me anë të së cilave ne i shërbejmë Islamit dhe vendit.
 
Si të rinj ne kemi shumë aftësi fizike dhe mendore. Kur këto aftësi nuk vihen në përdorim, ato shuhen ose angazhohen në vepra jo të lavdërueshme. Ne nuk duhet t’i shfrytëzojmë këto aftësi duke shkuar pas epsheve dhe pasioneve, duke u munduar që të kënaqemi në çdo mënyrë dhe duke humbur kohën në shoqëri jo të mirë. Edukimi i drejtë islam na siguron kanalizimin e këtyre aftësive në drejtimin e duhur.
Le të kthehemi pak në kohë e të kujtojmë shokët e Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, të cilët kishin mësuar nga shkolla profetike dhe mbeten edhe sot shembulli i rinisë model dhe i shoqërisë më të mirë islame. Ata ishin më të mëdhenjtë, më të aftët dhe më të fuqishmit në histori. E në mesin e tyre kishte shumë të rinj.
Cilësia e çdo shkolle matet me rezultatet e saj. Edhe rezultatet e edukimit dhe të arsimimit shihen te brezat e çdo populli. Nëse lexojmë librat islamë, do të shohim se rezultatet e edukimit islam kanë qenë të shkëlqyera. Shkolla islame ka nxjerrë individë të rrallë, ka nxjerrë burra, gra e të rinj që edhe sot mbeten shembuj të pashoq.
Mjafton të përmendim Abdullah ibën Abbasin, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili u edukua në shkollën e të Dërguarit alejhi selam. Ai ishte i ri kur njerëzit kishin nevojë të madhe për të mësuar prej tij çështjet e fesë. Ky shembull dhe shumë të tjerë na tregojnë madhështinë e edukimit të Muhamedit alejhi selam, madhështinë e edukimit islam.
Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, ka vdekur para 1400 vjetëve, por edukimi i tij është ende me ne, trashëgimtarët e tij (dijetarët) janë gjallë dhe në mesin tonë. Edukimi islam i frymëzuar nga shembulli profetik dhe përvoja shumëshekullore islame mësohet edhe në shkollat tona islame. Nëse të rinjtë do të kishin më shumë njohuri për vlerat dhe dobinë e edukimit islam, institucionet arsimore islame, por edhe xhamitë si qendra dijeje, do ta kryenin më mirë rolin e tyre si formues të brezit të ri. Drejtuesve të këtyre institucioneve arsimore u bie barra e afrimit të bashkëmoshatarëve tanë pranë këtyre institucioneve, duke kontribuar kështu në edukimin e rinisë me vlerat islame dhe në krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.