MЁNYRA E ABDESIT

 
Cfare e prishė Islamin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz   
e premte. 15 qershor 2007
  Muslimane bëje të ditur se Allahu i Lartësuar ua ka obliguar të gjithë robërve të Tij që të futen në Islam e t’i përmbahen atij, dhe të kujdesen ndaj cdo gjëje që e kundërshton atë.
Allahu e ka dërguar Pejgamberin paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, që të bëjë thirrje në këtë. Allahu i Lartësuar ka lajmëruar se ai i cili e pason të dërguarin e Tij është i udhëzuar, ndërsa ai i cili e kundërshton ka devijuar, për këtë na e ka tërhequr vërejtjen në shumë ajete dhe ka treguar shkaqet e largimit nga feja, llojet e shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mohimit).

Edhe dijetarët kanë folur për dispozitën e daljes nga Islami. Muslimani del nga feja e tij me lloje të shumta të prishjes të cilat e bëjnë hallall gjakun dhe pasurinë e tij. Me këtë ai është i dalur nga feja islame. Ndër më të rrezikshmet dhe që ndodhin më së shumti janë dhjetë të cilat i kanë përmendur dijetarët Allahu i mëshiroftë të gjithë. Po i përmendim në mënyrë që të ruhesh ti e t’i paralajmërosh të tjerët.

1- Shirku në ibadetin e Allahut të Lartësuar, Allahu thotë: “Është e vërtetë se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron.” (En Nisa: 116) Dhe thotë: “…ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (El Maide: 72)

2- Ndërmjetësimi, kush ven ndërmjet tij dhe Allahut ndërmjetësues të cilëve ju lutet, kërkon ndihmë prej tyre, dhe mbështetet në ta, në këtë rast ky person ka bërë kufër (mohim).

3- Ai i cili nuk i mohon mushrikët, ose dyshon në mohimin e tyre, ose se medhhebi i tyre është i saktë, ka mohuar.

4-  Të besuarit se udhëzimi dhe gjykimi i dikujt tjetër është më i mirë dhe më i përkryer se udhëzimi i të dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, si ai i cili preferon gjykimin e jobesimtarëve  mbi gjykimin e tij, ky konsiderohet mohues.

5- Të urryerit e dickaje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, edhe nëse vepron me të, ka mohuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.” (Muhammed: 9)

6- Të tallurit me dicka nga feja e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, qoftë nga shpërblimi ose nga dënimi, ka mohuar. Si argument kemi thënien e Allahut të Lartësuar: “Thuaju: “A me Allahun, librin dhe të Dërguarin e Tij talleni. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallet se) besuat, keni mohuar.” (Et Teube: 65-66)

7- Magjia, kush e vepron ose e pranon ose kënaqet me të ka mohuar, si argument kemi thënien e Allahut të Lartësuar: “E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bë i pafe.” (El Bekare: 102)

8- Të ndihmuarit e mushrikëve (politeistëve) kundër muslimanëve, Allahu i Lartësuar thotë: “E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.” (El Maide: 51)

9- Të besuarit se gjendet sheriat më të mirë dhe më të plotë se ai i të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
Allahu i Lartësuar thotë: “E, kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit”. (Ali Imran: 85)

10- Refuzimi i fesë së Allahut, nuk e mëson dhe nuk vepron me të, ka mohuar. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet  Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve” (Es Sexhde: 22)
 Në këto dhjetë gjëra të cilat të nxjerrin nga feja islame nuk ka dallim ndërmjet atij që bën shaka, atij që është serioz dhe atij që është i frikësuar, vetëm nëse i imponohet. Të gjitha këto janë më të rrezikshmet dhe më së shumti që bien njerëzit në to. Muslimani duhet që të ruhet dhe të frikësohet prej tyre. E lusim Allahun që të na ruajë prej hidhërimit dhe dënimit të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi krijesën e Tij më të mirë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.  

Te pika e katërt hyn edhe nëse mendon se sistemi dhe ligjet joislame të cilat i praktikojnë njerëzit janë më të mira se të Islamit ose të barabarta me to dhe se lejohet te gjykohet me to, edhe nëse mendon se gjykimi i sheriatit është më i mirë, ose të menduarit se ligji i Islamit nuk bën të praktikohet në këtë shekull, ose se ka qenë shkak për prapambeturinë e muslimanëve.
 Në pikën e katërt gjithashtu hyne edhe ai i cili shikon se praktikimi i ligjit të Allahut në këputjen e dorës së vjedhësit ose gurëzimin e zinaqarit dhe zinaqares së martuar nuk i përshtatet kohës së tashme. 
Kush e bën të lejuar dicka që Allahu e ka ndaluar e që është e njohur nga feja me ligj si zinaja, alkooli, ribaja, dhe gjykon me ligj jo të islamit ky konsiderohet mohues sipas mendimit të të gjithë dijetarëve.

E lusim Allahun që të na ndihmojë të gjithëve në atë që Ai është i kënaqur, dhe t’i udhëzojë të gjithë muslimanët në rrugën e drejtë, vërtet Ai është gjithëdëgjuesi i afërt, si dhe paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin e tij Muhammed mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
 

Nga arabishtja: Merita Rexha
       
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.