MЁNYRA E ABDESIT

 
Namazi, efekti i tij ne braktisjen e mekateve dhe zhvillimin e shpirtit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 27 qershor 2007

 



Allahu në këtë ajet ka sqaruar se namazi i drejtë, i cili kryhet me përulje dhe nënshtrim (hushu’), padyshim e largon kryerësin e tij nga veprat e turpshme dhe të këqija, dhe e shpie atë drejt mirësisë. Prandaj, do ta vëresh se njerëzit e xhamisë janë më të dalluarit dhe me të mirët në mesin e njerëzve. Mëkatet dhe të metat e të tjerëve janë shumëfish më shumë se mëkatet dhe të metat e këtyre njerëzve.

Nëse namazi nuk na largon nga veprat e këqija dhe të turpshme, atëherë është e domosdoshme që ta shqyrtojmë me kujdes defektin që gjendet në të dhe ta përmirësojmë atë. Nuk ka largim nga të përmirësuarit e namazit dhe nuk ka ikje e të mos e sjellim – hushu-në (përuljen dhe nënshtrimin) brenda namazit. Pra, le t’i shikojmë shkaqet dhe t’i trajtomë me ilaçin e saj, njëlloj siç e shërojmë trupin nga sëmundjet. Sidoqoftë, shërimi i shpirtit është më i duhur dhe ka përparësi, dhe kjo do të na ndihmojë për ta kuptuar fjalën e Pejgamerit, sallahu alejhi ve selem:

"Gjëja e parë për të cilën robi do të jep llogari është namazi i tij, nëse namazi është në rregull dhe si duhet, të gjitha veprat tjera do të jenë si duhet, dhe nëse nuk është në rregull atëherë të gjithë veprat tjera nuk do të jenë në rregull"

Pra, në përmirësimin e namazit qëndron përmirësimi i të gjitha veprave tjera. Pozita e namazit (me të gjithë veprat tjera) është sikur koka për trupin. Kjo është kështu, sespe robi është më afër Krijuesit të tij gjatë namazit. Ai e thërret Zotin e tij dhe kërkon falje nga Ai. Kthehet te Allahu dhe qanë para Tij, subhanehu ve teala.

Namazi nuk mund të përmirësohet pa mos e përmirësuar besimin, duke qenë i vetëdijshëm për Allahun dhe duke patur frikë prej Tij, duke llogaritur veten para Tij dhe dridhja nga frika e Zjarrit të Tij. Kur e kryen namazin dhe pastaj ballafaqohet me sprova dhe mëkate, në zemrën e tij ka fuqi për t’i zbrapsur ato. Kjo është kështu, sepse atëherë ai i shikon këto kënaqësi të përkohshme dhe që do të zhduken e pastaj e kujton gëzimin dhe lumturinë që nuk mbaron kurrë dhe kënaqësinë që nuk ndërpritet asnjëherë. Pra, të mirën që (është e përhershme) e vendos para asaj që është vetëm kaluese dhe që zhduket.
Namazi i robit korruptohet për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm të përkushtimit ndaj Allahut, subhanehu ve teala, si dhe për shkak të dobësimit të takvasë. Për këtë arsye njeriu pastaj nuk e ka atë frikë-respekt që të mund të vijë mes tij dhe mes veprave të mosnënshrimit.

Kjo më së miri sqarohet përmes hadihit të Pejgamerit, salallahu alejhi ve selem:

"Vërtetë, në trup është një copë mishi, nësë është e shëndoshë dhe e fortë, atëherë tërë trupi do të jetë i fortë dhe i shëndoshë dhe nëse është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Vërtetë kjo është zemra."

Në përmirësimin dhe pastrimin e zemrës gjendet përmirësimi i tërë trupit, ndërsa në prishjen e zemrës gjendet prishja e tërë trupit. Nëse zemra është e përmirësuar, dora do të jetë e përmirësuar dhe nuk do të vjedhë dhe nuk do të qëllojë e as nuk do të bëjë zina duke e prekur atë që është e ndaluar. Veshët do të jenë të çiltër dhe nuk do të dëgjojnë instrumente muzikore, përgojime apo shpifje. Situata e gjuhës do të përmirësohet dhe nuk do të flasë tjetër pos asaj që është e mirë. Nëse zemra është e prishur, i tërë trupi do të prishet dhe gjymtyrët nuk shkojnë në drejtim tejtër, por vetëm se drejtë sjelljeve mëkatare dhe të ligave.

