MЁNYRA E ABDESIT

 
E kaluara nuk kthehet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 06 korrik 2007



Ndonjëherë njeriu i jep kahje jo të merituar jetës së kësaj bote e pastaj si rrjedhojë e kësaj kahje njeriu e humb orientimin e tij duke qenë në këtë botë.
Kuptimi i së kaluarës dhe ndikimi nga memoriet e saj si pikëllimi për fatkeqësitë e saj është shkatërrim i jetës që tani po jeton. Ngase ai pikllim nuk e kthen, dëshprimi nuk e përmirëson e as mërzia nuk e zbukuron sepse ajo ka kaluar.
Të lexuarit në fletorën e së kaluarës është humbje e së tashmës, dhe ai që kthehet në të kaluarën i ngjan atij që e bluan miellin, e ai në esencë është i bluar. Që moti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën: “Nuk nxirrën të vdekurit nga varret e tyre”.
Fatkeqësia jonë qëndron në atë se tregohemi të paaftë për të tashmën tonë e preokupohemi me të kaluarën, i braktisim pra pallatet tona të bukura dhe i vrojtojmë gërmadhat e lashta.
Të preokupohemi me të kaluarën e të neglizhojmë ditën që na kanë mbetur është fatkeqësi, se ndoshta kjo ditë është e fundit dhe s’të pret koha të mendosh për të djeshmën që të kalojë e as për të nesërmën që akoma s’ka ardhur. Andaj mos të bëhemi rob të së kaluarës e të neglizhojmë ditën e sotme, mos të humbim këtë ditë që peshon sa jeta. Me të vërtetë njerëzit të cilët bëhen rob të së kaluarës dhe që e ushqejnë atë me lot dhe pikëllim vrasëse nuk shkojnë tjetër pos mureve dhe derës së shtëpisë së tyre, ata janë dritëshkurtër dhe pa mëshirë vrasin shpresën që mbetet e gjallë, shpresën që të kthehen tek Allahu. Andaj mos e humb vetën për shak të kaluarës, por bëhu vigjilente e kthehu tek Allahu sepse aty janë dyertë e hapura të pendimi. 
Zoti shikon se sa është i interesuar njeriu të pajtohet me Te, a pajtimi është në interesin tonin e jo në interesin e Allahut.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu çdo ditë e shtrin dorën ditën që të pajtohet me të që ka bërë mëkat natën, dhe çdo natë Zoti xheleshanehu e shrin dorën e Tij që të pajtohet me të që ka bë mëkat ditën”
Bëhu nga ato që t’ia  zgjatësh dorën Zotit të ia jap besën se do të pajtohesh me Të, të rregullohesh me Të  në raporte të mira.
S’ka askush prej juve e që nuk do t’i flet Zoti i tij, do të pyet ty drejtpërdrejt: “A mendove se të krijova në këtë formë kot, a kujtoje që kurrë nuk do vish para meje, a kështu mendoje?!”
Prandaj, mos të na befasojnë këto pyetje, mirëpo të përgatitemi!
 
E tëra që ka shkuar të falet me kusht që ti të rregullosh atë që të ka mbet. Dije se Zoti yt është i Mëshirshëm i cili çka do që të ka kaluar e falë me një hap serioz të përmirësimit dhe t’i mbulon mëkatet në ditën e gjykimit. Thotë Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “E afron Allahu besimtarin edhe vetëm ai dhe Zoti e thotë: “A të kujtohet kur bëje kështu?” - Po vallah më kujtohet. “A të kujtohet kur bëje kështu?”- Po vallah më kujtohet. “Mirë, qysh të kam mbuluar në atë botë, t’i kam mbuluar edhe sot.”
Andaj, nëse e kaluara jote nuk ka qenë si duhet nuk është zhvilluar si duhet, nuk ka qenë në përputhje ashtu si duhet me Zotin, me të Dërguarin e Tij, atëherë edhe për atë të kaluar, të shkuar ka zgjidhje… e zgjidha është të përmisojmë atë që na ka mbetur, Allahu ta fal atë që ka kaluar.
Pse mos të kthehemi te Zoti, i cili t’i mbulon mëkatet, ta shtynë jetën në mënyrë që ti të kthehesh tek Ai.
Prandaj, kthimi, formimi i një vizioni të ri për jetën, i një kuptimi të ri për jetën është në intersin tonë.
Të shfrytëzojmë atë që na ka mbetur, t’i rregullojmë raportet me Zotin tonë, ngase sado që ti tërhiqesh nga Zoti, kur don të kthehesh Ai prapë e shtrin dorën që të pajtohesh me Të. Prandaj, kthehu te Zoti yt sepse kjo është e vetmja rrugë e shpëtimit.  Mos e humbni shpresën për mëshirën e Allahut, sepse humbja e shpresës tek Allahu është pengesa më e rrezikshme, e cila e preokupon dhe e ndjek gjithnjë mëkatarin e nuk e lë të kthehet tek Allahu. Mëshira dhe falja e Allahut për mëkatet e bëra nga robërit e Tij, janë të pakufishme.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Secili prej jush është mëkatar-gabimtar, e më të mirët prej atyre që gabojnë, janë ata që pendohen”. 

                                                           

 
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.