MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėn Zoti dhe je mirėnjohėse pėr to PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e premte. 06 korrik 2007
    

   
Më shumë do të doja të ndihmoj një motër nga feja, kur i nevojitet ndihma ime, se të qëndroj në xhami një muaj duke bërë ibadet.
Sa e rëndë është jeta e injorantit i cili e zvarritë bëmirësinë dhe ik prej saj!
Njeriu do të pyetët për të gjitha shpenzimet e tij që i ka bërë, pra oj motër e dashur dhe e nderuar, ke kujdes për veprat tua dhe pasurinë ku e harxhon. Kujdes në cfarë gjendje do të dalësh para Krijuesit tënd. Ki kujdes nga ndalesat e All-llahut xh.sh. sepse do te jesh e devotshme.
Kënaqu me të mirat që të ka dhënë All-llahu xh.sh. sepse do të jesh e shpëtuar në ahiret dhe e nderuar dhe e respektuar në dunja.
Nuk do të arrini atë që e dëshironi përderisa t’i plotësoni pasionet trupore, ndërsa nuk do t’i realizoni shpresat tuaja përderisa të mos jeni të përmbajtura në vuajtje.
Mos të harrojmë se durimi është thesari i xhennetit dhe mund ta arrijmë nëse përmbahemi pak. Nuk është e thjeshtë vlera e arritjes dhe e kënaqësisë te All-llahu, sepse me këtë mundet t’i përballoni të gjitha sprovat. Për këtë kemi ajetin kur’anor ku All-llahu xh.sh. thote: “Kush bën durim dhe falë s’ka dyshim se kjo është virtyti më i lartë.“ (42:43)  
Motër e nderuar, kurrë nuk mund të bashkosh besimin dhe pabeseinë. Si mund ta quhesh besimtare, kur i anashkalon shumë vargje kur’anore dhe fjalë profetike?! Vallë a nuk ka deklaruar i Dërguari alejhisselam se: ”Nuk ka besim ai i cili nuk i besohet, dhe as fe ai i cili nuk i kryen premtimet“
Mos të harrojmë për premtimet që na i ka thënë All-llahu për ruajtje nga shejtani dhe zjarri i xhehennemit nëse posedojmë këto katër cilsi:
-të përmbajturit në frikë,
-të përmbajturit në nxitim,
-të përmbajturit në zemërim dhe
-të përmbajturit në lakmi.
Të edukojmë vehtën që të vrapojmë pas cilësive dhe gjërave të mira, sepse vetëm posedimi i tyre na zbukuron para se të na vije dita e zbukurimit, ato janë: të vrapojmë pas diturisë më shumë se pas pasurisë dhe trashëgimisë, të posedojmë edukatë, që të kemi fytyrë  të ndritur, të jemi të devotshme sepse është siguri për ne, të jemi adhuruese sepse do të jemi fituese, të kemi mendjen udhërrëfyese në të mirë, sepse atëherë posedojmë edhe sjellje të mirë dhe shoqëri të shëndoshë, të kemi butësi, sepse posedojme ndihmen me të madhe, ta përkujtojmë vdekjen sa më shpeshë sepse është predikuesi më i mirë.
Besimtarja e mencur dhe mendjemprehtë e shton frikën e vet ndaj denimit të All-llahut xh.sh. sa herë që All-llahu xh.sh. ia shton të mirat.
Motra ime besimi i vërtetë është ai që është skalitur thellë në zemër dhe cilin e dëshmojnë veprat e mira.
Oj motër e nderuar, bëhu shumë e kujdesshme, ngase njeriu shpesh konsumon ushqim që nuk i lejohet, futet atje ku nuk e ka vendin dhe rrin në shoqëri e cila e ndryshon, dhe kështu pak nga pak, ik besimi e që ti nuk e vëren fare .
Duke medituar rreth këtyre vargjeve, po ndeshemi me ushqimin, vallë aq rëndësi paska se cfarë ne konsumojme?! Do të thotë që mvaret besimi ynë këtu? Si është halli yt që t’i konsumon duhanin? A e ke pyetur vetën tënde ndonjëherë, pse pi duhanin? Cka përfitoj prej tij? A është i lejuar apo i ndaluar? Kush e ndaloi e kush e lejoi? A më ka hije të veproj këtë vepër? A është lëmoshë nga pasurija ime apo mëkat që do të më revanshohët nj ditë?!
Motër  e dashur dhe e nderuar, oj ti e cila gjindesh në këtë gjest të ulët femror, përpiqu për ta gjëtur përgjigjen e cila është e gjallë dhe e freskët në vargjet e arta “Cdo gjë që bën dëm në organizëm është haram“, a thua vallë mos e ke të ngulitur në kokën tënde se e ke të lejuar?!
E nderuar motër në fjalë, mos e gënje vehtën dhe të tjerët se gjoja ke halle dhe derte dhe po i shuan me konsumim te duhanit.
Mos kërko kënaqësi dhe prehje në të ndaluar, sepse nuk ka dhe nuk gjen. Kënaqësia dhe prehja është në tri gjëra:
-në namaz,
-në lexim dhe meditim të Kur’anit  dhe ne
-dhikër.
Nëse nuk gjen kënaqësi këtu, dije se dyert i ke të mbyllura, andaj përpiqu  t’i hapësh.
Pejgamberi i All-llahut alejhisselam ka thënë: ”Në këtë botë njerëzve nuk u është dhënë gjë më e mirë se besimi i fortë dhe shendeti i mirë.
Luteni All-llahun xh.sh. t’u dhuroje besim të fortë dhe shëndet në jetë!“
Sa madhështor është ky citat profetik për atë që din të mendojë. A nuk vijmë te një konkluzë e shëndosh dhe e fortë  që, kush ka iman te fortë, është durimtar në vuajtje dhe aktiv në vepra fetare. Ndërsa shëndeti është një e mirë prej të mirave të All-llahut mbi ne.
Atëherë e nderuara motër, oj ti e cila e shkatëron shëndetin tënd me atë tym të zi, kujdes për këtë mëkat dhe mundohu të jesh nën hijën e kësaj duaje të pranuar, që të jesh në mesin e atyre  të  cilët i përfshinë shefati i këtij burri fisnik dhe i cili është më i dashuri tek Krijuesi ynë dhe i gjithsisë.

E lusë All-llahun që të na i bëj të urrejtura edhe neve gjërat të cilat i urren Ai, dhe të na i bëj të dashura gjërat të cilat i don Ai, me shpresë që ta fitojmë dhuratën më të madhe që ka përgatitur për robërit e Tij besnik e të sinqertë që ta shohim Nurin e Tij. Amin!



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.