MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse tė jetė All-llahu qėllimi i vetėm? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 13 qershor 2007

  

Në vijim do të cekim disa arsye të cilat na bëjnë që ta kufizojmë pikësynimin në Krijuesin tonë sa i përket adhurimit.

1. Qëllimi pas të cilit nuk ka qëllim tjetër (qëllimi i fundit)

Të gjithë njerëzit ose janë besimtarë ose jobesimtarë, të cilët gjithsesi kanë dëshira që i synojnë dhe orientohen kah ato. Kështu i ka krijuar All-llahu. Prandaj, njeriu vazhdimisht synon dhe dëshiron diçka, gjithnjë punon dhe lëviz.
Nga dobësitë e njeriut është se ai kur të dojë diçka nga krijesat e Zotit dhe ta përvetëson atë, më vonë lodhet nga ajo dhe i bëhet e mërzitshme, e më pastaj kërkon diçka më shumë.

Në lidhje me këtë thotë i Dërguari i All-llahut, Muhammedi (paqja e All-llahut qoftë mbi të) thotë:
“Sikur t`i kishte biri i Ademit dy lugina me ari do ta dëshironte të tretën”.

Shpirti i njeriut vazhdimisht e kërkon atë që nuk e ka dhe atë që se ka arritur.
E asgjë s`mund ta ndërpresë këtë varfëri dhe nevojë të tij nëse nuk arrin te Zoti i vet, Krijuesi dhe i Adhuruari i vet, ashtu që ta njohë vetëm Atë dhe vetëm Atë ta marrë për qëllim. Vetëm atëherë zemra e gjen atë që e dëshiron dhe shpirti e arrin qëllimin e vet, e pastaj kësaj i pason një qetësi, siguri, rehati, gëzim dhe lumturi. Me këtë kuptim Zoti i Madh thotë:
“Vërtet, me të përmendurit e All-llahut zemrat qetësohen.” (Er-Ra`d, 28).

Së këndejmi, nuk ka gjë që na e siguron qetësinë e zemrës, pos arritja te Zoti i Adhuruar: adhurimi, synimi dhe drejtimi kah Ai.

2. Ai meriton të mirret si qëllim dhe të adhurohet

Vetëm All-llahu meriton të mirret për qëllim e askush tjetër, ngase Ai është Hyjni i Cili cilësohet me cilësi madhështore dhe të përsosura, qenia dhe cilësitë e Tij janë të përsosura dhe patëmeta. Ai është që jep të mira dhe begaton.

3. Lumturia qëndron në të synuarit e Tij, kurse fatkeqësia në të drejtuarit e zemrave kah tjetërkush

Vërtet, natyra e njeriut e shtyn atë të orientohet kah Hyjnia edhe pse ndoshta vetë ajo natyrë nuk e njeh Hyjninë e Vërtetë, megjithatë vazhdimisht e kërkon.

Për këtë, All-llahu i ka dërguar të dërguarit e Tij (pejgamberët) që t`i udhëzojnë njerëzit kah Hyjnia e tyre e Vërtetë. Atëherë njeriu arrinë te kërkesa dhe Hyjnia e tij, pa të cilën s`mundet dhe s`është kurrë i qetë.
Kështu e kërkon natyra e tij dhe kjo është nevoja e shpirtit të tij: “Pra, përqëndrohu në fenë monoteiste. (Ajo është) natyrshmëri (fitre) në të cilën All-llahu e krijoi njerëzimin. Nuk ka ndryshim (mos e ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu (monoteizmi, feja). Ajo është feja e drejtë. . . “ (Er-Rum: 30)

Njeriu pra, dështon nëse drejtohet dhe preokupohet me dikë jashtë Krijuesit të tij dhe së dyti dështon sepse preokupimet dhe qëllimet e tij shumëfishohen.

E nëse preokupimi i njeriut nuk është një, atëherë preokupimi i tij shpërndahet në dëshirat e kësaj bote, e me atë rast as vetë ai nuk e di kah të shkojë, e as kah të drejtohet.

Ai bëhet i tillë që vazhdimisht sa kthehet kah lindja, sa kah perëndimi, sa e adhuron një idhull, sa diellin e hënën, sa përpiqet ta kënaqë atë, sa këtë, e ai që kënaqet me të mund një ditë të zemërohet, e ai të cilit i pëlqen puna e tij më vonë e urren...

