MЁNYRA E ABDESIT

 
Mbajtja e kukullave ne shtepi a lejohet? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 15 qershor 2007
Selam Alejkum!

Pyetje: E kam nje pyeje ne lidhje me mbajtjen e kukullave dhe lodrave te 
ndryshme ne figure te shtazeve dhe shpezeve apo edhe thjeshte 
figura ne formen e lartpermendur qe njerezit i mbajne si stoli.... Kam degjuar se keto nuk jane te  lejuara te mbahen ne shtepi, sa eshte 
e sakte kjo? 
Ju falenderoj per pergjigjen dhe Zoti ju shperblefte per 
mundin dhe punen tuaj qe po ndihmoni ne dhenien e pergjigjeve ne 
pyetjet e shumta!

Pergjigje:
Alejkum selam: Mbajtja e kukullave ne shtepi per femije (femra, per stërvitjen e tyre ne edukim te femijeve, qe te jene te buta, te qeta, e te kujdeseshme, ngase ajo kujdeset ndaj kukulles se saj sikur ndaj femijes edhe pse ajo nuk eshte ne realitet nje krijese, por keshtu mbillet ne koken e saj se duhet te kujdeset ndaj femijes se saj kur ajo te rritet dhe martohet) e
shte e lejuar sipas shumices se dijetareve, trasmeton Kadi Ijadi nga shumica e dijetareve lejimin e mbajtjes se kukullave ne shtepi per vajza, gjithashtu dhe Imam Neveviu ne sqarim te Sahihut te Muslimit. Por, nese ato mbahen per zbukurim te shtepise dhe vendosen neper mure apo dollape, nuk lejohet, ngase ne shtepine ku gjendet fotografi apo idhuj nuk hyne melaqet. Allahu e di me se miri .
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.