MЁNYRA E ABDESIT

 
Plotėsimi i dėshirave fėmijėrore pėr shkak tė qarjes sė tyre pranė prindėrve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed Ibrahim el-Hamed   
e premte. 11 gusht 2006
pertymoter 
     Mjaft shpesh ndodh që fëmija të kërkojë diçka nga prindërit, qoftë nga nëna apo nga babai, dhe kur ata ia refuzojnë, fëmija ia shpërthen të qarit të vrullshëm duke provuar kështu se mos arrin qëllimin e dëshiruar. 
Natyrisht, prindërit kjo e qarë shumë shpejt do t’i bëjë nervoz dhe do të shpejtojnë që ta plotësojnë  “dëshirën” e fëmijës, qoftë për shkak të asaj se iu dhimbset, qoftë për shkakun e thjeshtë që  ta bëjnë të hesht e të shpëtojnë nga zhurma e tij. 

Ky është ndër gabimet më të rrezikshme në edukimin e fëmijëve dhe pashmangshëm rezulton me dobësimin e shpirtit dhe personalitetit të fëmijës.
 
Dr. Muhammed  Sigab thotë: “Kam dëgjuar nga Malik b. Nebijji se i është drejtuar një njeri duke kërkuar nga ai këshillë se si ta edukojë fëmijën e vet të posalindur. Ai e pyeti: “Çfarë moshe ka fëmija?” Njeriu iu përgjigj: “Një muajsh.” Maliku iu përgjigj: “Treni yt qëmoti  paska kaluar.
” Unë, atëherë, kam menduar se Maliku është sjellë shumë lehtazi ndaj kësaj çështjeje dhe se ka patur mundësi të sillet më mirë. Mirëpo, kur i kam hyrë më në thelb kësaj çështjeje dhe kur kam menduar mbi këtë, e kam parë se Maliku ka patur plotësisht të drejtë. Ngase, çdo herë që fëmija qan, nëna  menjëherë nxiton ta ushqejë. Kështu, që në ditët më të hershme të jetës së vet, fëmija mëson se e qara është mjet për plotësimin e nevojave dhe dëshirave. Fëmija  me këtë  vetëdije edhe rritet.

 
Marrë nga libri: “Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.