MЁNYRA E ABDESIT

 
Fluori dhe fluorizimi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 06 korrik 2007


Fluori është element kimik që mund të gjendet gjithkund në natyrë: p.sh. në ujëra minerale, në qumësht, në bimë dhe te shtazët e detit. Ai është pjesë e trupit të njeriut, përqendrimet më të larta janë gjetur në eshtra dhe dhëmbë. Ai është komponent i rëndësishëm për parandalimin e kariesit.
Fluori pengon zhvillimin e bakterieve të rrezikshme dhe  përtërin dhëmbin që sapo ka filluar të prishet. Me qëllim që fluori të ketë ndikim mbrojtës, marrja e tij duhet të jetë e përhershme dhe këmbëngulëse. Ekzistojnë mënyra të ndryshme të marrjes së fluorit, mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë është të përdoren pastat e fluorizuara.  Me rëndësi është që të mos shpërlahet goja pas pastrimit të dhëmbëve, por vetëm të pështyhet. Në këtë mënyrë fluori mbetet në gojë një kohë të gjatë.
Përveç pastës së fluorizuar mund të përdoret edhe metoda të tjera plotësuese:
1. Kripa e fluorizuar
2. Uji i fluorizuar
3. Tabletat me fluor (ato duhet të treten në gojë e jo të gëlltiten).

Fluorizimi si manipulim përdoret në pedodoncion si metodë shëruese preventive për dhëmbët e qumështit dhe për dhëmbët e përhershëm. Me fluorizim të dhëmbëve nënkuptojmë përdorimin lokal të medikamenteve të fluorit, që mundësojnë forminmin e një shtrese mbrojtëse, në sipërfaqen e dhëmbit. Për të realizuar fluorizimin, së pari duhet të pastrohen dhëmbët me brushë dhe pastë dhëmbësh e pastaj të izolohen me vaterolla. Pas tharjes bëhet lyrja e dhëmbëve me gel ose likid të fluorit.
Fluorizimi duhet të përseritet disa herë për t’u bërë deponimi i mjaftueshëm i kripërave të fluorit në kurorën e dhëmbit. Me këtë tretman dhëmbët janë në rëzistencë ndaj senzacioneve termike, demineralizimit dhe kariesit.



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.