MЁNYRA E ABDESIT

 
Konvertimi nė Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ali Köse   
e hėnė. 18 qershor 2007
  

Konvertimi është medoemos një përvojë e shumanshme dhe është e kuptueshme që jo të gjithë të konvertuarit janë të të njëjtit lloj. Konvertimi në Islam është zakonisht një proces kompleks dhe gradual i përgatitur gjatë një kohe të gjatë. Ata-të konvertuarit janë vullnetarë, jo si rezultat i një zgjidhjeje të befasishme të konflikteve shpirtërore. Ata janë, në përgjithësi, të rinj të konvertuar të cilët shpesh orientohen drejt kuptimit të mësimeve fetare.

Shumë studime njoftojnë se karakteristikë e konvertimeve janë fëmijëria dhe adoleshenca e palumtur.

Njëzet e një (30%) prej 70 personave të intervistuar e përshkruajnë fëmijërinë e tyre si të palumtur përderisa vetëm 17 (24%) tregojnë për adoleshencë të palumtur. Adoleshenca, sipas këtyre studimeve, përgatit bazën për ndryshime në besim, jo pse të konvertuarit kishin veçanërisht një adoleshencë me telashe, por sepse ishte një periudhë në të cilën ata pjesërisht nuk e pranuan fenë e prindërve të tyre. Sidoqoftë, të konvertuarit prihen të jenë nga familjet në të cilat nuk kishte indentifikim të fortë me ndonjë fe.

Në literaturën psikologjike është një traditë e cila e sheh përvojën e konvertimit si fenomen të adoleshencës. Literatura sociologjike, shumica bazuar në lëvizjet e reja fetare, e gjen këtë fenomen të konvertimit në fillim të njëzetave. Mosha e konvertimit për kohën e tashme tregon një shmangie të madhe prej shumicës së studimeve të konvertimeve fetare. Mosha mesatare e konvertimit për kohën e tashme është 29.7, me shumicën (61%) duke rënë në 23-45 vite mosha e grupit. Studimet e tanishme vendosin se konvertimi është proces fizik gradual që ndodh edhe përtej adoleshencës.

Shpjegimet e dhëna prej të intervistuarve tregojnë se ata fillimisht janë interesuar për Islamin sepse ata kanë ndier se Islami ka vlera të pastra dhe të forta në gjërat që ata i ndienin në lidhje me këtë. Revolta e tyre nuk është drejtuar kundër besimeve fetare, por kundër disa praktikave të ligjësuara nga feja e tyre e mëparshme. Disa prej tyre (29%) të cilët ishin të përshirë ose ishin të interesuar në fetë e reja ishin në kërkim të alternativës të perspektivës sekulare dhe materialiste të shoqërisë. Është e qartë se ky ndryshim nuk është për shkak të largimit prej Krishterimit (formal) në Islam, por është rreth rritjes së tendencës në drejtim të së shenjtës dhe shpirtërores.
Një numër i madh i raporteve të të konvertuarve jep shpjegime të jetës së shqetësuar të tyre para hyrjes në Islam.    

Pothuajse gjysma (49%) e jetës së të intervistuarve para konvertimit kishte qenë me shqetësime emocionale të shkaktuara nga ndonjë rast, si p.sh.: shkatërrimi i martesës. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar për konvertim mund të varet nga faktorët dhe  elementët intelektualë. Disa raste të konvertimeve në kohën e tashme duket se ndjekin përshkrimet e mësipërme. Megjithatë, materiali prej shembujve të studiuar sugjeron se konvertimet nuk ndodhin si rezultate direkte të shqetësimeve emocionale ose vuajtjeve personale. Kjo mund të lidhet me konvertimin, por nuk është i domosdoshëm kushti i gatshëm.

Rrëfimet e shumë të konvertuarve shpjegojnë se kërkimet aktive, të vazhdueshme dhe të papajtueshme për përgjigjet kuptimplota të pyetjeve rreth natyrës së jetës dhe vdekjes e kanë përshpejtuar konvertimin e tyre. Ata janë pyetur për qëllimin dhe kuptimin e jetës njerëzore, janë detyruar të rishqyrtojnë dhe të rivlerësojnë besimin e mëparshëm dhe mënyrën e jetës. Këta njerëz besuan se problemet e njohura që i kanë shqetësuar janë larguar me konvertimin e tyre në Islam sepse atëherë iu afrua një filozofi komplete e jetës; e cila iu tregoi për përgjegjësinë e njeriut, jetën e ardhme dhe Ditën e Gjykimit. Ata janë përgjigjur në pyetjet si: “Cili është vendi i njeriut në univers?”

Ata që kishin prapavijë të turbullt dhe pikëpamje të ndryshueshme për botën konstatuan se Islami u premtoi t’i çlirojë prej shqetësimit, nëse ata kalojnë në Islam. Ata gjithashtu kanë deklaruar se kanë përgjigje për atë se pse kanë pasur shqetësime emocionale më parë.
 Të konvertuarit u intervistuan për mënyrën e hyrjes së tyre në Islam nga kuptime dhe arsye të ndryshme. Disa e pranuan atë pas një studimi të gjatë, disa e pranuan me qëllim për t’u martuar me muslimanë ose pasi janë martuar me muslimanë. Shumë të konvertuar pohojnë se konvertimi i tyre ishte rezultat i shembujve pozitivë të muslimanëve, kontakti me të cilët mund ta ketë rritur mundësinë e konvertimit. Në përgjithësi, konvertimet në kohën e tashme rrallë ndodhin pa pasur kontakt me njerëzit.      

Konvertimi prej një religjioni në tjetrin nënkupton ndryshimet të cilat përfshijnë fusha të mëdha të personalitetit dhe këto ndryshojnë sipas vet fesë. Konvertimi për kohën e tashme kërkon një transformim të madh në bazën e identitetit fetar. Të gjithë të konvertuarit patën një ndryshim të thellë jo vetëm në besim por gjithashtu edhe në praktikimin dhe stilin e jetës megjithë ndryshimet e mëvonshme.


Marrë nga libri: “Conversion to Islam”, Ali Köse
Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.