MЁNYRA E ABDESIT

 
Shembuj nga turpi i Fatime Zehrasi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 20 qershor 2007

 



Kur Fatime Ez-Zehra, Allahu qoftë i kënaqur me të, u sëmur nga sëmundja që i solli vdekjen, Esma bint Umejs, Allahu qoftë i kënaqur me të, shkoi ta vizitonte. Fatimja i tha Esmës: “Pasha Allahun, mua më vjen turp që të dal nesër (nëse vdes) para burrave mbi tabut!”

 
Në atë kohë tabuti përbëhej nga një copë dërrase në të cilën vendosej i vdekuri dhe mbi kufomën hidhej një mbulesë, por kjo e tregonte madhësinë e trupit. Esma i tha Fatimes: “A dëshiron të të bëjmë një tabut siç e ke parë në Abisini?”
Esma i ndërtoi asaj një tabut të mbuluar anash, si formë kutie, pastaj mori një copë të hollë dhe të gjerë dhe e vendosi mbi të. Kur e pa Fatimja tabutin, i tha Esmës: “Të mbuloftë Allahu si më mbulove ti mua!” 
Ibn Abdul Berri për Fatime Zehranë ka thënë: “Fatimja është femra e parë në Islam që e ka mbuluar tabutin e saj në këtë mënyrë. Pasi dëgjova për këtë ngjarje, fillova të mendoja se sa e turpshme ishte edhe pas vdekjes!” 
Pse e zbulojnë femrat trupin e tyre? 
A është kjo natyra e femrës?

Në esencë është turpi dhe sikur ta dinin femrat se sa i bukur është petku i turpit, madhështia e bukurisë së turpit dhe forca e ndikimit të tij të brendshëm në gjymtyrë, do ta kuptonin se e gjithë kjo është mirësi dhe do të ishin të kujdesshme për të deri në çastet e fundit.
I madhëruar është Allahu! Ky është petku i parë themelor që do të mbante çdo njeri. Nëse s’ke turp, vepro ç’të duash!   
Kur pashë petkun e femrës evropiane, pashë se ai nuk i nënshtrohej veshjes së sheriatit, por veshjes së fitnes dhe të shfaqjes së bukurisë. Një trup të tillë e prekin shumë duar dhe e shikojnë shumë sy dhe kjo gjë për to është normale. Atëherë e kuptova shkakun se pse nuk gjendej tek ato karakteri i turpit. Kur trupi e humb vlerën, nuk i intereson sasia e lakuriqësisë që shfaq! Ç’të themi për femrat tona?
Sa herë që shoh veshjen e femrave tona, e cila është për të ardhur turp, ose hixhabin e tyre, i cili nuk i përshtatet sheriatit, ndiej dhimbje për paditurinë në të cilën jetojnë. Më kujtohet një plakë, të cilën e kam parë në katin e dytë të njërës prej bankave, kur njëra prej punëtoreve të asaj banke i kërkoi që t’ia shikonte fytyrën, se a përputhej me foton e kartës së bankës. Atëherë plaka i tha: “Kam frikë se mos më sheh dikush nga jashtë!”Çfarë devotshmërie! Sikur ta kisha këtë devotshmëri në moshën e saj!
Sot jemi dëshmitarë të përzierjes së femrave me meshkujt në shumë organizata ndërkombëtare. Kur mësohen me shikimin e këtyre pamjeve, turpi vazhdon t’u hiqet ngadalë-ngadalë dhe kur largohet, turpi nuk kthehet më kurrë. A nuk e dinë femrat tona këtë të vërtetë?
 
Kthimi i këtij umeti në krenarinë e vet është në dorën tënde, oj femër muslimane! Përmirësimi i shoqërisë bëhet me përmirësimin tënd. Bëhu qerpiç i fortë dhe i palëkundshëm në përballimin e rrugëve të fitneve, që ndërtesa jote të ngrihet lart dhe që për ne të kthehen shekujt e krenarisë.

Nga arabishtja: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.