MЁNYRA E ABDESIT

 
Kushtet e fjalės “La ilahe il lall-llah” PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz   
e premte. 06 korrik 2007

  
- Dija: Ta dish kuptimin se cfarë mohon dhe cfarë pohon kjo fjalë, duhet ta dijë zemra se cfarë shqipton gjuha.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dije se s’ka zot tjetër” (Muhammed: 19) dhe thotë: “Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat) përvec kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dine.”  (Ez Zuhruf: 86)
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes duke e ditur se nuk ka Zot tjetër, përvec Allahut, hyn në xhennet.” (Muslimi)

- Bindja: Të bindet zemra plotësisht për vërtetësinë e kësaj fjale  dhe largimi nga cdo dyshim. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan, për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (el-Huxhurat. 15)

- Sinqeriteti: Është bërja e cdo vepre vetëm për hir të Allahut dhe largimi nga shirku (politeizmi) Allahu i Lartësuari ka thënë: “Vini re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun.” (Ez zumer: 3) dhe ka thënë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” (El Bejjine: 5)
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Njerëzit më të gëzuar me ndërmjetësimin tim ditën e kijametit janë kush ka thënë Lailahe il lall llah me sinqeritet nga zemra, apo shpirti i tij” (Buhariu)


- Dashuria: Ta duash këtë fjalë dhe atë që udhëzon kjo fjalë, dhe të ndihesh i kënaqur me këtë.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “E nga njerëzit ka aso që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e forte.” (El Bekare: 165)
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë:
“Tri gjëra kush i posedon e ka gjetur ëmbëlsinë e imanit (besimit): Të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij për të më të dashur tek ai se cdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut, dhe të urrejë të kthehet në kufër pasi që e ka shpëtuar Allahu prej tij, sikur që urren që të hidhet në zjarr.” (Muttefekun Alejhi)

- Vërtetësia: E cila mohon cdo përgënjeshtrim. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (El Ankebut: 3) Dhe thotë: “E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.” (Ez Zumer: 33)


- Dorëzimi: Nënshtrimi ndaj kësaj fjale me zemër dhe vepër, të bëhen veprat me sinqeritet duke kërkuar kënaqësine e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përulnjuni Atij” (Ez Zumer: 54) Dhe ka thënë: “Kush i dorëzohet tërësisht Allahut dhe është mirëbërës, ai është kapur pas lidhjes më të sigurtë” (Llukman: 22)


- Pranimi: Ta pranosh dhe mos ta refuzosh, ndoshta e thotë ai që e din këtë fjalë por nuk pranon atë në të cilën bën thirrje kjo fjalë si shkak i mendjemadhësisë. Allahu i lartësuar ka thënë: “… sepse, kur atyre u thuhej se nuk ka Zot tjetër, përvec Allahut, ata e mbanin veten lartë.” (Es Saffat: 35)


Përktheu: Merita Rexha
  

   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.