MЁNYRA E ABDESIT

 
Higjiena e gojės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 11 gusht 2006
     
                    
    
 Ekzistojnë mendime të ndryshme për moshën në të cilën duhet të fillohet me higjenën e gojës, por të gjithë janë të një mendimi se duhet të fillohet sa më herët.  
Nëna duhet të lajë gojën e fëmijut me gazë të njomë (lagur), kurse në moshën
3-4 vjeqare fëmija duhet të mësohet që vetë t’i pastroj dhëmbët.   Fëmijëve të vegjël u rekomandohet brusha me fije të buta, për shkak të rrezikut të dëmtimit të mukozës dhe kjo brushë nuk duhet të përdoret më gjatë se dy muaj. Ndërsa te të rriturit u rekumandohet brusha me fije me fortësi mesatare.  

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po përdoren brushat elektrike, por rezultatet shkencore nuk tregojnë se janë më efikase se brushat klasike. Përparsi e tyre është se janë më atraktive për fëmijët dhe më të përshtatshme për përdorim për fëmijët e hendikepuar.
  
Pas pastrimit të dhëmbëve brusha duhet lënë të dezinfektohet me 3% peroksik  hidrogjeni dhe të mbahet ne vend të thatë, të ndritshëm dhe me kokë përpjetë.
  
Për të pasur higjenë të mirë të gojës është me rëndësi të madhe edhe metoda e larjes së dhëmbëve.
  

Metodat më efikase për larjen e dhëmbëve janë :
  
1) Larja e dhëmbëve me lëvizje rrotulluese të brushës në të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve.
  
2) Larja e dhëmbëve me lëvizje vertikale të brushës duke filluar prej gingivës (mishit) të dhëmbëve drejt sipërfaqës kafshuese.
  

Metodat e gabuara për larjen e dhëmbëve janë :
  
1) Larja e dhëmbëve me lëvizje horizontale të brushës, kjo metodë nuk mundëson pastrimin e sipërfaqes anësore te dhëmbëve.
  
2) Larja e dhëmbëve me lëvizje vertikale prej lart poshtë dhe prej poshtë lart e cila nuk mundëson pastrimin e qafës së dhëmbëve.
  
Me larjen e mirë të dhëmbëve ndikon edhe kohëzgjatja, rezultati i mirë arrihet pas pastrimit 4-5 minuta.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.