MЁNYRA E ABDESIT

 
Si ta dish ti se je besimtare? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 18 qershor 2007

 
Për ta ditur se a je ti prej besimtarëve demostroje veten mbi cilësitë e besimtareve të cilat gjenden në Kur’an, dhe shiko se a je prej atyre që i posedojnë këto cilësi.

Allahu i Lartësuar thotë në suren El Mu’minun:
“Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët”
O Zot kush janë besimtarët?
“Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”
A je ti e përulur gjatë faljes së namazit?

“Dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)”
A shmangesh ti nga punët dhe fjalët e kota?

“Dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin”
A e jep ti rregullisht zekatin?

“Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime). Me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar”  
“Dhe ata të cilët me kujdes, i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë) e ruajnë dhe premtimin e dhënë”
A je ti prej atyre që e ruajnë atë që të është besuar qoftë send ose fjalë, dhe premtimin e dhënë?

“Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre”
A i kushton rëndësi namazit dhe e falë në kohën e vet?

Allahu i lartësuar në suren Enfal thotë:
"E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. Dhe të cilët e falin (rregullisht) namazin, dhe nga ajo, me cka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme”
A të rrënqethet zemra kur përmendet emri i Allahut?
A të shtohet imani kur të lexohen ajetet e Tij?
A mbështetesh në Allahun?

Demonstroje veten tënde para ajeteve të Allahut, do ta dish se a je ti prej besimtarëve ose jo.

Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.