Kështu njeriun e kaplon, siç e quajnë psikologët, konflikti, brenga, ankthi, një nyjë psikike dhe sëmundje tjera, bile njeriu i tillë mund të gjendet edhe para vetëvrasjes.

4. S’ka mundësi të çlirohet shpirti i njeriut, pos nëse orientohet kah Ai.

Në shekullin tonë shpesh e dëgjojmë fjalën “liri” dhe njerëzit mendojnë se “Revolucioni francez” e ka deklaruar këtë parim, dhe se “Organizata e kombeve të bashkuara” e ka aprovuar lirinë si parim.

 Mirëpo, puna nuk qëndron kështu, sepse këta s’kanë bërë gjë tjetër pos i kanë nxjerrë njerëzit nga robëria e një sistemi, ligji dhe grupi e i kanë futur në robëri të një sistemi tjetër, ligji tjetër dhe grupi tjetër, edhe pse ata mendojnë se janë të lirë.

E, asgjë tjetër nuk do t’i çlirojë ata nga sundimi i njerëzve dhe nuk do t’i nxjerrë nga robëria e verbër, pos nëse bëhen robër të Zotit, vetëm nëse Atë e marrin si qëllim të vetin.

 Vetëm atëherë çlirohen nga sundimi prej të tjerëve e edhe nga animet dhe epshet e shpirtit që qarkullojnë në trupat e tyre.

Njerëzit sa më larg që gjenden nga robëria dhe adhurimi i Zotit, ata aq janë më afër robërimit të dikujt tjetër pos Tij.

5. All-llahu nuk ka nevojë për njerëzit dhe Ai është Bëmirës ndaj tyre

Një nga arsyet që njerëzit t’i drejtohen vetëm Zotit të tyre është se Ai i Lartëmadhëruari është Bëmirës ndaj robërve të Tij, kurse Ai vet nuk ka nevojë për ta, por Ai i begaton ata, iu jep të mira dhe u largon atyre të këqiat, jo që pastaj robërit t’ia kthejnë atij këto të mira e as t’ia largojnë ndonjë të keqe, por thjeshtë Ai këtë e bën nga mëshira dhe bëmirësia e Tij.

 Kurse njerëzit, nuk paramendohet të punojnë diçka nëse nuk përfitojnë nga ajo punë: ta dojnë të tjerët, ta madhërojnë, t`i bëjnë ndonjë të mirë ose ta shpëtojnë nga një gjendje e keqe, edhe pse fundja atë punë që ai e ka bërë  me lehtësim nga All-llahu.

Pra, nëse punët nuk bëhen për All-llahun, njerëzit kërkojnë “meritën” e tyre nga puna përkatëse prej njerëzve.

Do të thotë se, nëse njeriu e do dikë, ai do që ta arrijë qëllimin e vet nga ajo dashuri, qoftë ajo dashuri për shkak të bukurisë së brendshme apo të jashtme.
Për shembull, nëse i do pejgamberët apo njerëzit e mirë ai kërkon të takohet me ta, sepse do të kënaqet me pamjen e tyre, me fjalët e tyre apo me diç tjetër.
Po ashtu kush e don një njeri për shkak të trimërisë, pozitës apo bukurisë së tij, ai dëshiron të përfitojë nga ajo dashuri, se po të mos ishte kënaqësia me ato cilësi nuk do ta donte.
All-llahu thotë :  “E kushdo që nuk është i kënaqur me Islamin si fe dhe me gjykimin e tij si ligj ai është zhytur në mbeturinat e injorancës.” (El maide, 50).
Kjo natyrshmëri në njeriun është urtësia e All-llahut me të cilën plotësohen (sigurohen) interesat e njerëzve dhe kështu ia ndan secilit pjesën e tij në këtë botë, e disa Ai i ka ngritur më lart se të tjerët.
Njerëzit e kanë për qëllim t’i bëjnë dobi vetvetes, kurse Zoti don të të bëjë dobi ty për të mirën tënde, e jo që t’ia kthesh këtë të mirë Atij, prandaj ajo është dobi e qindpërqindshme për ty pa aspak dëm në të.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.