MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė pėr tė gjithė, tė gjithė pėr njė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e diel. 17 qershor 2007

                        

 
Kisha dashur që të filloj me një thënie plotë domethënie të njërit nga predikuesit më të zgjedhur të suksesshëm nga ditët tona e vitet tona i cili thotë:
“…të gjithë jemi të vegjël, edhe unë që flas po edhe ju që dëgjoni kur flasim për njeriun më të zgjedhur të mbarë njerëzimit në përgjithësi, për Muhammedin alejhisselam. Lotët që rrjedhin, emocionet kapluese, janë asgjë kundrejt kontributit që dha për njerëzit në përgjithësi e muslimanët në vecanti…” (B.ef.H.)

Të nderuar miqë! Ndoshta kjo energji na shtynë nga brenda të mendojmë shumë realisht po edhe të shprehemi e të veprojmë realishtë se shumë e vërtetë ka qenë dhe është që tërë jetën e tij po edhe tërë kontributin e tij të palodhshëm e harxhoi për të gjithë. Andaj që nga lindja e tij Muhammedi alejhisselam, pa dyshim që është ngjarja më e madhe jo vetëm e botës islame por e të gjithë botës.
Andaj ia vlenë t’i kujtojmë parështur përpjekjet që bëri ky i Dërguar i Zotit një jetë të tërë.
Me qëndrimin që pati, kaloi kohët më delikate dhe të rrezikshme duke qenë tejet I kujdesshëm që të mos lëndojë asnjë njeri, madje as armiqët e tij.
Duke shkoqitur nga mesi i shembujve të tij të shumtë, mbeti në fushë të luftës me dhëmbë të thyer e trup të plagosur nga të cilat rridhte gjaku i tij deri sa mbushi këpucët e tij gjak, pati durim të papërshkruar, as nuk mallkoi , as nuk shau e as nuk ofendoi, përkundërazi i uroi dhe kërkoi nga Zoti udhëzim e mëshirë për ta .
A thua vallë, mos ndokujtë i duket njeri i krisur (Zot më fal)?!
A nuk dëshmon vetëm fuqia e këtij shembulli se vërtetë ky njeri, ky trim, ky burre, ky i Dërguar i All-llahut është një i Dërguar për të gjithë?
Vallë, cfarë mund të shohim pranë sjelljeve tona lidhur me fenë, në cmasë mund të sjellë dobi pretendimi ynë se jemi pauses të tij?!
A mund të themi se edhe ne jemi në rradhët e atyre të cilët jo vetëm që e thanë po edhe i ngjanin në cdo sjellje në mënyrë përputhshëmrie dhe e mbronin me dinjitet moton “një për të gjithë, të gjithë për një”.
Mendoj se nuk është e vështirë për ta kuptuar këtë.
Nuk ka dyshim se shërbimet që ia beri njerëzimit Muhammedi alejhisselam janë shumë të mëdha e të pakrahasueshëme, por sduhet harruar se që nga shekulli i VII-të kur ai erdhi me detyre pejgamberllëku, bota në të gjitha anët e saj gjindje në një llum dhe errësirë të shfrenuar, shkatërruese, dhune e coroditëse.
Madje edhe Arabia e asaj kohe, Roma Lindore dhe Irani, iu ngjanin krijesave të egra dhunuese.
Andaj jo rastësishtë Mëshira e Zotit, nga një shtresë njerëzish që e groposnin femrën për së gjalli, ku nga ky gjest nuk ndienin as hidhërim e as turp e as mërzi, por ndienin ngazëllim e krenari, Zoti i Madhëruar nxori në shesh një njeri që u bë rreze drite për mbarë njerëzimin në përgjithësi , e sidomos për robërit e të mjerët e asaj kohe në vecanti.
S’do mendë se për të gjitëh të mirat që na i la, të pashmangëshme e pati ndihmën e Zotit të Madhëruar, por edhe krah të dajthtë e pati elitën e zgjedhur ku asnjë cast e asnjë kohë nuk e braktisën, si dhe nga kjo elitë nxori zotrinjë të njerëzimit, udhëheqës të ushtrive, krijues të qytetrimeve, e që ne na u bë obligim ngjasimi me ta si dhe pasimi i shkollës së tyre.Do duhej ta cekim se Muhammedi alejhisselam mundin dhe kontributin e tij e kishte të lidhur shumë edhe me ndjeshmërinë.
