MЁNYRA E ABDESIT

 
Thuvejbeja, robėresha e Ebu Lehebit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 06 korrik 2007
  

Thuvejbeja është robëresha e Ebu Lehebit. Ai e ka liruar kur ajo e ka përgëzuar me lajmin e lindjes së Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.
Kjo dhe nënat e tjera prej gjiri të të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e kanë pranuar Islamin.
 Thuvejbeja është gjidhënësja e parë e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, pas nënës së tij. Ajo gjithashtu i ka dhënë për të pirë Hamzait, xhaxhait të të Dërguarit të Allahut, dhe Ebu Selme bin Abdul Esed El Mehzumit. 

Thuhet se pasi Ebu Lehebi ka vdekur, dikush e ka parë në ëndërr dhe e ka pyetur: “Cila është gjendja jote?” Ebu Lehebi është përgjigjur: “Jam në zjarr. Më lehtësohet dënimi një ditë në javë, kur thithi në këto dy gishtat e mi ujë”, dhe ka bërë me shenjë me gishtat e tij: “E ajo ditë është dita në të cilën kam liruar Thuvejben, kur ajo më ka përgëzuar me lindjen e Muhamedit dhe më ka thënë se do ta ushqente me gji.”
Thuvejbeja e ka ushqyer të Dërguarin e Allahut vetëm disa ditë para se të vinte Halimja. Në një transmetim tjetër thuhet se Thuvejbeja e ka ushqyer të Dërguarin e Allahut katër muaj.
Më pas gjyshi i tij ka filluar të kërkojë gjidhënëse tjetër për ta dërguar Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në fshat, që të edukohet, të mësojë gjuhën e pastër, të forcohet dhe të jetë larg sëmundjeve, pasi në fshat ajri ishte i pastër, uji i shijshëm dhe gjuha e pastër.
 
Gjidhënëset e fisit Benu Sad ishin të njohura për këtë gjë në mesin e arabëve. Ato vinin çdo vit në Mekë për të marrë foshnje e për t’i ushqyer me gji. Ato i mbanin foshnjat derisa të përfundonte koha e gjidhënies. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e ka respektuar gjithnjë nënën e tij prej gjiri, Thuvejben, dhe i ka dërguar asaj ushqim dhe veshmbathje derisa ka vdekur. Kur i Dërguari i Allahut është shpërngulur në Medinë, baba i saj e ka liruar atë. Ky lajm mohon atë që u tha më lart, se Ebu Lehebi e ka liruar atë kur ajo e ka përgëzuar me lajmin e lindjes së Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. 

Thuvejbeja ka vdekur në vitin e shtatë hixhri, pas betejës së Hajberit, ndërsa djali i saj, Mesruhu, ka vdekur para saj.

Nga arabishtja: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.