MЁNYRA E ABDESIT

 
Umu Halid bintu Halid PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 17 qershor 2007

 
Vajza e Halidit është kurejshe. Ajo është quajtur edhe Umu Halid. Babai i saj është Halid bin Seid bin El Asi, ndër të parët në Islam.
Nëna e saj është Umejme bintu Halef El Huzaije, njëra prej grave të nderuarave të sahabëve. Vëllai i saj është Seid bin Halidi, njëri prej sahabëve të zgjedhur. Xhaxhai i saj është Amru bin Seid bin El Asi, prej të parëve që e kanë pranuar Islamin. Ai është vrarë në betejën e Jermukut.
Bashkëshorti i saj është njëri prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet, Zubejr bin El Avami, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Umu Halidi ka lindur në tokën e Abisinisë dhe i ka hapur sytë në Islam. Babai i saj ishte prej muhaxhirëve të Abisinisë, në kohën kur torturimet mbi muslimanët në Mekë u shtuan. 
Umu Halidi ka pasur një vend të veçantë tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, saqë ai e veçonte me dhurata. Njëherë, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, erdhi me një rrobë të zezë dhe tha: “Për kë mendoni se e kam këtë?” Heshtën. I Dërguari tha: “Sillmani Umu Halidin.” Umu Halidi, e cila ka transmetuar hadithin, ka thënë: “Ma veshi me dorën e tij dhe më tha: “Jetofsh gjatë dhe veshç të reja.” Këtë e tha dy herë dhe vazhdoi duke shikuar ngjyrat e rrobës dhe tha: “E bukur, e bukur o Umu Halid!” 

Umu Halidi është martuar me Zubejr bin Avamin, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe ka lindur me të Amrin dhe Halidin. Duaja e të Dërguarit të Allahut: “Jetofsh gjatë dhe veshç të reja!”, la gjurmë të bereqetshme në jetën e Umu Halidit, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Sipas asaj që ka thënë El Hafidh bin El Haxheri, domethënia e fjalëve të tij është: “Të jetojë gjatë dhe të veshë rroba të tjera!" Lutja e të Dërguarit të Allahut është pranuar, pasi nuk ka jetuar sahabe tjetër aq sa ka jetuar Umu Halidi.Dhehebiu ka thënë se ajo ka jetuar deri afër moshës nëntëdhjetë vjeçare.

Perktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.