Në namaz, çështja e zemrës ose është e vendosur drejtë ose është e prishur. Nëse namazi është siç duhet, kjo është shenjë se zemra ka përfituar dhe është e fortë dhe e shëndoshë. Nëse nuk është siç duhet, është shenjë se zemra ka përfituar shumë pak dobi prej namazit, për shkak të prishjes së saj. Veprat e këqija pastaj bëhën të dukshme dhe i pushtojnë gjymtyrët.

Dije se çdo namaz që kryhet me frikë-respekt dhe nënshtrim, e gjallëron zemrën dhe e stimulon atë për vepra të mira dhe po ashtu e bën që të adaptohet në vepra të mira, ashtu siç çdo vepër e mirë e bërë jashta namazit e ngritë përkuljen dhe nënshtrimit brenda namazit. Në hadith shfaqet:
"Për ju është namazi i natës (tahaxhud), siç ka qenë shprehi e njerëzve të devotshëm para jush. Është pajisje për t’iu afruar Allahut, të Madhërishëm, parandalim për veprat e këqija dhe shlyerje e mëkatëve"

Pejgameri, salallahu alejhi ve selem, e ka bërë të qartë se namazi i natës i parandalon mëkatet ndërsa kryerësin e saj e ndalon nga veprat e këqija dhe e nxitë në vepra të mira. Prandaj, është e domosdoshme për ne që ta zbatojmë këtë namaz dhe të përfitojmë nga ai.

Namazin e natës patjetër duhet ta kryejmë me frikë-respeket, nënshtrim dhe përkulje para Allahut të Madhërishëm, zemrat tona duhet të vajtojnë për atë që kemi qenë të pakujdesshëm si dhe për mangësitë, duke shpresuar mëshirën e Zotit. Kërkojmë afërsi me Të duke e thirrur me Emrat dhe Cilësitë e Tij, duke kërkuar që të na vendosë (forcojë) në rrugën e Tij dhe të na sjellë dobi nga namazi dhe nga ngritja e natës.


Pejgamerit, salallahu alejhi ve selem, i kanë thënë: "Ky dhe ky falet tërë natën, por përësëri kur arrin mëngjesin vjedhë! Ai, salallahu alejhi ve selem ka thënë: "Kjo që thoni ju (për namazin e tij) duhet ta ndalojë nga kjo", ose ka thënë "Namazi i tij do ta ndalojë atë (nga kjo)."
Kur namazi i robit e arrin cakun e dëshiruar në ndalimin nga mëktatet dhe mosnënshtrimi, shkruhet në Ilijin. Siç është cekur në hadithin:

"Nësë namazi është kryer pas namazit tjetër dhe mes tyre nuk ka fjalë të kota (marrëzi), shkruhet ne Ilijin"

Prandaj, kryerja e namazit me sinqeritet duke i bashkuar së bashku elementet e dashurisë, frikës, shpresës, frikë-respektit dhe përuljes, që janë pjesë përbërëse e hushu-së (përuljes/nënshtrimit) është çështje e domosdoshme dhe jetike. Siç është mirë e ditur se dallimi mes namazit të pranuar dhe atij të refuzuar është - hushu-ja.

Ibën Kajimi në "El-Madarixh" ka thënë:

"Dy njerëz falen në safin (radhën) e parë, prapa një imami, por dallimi i namazit mes të dyve është sikur largësia mes qiejve dhe tokës." Kjo është për shkak se në njerën zemër ka hushu kurse tjetra, që është e vdekur, ka gjetur më shumë kënaqësi ne ikje drejt luginave të dynjasë - ka errësirë të pakujdesisë.


Marrë nga libri "Rruga e udhëzimit", të Ibën Kajimit, botuar nga Klubi Studentor

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.