Ishte një njeri që merzitej shumë për vuajtjet e besimtarëve, e sidomos miqëve të afërt që kishte. Këtë e dëshmon më së miri verseti Kur’anor i kaptinës teube (9/128). Ai vuante shpirtërisht edhe për ata të cilëve ua ofronte islamin, po që e refuzonin. (kehf-18/6).
Shpirti dhe synimi i tij, asnjeherë nuk qe i infektuar me gjëra lakmitare që gjinden në këtë botë, një gjë të tillë nuk patën as shokët (sahabët) e tij.
Duke i kërkuar llogari vetës para këtyre veprimeve e sakrificave të Tij (alejhisselam), në c’përfundim do të dalim ne? Ne të cilët themi se jemi besimtar e pauses të tij dhe nxënës së shkollës së sahabëve të tij?
Për fat të keq, shumë shpesh, a nuk kalon kjo përtej të të qenurit pretendim i zbrazët?!
Sikur ta lëmë me një anë zbatimin e sunnetit të tij dhe shkollës sunnetike të sahabëve, pranojmë që ne jemi njerëz që bëjmë mëkate, madje edhe mëkate të mëdha, ku shumë prej njerëzve të këtij njerëzimi mëkatojnë nën petkun e islamit, cdo të thotë shfrytëzim i kamatës, pirja e alkoolit, e duhanit, e ashtuquajtura bashkjetesë, braktisja e fëmijes, imoraliteti , tradhëtia, lakuriqësia, korrupsioni, mashtrimi etj …, në c’vend e libër llogarish do t’i fusim këto gjëra dhe të mendojmë të takohemi me të Dërguarin në Ditën e llogarisë?!
Të dalim para kësaj krijese e cila është më e afërta dhe më e denjë se vetja jonë. Krijesë shpëtimtare në të dy botët për të gjithë ata që duan ta gëzojnë ndjenjën e ndërmjetësimit të tij.
A mos vallë ne mund të themi se jemi pasuesit e tij me vetëm faljen e disa namazeve, apo agjërimin e ramazanit, apo faljen e xhumasë, madje disa corodina të tashme si, festimi i ditëlindjës së tij alejhisselam, mevludet e organizuara në emër të ditëlindjës së tij, sikur t’i ketë 350 ditëlindje e jo një , pastaj mevludet për vdekjën e të afërmëve, dhikri i të 40-tave, 50-tave, 72-tave etj.
Gjëra të cilat janë plotësisht kundër sunnetit të tij alejhisselam .
C’është e vërteta edhe pse dhemba shumë, në ditët e sotme, pasuesit e sinqertë të veprës profetike dhe të njejtësuarit e shkollës së sahabëve të tij janë shumë pak, ndoshta edhe lehtë mund të numërohen.
Duke mos prekur gjëra të tjera, mbetët të themi se lufta me egon, pasionin dhe armiqtë tjerë të jetës për formim dhe rrugë për t’u formuar dhe për t’iu afruar All-llahut e cila është përspektiva e përjetëshme, madje është cështje mbi të cilën duhet të qëndrohet me përkushtim dhe sinqeritet duhet ta kërkojnë të gjithë ata që ju mungon kjo rrugë .
Fjalët të cilat shpesh dhe parreshtur që dalin nga gojët të ndryshme se: ”islamin duhet përhapur në cfarëdo forme, falu kur të duash e sa të duash, agjëro sa të duash e shumë e shumë fjalë që nuk m’i zë letra e as lapsi për t’i shkruar, ku të gjitha janë në kundërshtim me sunnetin e Muhammedit alejhisselam , gjëra të cilat nuk na shpiejne askund përvec se në humnerat e të dy botëve .
Si të fundit  po e themi se nëse duam të jemi në radhët e atyre “të gjithë për një”, duhet të mishërohemi  vetëm me kushtetutën e profetit muhammed alejhisselam , e jo të mashtrojme vetën e të tjerët me vetitë aktuale të cilat po mundohemi me cdo kusht t’i mveshim islamit të pastërt, edhe pse e dime se është e pamundur .
Për fund lus Zotin të mos na ndaj nga rruga e drejtë e Tij dhe të mos na turpëroj para Tij.na bëftë Kur’anin udhërrëfyes dhe ndërgjegjën udhëzuese.Amin!

 

 
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.