MЁNYRA E ABDESIT

 
Thesaret e tė mirave PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 17 qershor 2007


I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Transmetojeni nga unë qoftë edhe një ajet”

Feja islame është e përmbushur plot thesare, këtu po i paraqesim disa prej këtyre thesareve.

Thesari i parë thënia: All llahummegfir lil mu, minijne wel mu, minat el ahjau minhum wel emwat (O Zot fali besimtarët dhe besimtaret të gjallët prej tyre dhe të vdekurit: Transmetohet nga Ubade radijall llahu anhu se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu ia shkruan për cdo besimtar dhe besimtare një të mire.” (Taberaniu)

Thesari i dytë: Subhanall llahi we bihamdihi, subhanall-llahil adhijm (i lartë qoftë Allahu vetëm Atij i takon falenderimi i lartë qoftë Allahu i Madhërishëm): Transmetohet nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në peshore të ditës së gjykimit, të dashura te Rrahmani (Allahu): Subhanall llahi we bihamdihi, Subhanall llahil adhijm.” (Xhamiu sahi të Shejh Albanit)

Thesari i tretë: Leximi i ndonjë pjese nga Kur’ani Famëlartë: Ibni Mes,udi transmeton se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga libri i Allahut (Kur’ani) me këtë fiton një të mirë, e një e mirë shpërblehet sa dhjetë fish. Nuk them “elif, lam, mim” një shkronjë, por “elif” një shkronjë, “lam” një shkronjë “mim” një shkronjë.” (Termidhiu)

Thesari i katërt: Elhamdulilah (falenderimi i takon Allahut): Ebu Malik Esh,arij, transmeton se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit) dhe Elhamdulil lah, e mbushën peshoren (mizanin) ndërsa Subhanall llahi wel hamdulilahi e përmbushën hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është nur (dritë), sadekaja dëshmi, durimi është shkëlqim, ndërsa Kur’ani është dëshmi për ty ose kundër teje.
Cdokush që e fillon ditën e tij, dhe cdonjeri eshte tregetar i shpirtit te tij; mund ta cliroje apo ta sjelle ne shkatërrim." (Muslimi)

Thesari i pestë: La haule we la kuuete il la bil lah (ska ndryshim e as forcë përvec me ndihmën e Allahut): Ebu Musa El Esh,ari Allahu qoftë i kënaqur me të tregon se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “A të tregoj për fjalën e cila është prej thesareve të xhennetit ose ka thënë: thesar nga thesarët e xhennetit? I thashë: Gjithsesi. Tha: La haule we la kuuete il la bil lah” (Muslimi)

Thesari i gjashtë: Subhanall-llahi we bihamdihi adede halkihi we rida nefsihi we zinete arshihi we midade kelimatihi (i Madhërishëm qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vetë. Po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (e pafund) për t’i shkruar Fjalët e Tij): Prej Xhuwejrijes radijall llahu anha transmeton se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, pasi që e fali namazin e sabahut doli prej dhomës së saj, e cila ishte në faltore, pastaj u kthye pas lindjes së diellit dhe e gjeti Xhuwejrijen ulur i tha: A ende je aty ku të lash? Pejgamberi paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të tha: Unë kam thënë katër fjalë që i kam përsëritur tri herë sikur të peshohen me dhikrin që e ke bërë ti deri tash ato katër fjalë të miat do të peshonin më rëndë, e ato janë: Subhanall -llahi we bihamdihi adede halkihi we rida nefsihi we zinete arshihi we midade kelimatihi

Thesari i shtatë: subhanall llahi wel hamdu lilahi we la ilahe il lall llahu wall llahu ekber (i lartë qoftë Allahu, Falenderimi i takon Allahut. Ska të adhuruar përvec Allahut, Allahu është më i Madhi dhe ska ndryshime as forcë përvec me ndihmën e Allahut) 10 herë: Ka ardhur Ummu Selim te i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, dhe i ka thënë: M’i mëso disa fjalë që të lutem me to në namazin tim? I Dërguari i tha: lavdëroje Allahun dhjetë (thuaj: Subhanall llah) falenderoje dhjetë (thuaj: Elhamdulilah) madhëroje dhjetë (thuaj:  Allahu Ekber) më pas paraqite nevojën tënde

Thesari i tetë: Subhanall llahi we bihamdihi (i lartë qoftë Allahu vetëm Atij i takon falenderimi) 100 herë: I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: Kush thotë subhanall llahi we bihamdihi 100 herë në ditë i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.”

Thesari i nëntë: La ilahe il lall llahu wahdehu la sherike leh, Lehul mulku we lehul hamdu we Huwe ala kul li shej,in kadijr (Ska të adhuruar përec Allahut, një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai është i plotfuqishëm mbi cdo send  10 herë: I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: Kush thotë: La ilahe il lall llah wahdehu la sherike leh lehul mulku we lehul hamdu we huwe ala kul li shej in kadijr, 10 herë. E ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar katër rob nga bijtë e Ismailit.” (Muslimi)

Thesari i dhjetë: dërgimi i salavateve të dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: Kush më bekon mua një herë, Allahu do ta bekojë dhjetë herë, i fshihen dhjetë gabime, dhe ngrihet dhjetë grad.” (Nisaiu)

Përktheu: Merita Rexha 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.